Vulnerabilitetet Thelbësore tek Partnerët Intimë - asistencafamiljare.al

Blog

Vulnerabilitetet Thelbësore tek Partnerët Intimë

Iluzioni i ngjashmërisë është shkaku i keqkuptimeve mes parnerëve.

Iluzioni i ngjashmërisë lejon që ndryshimet e zakonshme në fokus, proçesim dhe temperament të shkaktojnë ndonjëherë përçarje fatale në lidhjet e çifteve. Ndryshimet më të fshehura dhe më shqetësuese janë vulnerabilitetet thelbësore.

Vulnerabilitetet thelbësore kanë të bëjnë me gjendjen emocionale më të frikshme për ju, gjendje emocionale ndaj të cilave keni zhvilluar mekanizmat mbrojtës më të fuqishëm. Gjendje të tjera vulnerabël janë më të tolerueshmë nëse shmangin stimulimin e një vulnerabiliteti thelbësor. Për shumicën e njerëzve, frika (nga izolimi, deprivimi, lëndimi) dhe ndjenja e fajit (nga dështimi) përbëjnë vulnerabilitete thelbësore.

Frika dhe ndjenja e fajit janë të vështira për t’u përballuar sigurisht. Megjithëse askush nuk do ti përjetojë këto ndjesi për kohë të gjatë, njëra nga këto zakonisht përjetohet më keq se tjetra për shumicën e njerëzve. Nëse frika është vulnerabiliteti juaj thelbësor, dështimi ka gjasa të nxisë një frikë më të thellë e të frikshme nga izolimi, deprivimi apo lëndimi. Nëse ndjenja e fajit është vulnerabiliteti juaj thelbësor, frika nxit një ndjesi dështimi më të thellë dhe më të urryeshme.

Për shmangësit e frikës, dështimi tingëllon si më poshtë:

“Nëse dështoj, askush nuk do të më ndihmojë, dojë apo rehatojë mua.”

Për shmangësin e ndjenjës së fajit, dështimi tingëllon si më poshtë:

“Nëse dështoj, nuk do jem në gjendje të ndihmoj, të dua apo të rehatoj vetveten dhe nuk do të ndjehem i vlefshëm për ndihmën, dashurinë apo rehatinë e askujt.”

Kur personat e shtyrë nga frika dështojnë në punë, ata duan më shumë afërsi në marrëdhëniet e tyre. Kur shmangësit e ndjenjës së fajit dështojnë në punë, ata luftojnë e debatojnë më partnerët ose tërhiqen prej tyre duke preferuar të qëndrojnë vetëm.

Njerëzit, vulnerabiliteti thelbësor i të cilëve është frika nga izolimi, do të pranojnë ndjenjën e fajit, madje dhe poshtërimin, në mënyrë që të ndjehen të sigurtë, të lidhur dhe që të shmangin ndjesinë e izolimit. Njerëzit, vulnerabiliteti thelbësor i të cilëve është ndjesia e fajit (dështimi apo humbja e statusit) rrezikojnë lëndimin, braktisjen dhe risurset e tyre për t’u ndjerë të suksesshëm, ose të paktën për të shmangur ndjesinë e të ndjerit dështakë.

Dinamika e frikës-fajit

Frika dhe faji rrallëherë përjetohen në mënyrë të drejpërdrejtë. Shumica e të rriturve kanë zhvilluar vese dhe zakone të shmangies së tyre. Dinamika e frikës-fajit është në të vërtetë një përplasje e zakoneve konfliktuale që përdoret për të shmangur frikën dhe ndjenjën e fajit. Sjellja shmangëse e frikës tek një partner nxit sjelljen shmangëse të ndjenjës së fajit (shprehur me tërheqje ose agresivitet) tek tjetri, dhe anasjelltas. Njëri zemërohet ose shqetësohet; tjetri inatoset ose mbyllet në vetvete. Njëri zemërohet, mban mëri ose hesht; tjetri preokupohet, ndjehet i izoluar ose i kërcënuar. Që të dy fajësojnë njëri-tjetrin për çfarë ndjejnë.

Një shembull i zakonshëm i kësaj dinamike ndodh në trafik. Kur partnerët me estrogjen të lartë tremben ose befasohen (estrogjeni shton frikën), shoferët me testosterone të lartë inatosen (testosteroni ul frikën), duke perceptuar këtë reagim si ofendim ndaj ngarjes së tyre të makinës. Varin turinjtë ose thonë diçka sarkastike në kthim, ose fillojnë të garojnë apo parakalojnë për të shfryrë inatin. Këto sjellje i bëjnë pasagjerët më ankthiozë, të frikësuar dhe inatosur. Secili partner ndjehet se tjetri po reagon emocionalisht, është i pandjeshëm, abuziv ose pa konsideratë për të.

Më poshtë është një shëmbull i ndjesisë së fajit që stimulon frikën. Veronika mund të shohë nga sjellja e ngrysur e Brunos që diçka mund ti ketë ndodhur në punë. Ai është shqetësuar nga kushtet e punës prej disa kohësh, por nuk donte të flistë për këtë kur ajo e pyeste. Këtë herë, ajo priti derisa ai u relaksua me një pije pas një darke të këndshme. Më në fund ai u hap me të.

“Aty po përkeqësohet dita-ditës. Nuk e di nëse mund të duroj më ofendimet nga shefi dhe ai mizerja tjetër, Beni. Pse vazhdoj dhe duroj? Kjo punë e mallkuar nuk ia vlen.”

Ai donte të tregonte më shumë, por pa shprehjen e nervozuar të gruas së tij.

“Por, nëse ti e le punën, si do vazhdojmë të paguajmë kredinë? Nuk e bëjmë dot vetëm me rrogën time.”

Veronika vazhdon t’i japë këshilla se si ai t’i përballojë kolegët dhe shefin me pjekuri. Debatuan për pak kohë derisa Bruno e mbylli duke thënë:

“Nuk duhet t’a kisha hapur këtë temë. Eja të shohim një film.”

Si me të gjitha dinamikat e lidhjeve intime, ajo çfarë u tha nuk ishte problem kryesor dhe nuk është thelbi i çështjes. Vulnerabiliteti thelbësor i Brunos — tmerri nga dështimi — automatikisht stimuloi Frikën e Veronikës nga izolimi dhe deprivimi, gjë që e bën të ndjehet Brunon akoma më dështak. Në vend që të bashkëpunojë me gruan e tij për të çaktivizuar dinamikën e frikës dhe fajit, ai u përpoq ta shmangë turpin e tij duke u mbyllur brenda vetes, që sigurisht shton nivelin e ankthit të saj. Veronika u përpoq ta shmangte ankthin e saj duke i treguar atij se si do të reagonin “njerëzit e pjekur”, gjë që sigurisht rrit ndjesinë e tij të fajit.

 

Keqkuptimi është i pashmangshëm në Trurin primitiv

Është e sigurtë që keqkuptojmë njëri-tjetrin kur dinamika e frikës-fajit na përfshin në trurin tonë primitiv. Shmangia e frikës ose fajit ndjehet shumë më ndryshe brenda nesh sa ç’duket jashtë nesh. Nëse përpiqesh të shmangësh ndjesinë e ankthit, do dukesh nga jashtë sikur je kontrollues. Nëse jeni duke shmangur fajin, do dukeni agresiv ose refuzues. Partnerët nuk kanë të ngjarë ti përgjigjen vulnerabiliteteve thelbësore të njëri-tjetrit; ata kanë të ngjarë të reagojnë ndaj asaj që shohin: kontrollit, agresivitetit, refuzimit.