A mund të shkaktojë artriti dhimbje koke? - asistencafamiljare.al

Blog

artriti

A mund të shkaktojë artriti dhimbje koke?

Nëse vuani nga artriti, ju e dini se mund të shkaktojë që nga dhimbjet e nyjeve deri në vështiresi per të ecur ose marrë pjesë në aktivitetet tuaja të preferuara. Por a mund të shkaktojë artriti dhimbje koke?

Çfarë është artriti?

Artriti është një term për të përshkruar rreth 100 lloje të ndryshme gjendjesh që shkaktojnë dhimbje kockash ose shumë lloje të ndryshme semundjesh të kockave. Ata që vuajnë nga një prej këtyre gjendjeve kanë tendencën të përjetojnë ënjtje dhe dhimbje në nyjet e tyre. Këto simptoma mund të jenë të rënda ose të lehta dhe mund të mbeten njësoj ose të përkeqësohen gjatë viteve.

A mund të shkaktojë artriti dhimbje koke?

Në fakt, mundet. Kjo ndodh më së shumti me osteoartritin, që është forma më e zakonshme e kësaj gjendje. Dhimbja nuk është në të vërtetë në kokë, por është pasojë e sistemit tuaj imunitar duke qenë se sulmohen rruazat në qafën tuaj.

Inflamacioni në shpinën tuaj dërgon sinjale në tru që sjell një lloj dhimbjeje në qafën tuaj dhe kjo ka një ndikim në furnizimin me gjak të trurit tuaj. Kjo, nga ana tjetër, mund të shkaktojë dhimbje koke të artritit. Pra, në realitet, dhimbja e kokës tuaj shkaktohet nga artriti në qafë.

Simptomat e “Arthritis Headache”

Ndryshe nga një dhimbje koke normale, dhimbjet e kokës që shkaktohen nga artriti në qafë zakonisht fillojnë me dhimbje në qafën tuaj. Nga atje, dhimbja do të ngjitet në pjesën e prapme të kokës derisa të arrijë në majë. Përveç kësaj, dhimbja zakonisht do të jetë më keq në njërën anë të kokës dhe nuk do të keni dhimbje në anën temporale. Simptomat e “Arthritis Headache” mund të përfshijnë ndjesi shpimi gjilpërash dhe dobësi të krahëve, qafës dhe kokës tuaj. Për disa, simptomat e artritit mund të keq-diagnosohen si migrenë, pasi simptomat janë të ngjashme. Kjo është veçanërisht e vërtetë në qoftë se ju keni vuajtur nga migrena gjatë gjithë jetës tuaj.

Trajtimi për dhimbjet e kokës që shkaktohen nga artriti (“Arthritis Headache”)

Hapi i parë për trajtimin e një dhimbje koke të artritit është të flisni me mjekun tuaj për t’u siguruar që dhimbja që po përjetoni vjen në fakt nga artriti juaj. Në disa raste është e mundur që dhimbjet të trajtohen me terapi fizike. Në raste të tjera ka ilaçe që mund t’ju ndihmojnë. Në rastet më të këqija, një mbajtëse për qafën mund të përdoret për të lehtësuar disa nga dhimbjet, ose mund të jetë e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale.

Meqë artriti është një gjendje e komplikuar dhe nuk ka shërim, kjo nuk do të thotë që duhet të vuash në heshtje. Nëse ndjeni se dhimbjet tuaja të kokës janë për shkak të artritit, sigurohuni që të bisedoni me mjekun. Gjithashtu ju duhet të jeni në gjendje të gjeni një mënyrë për të menaxhuar simptomat tuaja dhe për të mbajtur shqetësimin tuaj në minimum.