89 vjeçarja, e diplomuar së fundmi nuk di të ndalet, tashmë po ndjek edhe një shkollë tjetër - asistencafamiljare.al

Blog

shkollë

89 vjeçarja, e diplomuar së fundmi nuk di të ndalet, tashmë po ndjek edhe një shkollë tjetër

Një grua 89-vjeçare, e cila është diplomuar së fundmi, nuk di të ndalet, ajo ka filluar punën për të marrë një diplomë bachelor-i. Ella Washington, e cila u diplomua të shtunën me një diplomë të asociuar në studimet ndërdisiplinore, tani po ndjek një bachelor në histori në Universitetin Liberty në Virxhinia.

Washington u regjistrua në programin online të Liberty në vitin 2012, pas një sugjerimi nga një prej 12 fëmijëve të saj. “Ajo ka qenë gjithmonë një nxënëse e përjetshme,” tha në një deklaratë vajza e saj, Ellen Mitchell. “Dëshira e saj për të mësuar dhe për të ndjekur një arsim u bë një traditë familjare.

Ajo u mësoi të gjithë fëmijëve të saj se si të lexojnë, shkruajnë dhe të studiojne matematikë para fillimit të shkollës, ashtu si gjyshja e saj mësoi atë dhe vëllezërit e motrat e saj”.

Përsa i përket përpjekjes së saj për të mësuar më shumë për historinë, Washington tha se “të gjithë duhet ta njohin historinë e tyre dhe të mësojnë më shumë rreth saj. Nuk ka asgjë të keqe të mësosh më shumë.

Gjatë 89 vjetëve të saj në tokë, Washington ka punuar një shumëllojshmëri punësh për të mbështetur fëmijët e saj, duke filluar që nga kujdestare në Pentagon tek një asistente e certifikuar në kujdesin e pleqve. Ajo e ndërpreu punën rreth gjashtë vjet më parë.

“Duke ardhur në D.C, nuk kishte shumë mundësi për një grua me ngjyrë të arsimuar keq,” tha Mitchell. “Por ajo punoi shumë duke bërë gjithçka që mundi për të siguruar që ne të kishim kujdesin e duhur.”

I diplomuari më i vjetër në klasën e Liberty-t të vitit 2018 kishte për të thënë në lidhje me përpjekjen e saj për të mësuar: “Arsimi do t’ju ndihmojë të bëni jetën më të mirë për veten tuaj dhe për ata që vijnë pas jush.”