10 gabimet e prindërimit - asistencafamiljare.al

Blog

prindërimit

10 gabimet e prindërimit

Prindërimi është një ushtrim i mirëfilltë i limiteve emocionale, një detyrë e mbushur me momente lumturie e paqeje dhe njëkohësisht momente lodhjeje e nervozizmi. Në një moment jeni në qiellin e shtatë dhe euforik me rezultatet e punës suaj si prind, momentin tjetër të duket vetja një dështim i vërtetë dhe mbushesh plot dyshim rreth kapaciteteve tuaja për të rritur e edukuar një qenie tjetër. Mënyra se si i administroni këto ndjenja të fuqishme definon në mënyrë të drejtpërdrejtë marrëdhënien tuaj me fëmijën.

Duhet të kemi gjithmonë parasysh se të bërit e gabimeve vjen natyrshëm – korrigjimi i tyre jo. Nevojitet shumë kurajo për të pranuar difektet e gabimet, veçanërisht t’ia pranoni këto fëmijëve tuaj. Rifillimi dhe krijimi i një marrëdhënieje më të shëndetëshme me fëmijën është një sfidë e vërtetë. Por kjo është një cilësi që jua dhuron vetëm prindërimi; fëmijët të japin mundësinë të evolohesh e zhvillohesh si individ. Të rriteni së bashku me fëmijët tuaj nuk ju bën veç prindër më të mirë — ju bën njeri më të mirë.

Lexoni listën mëposhtë dhe gjeni aty tendencën tuaj të prindërimit. Zhvilloni talentin e të diturit të pikave të dobëta, dhe kjo do ju japë mundësi të ruani qetësinë në momentet e acaruara me fëmijët:

  1. Mikro-manaxhimi

Mikro-manaxherët janë njerëz të dedikuar dhe punëtorë; i duan fëmijët e vet dhe dëshirojnë që ata të bëjnë përpara e të jenë të shëndetshëm e të suksesshëm. Problemi është se këta prindër bëjnë më shumë seç duhet për fëmijët e tyre. Kështu, fëmijët mbeten të varur nga prindërit dhe kanë vështirësi t’ia dalin mbanë vetëm; ata kanë probleme me vetë-qeverisjen, u mungon motivimi dhe nxitja dhe pavarësisht inteligjencës së tyre, mbeten emocionalisht të papjekur. Në vend që të mikro-manaxhoni, pajisini fëmijët tuaj me instrumentat e duhur për t’u varur në forcat e veta e për të qenë të pavarur. Sa më shumë të kenë sukses fëmijët pa mbizotërimin tuaj, aq më shumë nxitje e motivim do të kenë ata për të arritur suksesin e tyre në jetë.

  1. Mundësimi

Veprimet e një prindi kanë zakonisht qëllim pozitiv, por mundësimi prindëror është një nga tendencat më shkatërruese të prindërimit. Kur prindët plotësojnë çdo nevojë të fëmijës, ky fëmijë do ketë një të ardhme jo fort të suksesshme me marrëdhëniet sociale – këto lloj fëmijësh presin që çdokush të jetë në shërbimin e tyre. Ata ndrydhen para sfidave dhe shmangin punën e vështirë, por gjithsesi pasqyrojnë një ndjesi “vetë-titullimi”, këta individë ndjehen të titulluar dhe se meritojnë plotësimin e çdo kapriçoje dhe dëshire nga të tjerët. Emocionalisht ata vuajnë nga një përzierje e çuditshme arrogance me vetë-vlerësim të ulët. Për të shmangur tendencën e mundësimit, synoni gjithmonë ti jepni një sens përgjegjësie personale fëmijës suaj, inkurajojeni atë të arrijë gjërat vetë. Mjaft me mundësimin — filloni t’i fuqizoni fëmijët tuaj!

  1. Rol-Modeli i Gabuar

Detyra kryesore e prindit është të jetë një rol-model i mirë. Megjithatë, ka shumë prindër, keqsjellja e të cilëve shërben si një shembull i dobët për fëmijët. Prindër që shpërthejnë në inat, fajësojnë të tjerët, thonë gënjeshtra ose bëjnë viktimën, në mënyrë të pavetëdijshme po mësojnë fëmijët e tyre të sillen njësoj si ta. Fajësimi i fëmijëve për sjelljet dhe zakonet e këqija të cilat i keni modeluar vetë, është njësoj si të fajësohet pasqyra për reflektimin tuaj. Silluni në mënyrën që doni të sillen fëmijët tuaj. Bëhuni personi që ju dëshironi të jetë fëmija juaj. Mbi të gjitha, para se të dënoni e fajësoni fëmijët për keqsjellje, merrni në konsideratë një vetëvlerësim e reflektim mbi sjelljen që pasqyroni.

  1. Bullizmi

Prindët bully kanë tendencën të jenë të fiksuar pas kontrollit. Në vend që ti kuptojnë fëmijët e tyre, ata i mbingarkojnë me urdhra, direktiva, kërcënime dhune, madje dhe dhunë. Këta prindër kanë për qëllim t’i definojnë dhe formojnë fëmijët duke i intimiduar ata, në vend që t’i lejojnë këta fëmijë të shpalosin individualitetin e vet. Për fat të keq, fëmijët e prindërve bully vuajnë nga vetëvlerësimi i ulët dhe problemet me ankthin; ata kanë vështirësi të kenë besim tek të tjerët dhe kanë frikë nga intimiteti. Prindët bully mund të bëjnë ligjin në shtëpi, por fëmijët e tyre vuajnë së tepërmi nga trajtimi i tyre gjatë jetës.

  1. Inkonsistenca

Prindët inkonsistentë i “çmendin” fëmijët e tyre. Prindërit që ndryshojnë mendjen shpesh, që nuk vendosin, kanë vështirësi në vendim-marrje apo me të qenurit lider, kanë shumë gjasa të prodhojnë fëmijë me botë emocionale të paqëndrueshme. Këto fëmijë dalin në jetë me bazë të paqëndrueshme dhe identitet të dobët. Ata kanë problem me përcaktimin e tyre dhe shpesh zhvillojnë sjellje opozitare dhe sfiduese për të maskuar pasiguritë e tyre. Të ofroni një shtëpi konsistente dhe stabël mund të mos jetë gjithmonë e mundur, por ofrimi i prindërimit stabël dhe konsistent është gjithmonë i realizueshëm.

  1. Kriticizmi dhe Krahasimi

Askush nuk e pëlqen kriticizmin apo krahasimin me të tjerët. Megjithatë, shumë prindër kritikojnë dhe krahasojnë fëmijët e tyre në mënyrë të përditshme:“Pse nuk je dhe ti si _____?” ose “Pse je kaq _____?” Kjo është një mënyrë e sigurt për të përkeqësuar vetëvlerësimin e fëmijës dhe për të dëmtuar egon e tij të brishtë. Fëmijët që kritikohen shpesh rriten duke e menduar veten si dështakë dhe persona të huaj. Ata nuk festojnë për forcat e pikat e tyre të forta, pasi askush nuk ua ka mësuar këtë. Këta fëmijë kanë brëndësuar zërat e brendshëm negativë të prindërve të tyre. Ju duhet vetëm një çast për të lënduar fëmijën tuaj me krahasim ose kriticizëm, por atyre u duhet një jetë e tërë për ta rekuperuar këtë.

  1. Strukturë e dobët, Kufizimet dhe Kufinjtë

Për prindërim të mirë është thelbësore t’u jepen fëmijëve kufinj, kufizime dhe strukturë e balancuar. Çfarë janë ekzaktësisht struktura, kufizimet dhe kufinjtë? Strukturë do të thotë rutinë dhe orare konsistente, kufizime nënkuptojnë uljen e sjelljeve shkatërruese ose rrezikuese por përforcimin e gjykimit të mirë; dhe kufinj nënkupton të nderosh dhe respektosh hapësirën fizike dhe emocionale mes njerëzve. Disa prindër janë shumë striktë me kufizimet, disa të tjerë nuk ofrojnë strukturë ose kufinj të mjaftueshëm. Përpiquni të gjeni balancën e duhur për fëmijët tuaj, dhe ata do të jenë të pregatitur më mirë për marrëdhëniet shoqërore, profesionin, punën dhe botën jashtë shtëpisë suaj.

  1. Neglizhimi

Prindët nuk neglizhojnë qëllimisht fëmijët e tyre, por disa prindër neglizhojnë në mënyrë të vazhdueshme. Të rriturit absorbohen në punën e tyre, delegojnë përgjegjësitë prindërore tek gjyshërit ose fëmijët e tyre më të mëdhenj, humbasin evenimente të rëndësishme në jetën e fëmijëve të tyre, ose më e keqja, ata bëhen dëgjues të tmerrshëm — të gjitha këto janë forma neglizhimi emocional që kompromentojnë sensin e shëndetshëm të vetes tek një fëmijë. Fëmijët emocionalisht të neglizhuar gjithmonë vuajnë nga probleme të sjelljes dhe gjendjeve shpirtërore. Vetëm veprimi i thjeshtë i dëgjimit të fëmijës suaj ka një efekt shërues që kuron shumë dilema prindërore. Fëmijët që ndjehen të kuptuar nga prindët e tyre kanë shumë pak të ngjarë të përfshihen në sjellje destruktive dhe nuk bëjnë skena për të tërhequr vëmëndjen. Shpenzoni kohë cilësore duke dëgjuar, kuptuar dhe duke u identifikuar me fëmijën tuaj. Nuk ju kushton asgjë, dhe ju kursen shumë para për terapi dhe varësi të ndryshme në të ardhmen.

     2.Shpërfillja dhe të mos marrit parasysh të problemeve me të mësuarin

Shumë probleme të sjelljes dhe akademike janë rezultat i drejtpërdrejtë i vështirësive të padiognastikuara me të mësuarit. Prindër të paduruar, që menjëherë emërtojnë fëmijët e tyre si dembelë, të pamotivuar dhe apatikë për shkollën, shpesh dështojnë në identifikimin e asaj çka mund të jetë duke nxitur qëndrimin e fëmijës së tyre për të mësuarit. Edhe fëmijë shumë inteligjentë, vuajnë nga vështirësi me proçesimin e shpejtësisë, funksionimin ekzekutiv dhe defiçencën e memorjes, atë shqisore dhe motorike. Këto komplikime nën-radar shpesh nuk nxjerrin krye deri në fund të shkollës 9-vjeçare ose fillimit të shkollës së mesme. Vështirësi të tilla e bëjnë të mësuarit një përvojë të dhimbshme dhe rraskapitëse. Kështu, ruajini paratë tuaja, psikoterapia nuk ndihmon me zgjidhjen e këtyre problemeve. Nëse fëmija juaj ka sadopak vështirësi me të mësuarin, hapi i parë për të gjetur një zgjidhje është një vlerësim arsimor.

  1. Mosdhënia e vlerës ndaj ndjenjave të tyre

Kur fëmijët tuaj u hapen rreth ndjenjave dhe pasigurive të tyre, mos i kundërshtoni, minimizoni, ti ofroni këshilla të pakërkuara apo ta përdorni rastin si mundësi për ti bërë leksion mbi përvojat e tua. Mbani mend, ata po rrezikojnë duke e bërë këtë, kështu që ndjeshmëria juaj është e domosdoshme. Fëmijët duan të ndjehen të kuptuar; ata duan të ndjehen të vlefshëm para prindërve të tyre. Shumë simptoma të hiperaktivitetit, sjelljeve sfiduese dhe problemeve me ndryshueshmëritë e gjendjeve emocionale gjenerohen tek fëmijët nga prindër të cilët nuk u japin vlerë ndjenjave dhe emocioneve të fëmijëve.

Prindërimi: Një përvojë ku sa vjen dhe mëson

Prindërimi është një punë me orar të plotë, për të cilën nuk keni as trajnim, as mbikëqyrje. Të gjithë sigurisht që bëjnë gabime, veçanërisht gjatë atyre viteve të para kaotike. Por, nuk duhet të shqetësohemi; prindërimi është një proçes evolutiv. Ju rriteni duke prindëruar, ditë pas ditës, vit pas viti. Përpiquni të mësoni nga gabimet tuaja dhe përmirësohuni; udhëtimi juaj i prindërimit do të pengohet më pak nga dyshimet për veten dhe brengosja, dhe do jetë shumë më i gëzueshëm për ju dhe fëmijët tuaj.