Çfarë ofrojmë
Shërbimet tona kanë ardhur si rezultat i kushteve të reja të jetesës dhe punës. Çdo shërbim ofrohet nga profesionistë të trajnuar sipas manualeve të Standardit Europian.
Procesi ynë i punësimit
Detyra jonë është të seleksionojmë, të trajnojmë kujdestarët dhe të përshtasim punën tonë sipas kërkesës dhe nevojës së individit dhe familjes.
Kuptojmë nevojat specifike të familjes suaj dhe planifikojmë zgjidhjen e duhur. Konsultim falas.
Zgjedhim kujdestarin e duhur nga ekipi ynë i trajnuar bazuar në nevojat dhe preferencat tuaja.
Çdo kujdestar trajnohet dhe certifikohet sipas standardit OSS Europian dhe manualeve ndërkombëtare.
Monitorim, mbështetje dhe ndërmjetësim i vazhdueshëm. Zëvendësim i garantuar nëse nevojitet.
Angazhimi ynë ndaj cilësisë
Punonjësit janë aseti ynë kryesor. Përkushtohemi seriozisht në gjetjen e profesionistëve më të mirë.
Bazuar në manualet OSS (Operatorë-Socio-Sanitarë) dhe procedurat ndërkombëtare. E para me këtë standard në Shqipëri.
Test i koeficientit të empatisë dhe kontroll i plotë. Vetëm profesionistët me integritet, inteligjencë dhe besueshmëri.
Çdo plan kujdesi është unik, projektuar sipas nevojave, kulturës dhe preferencave të individit dhe familjes.
Nëse kujdestarja largohet, garantojmë zëvendësim të shpejtë. Mbështetje e vazhdueshme deri kur ju nevojitet.
Kush jemi ne?
Asistenca Familjare është kompania e parë shqiptare e specializuar për kujdesin familjar me qasje të studiuar sipas standardeve Europiane. Ofrojmë trajnim për dado dhe kujdestarë të moshuarish, si dhe ndërmjetësojmë në tregun e punës.
Ne e dimë që përfshirja e një personi të panjohur në ambjentet familjare është e vështirë. Për këtë, krahas besueshmërisë, një nga kriteret bazë gjatë selektimit është cilësia e empatisë — e vlerësuar nëpërmjet testit tonë.
Çdo kujdestar kalon një proces të rreptë selektimi që përfshin intervistë, kontroll të referencave dhe testin e koeficientit të empatisë. Besojmë se kujdesi i vërtetë lind nga zemra, jo vetëm nga trajnimi.
Shërbimet tona mbulojnë kujdesin për të moshuarit me demencë, Parkinson dhe diabet, kujdesin pas operacionit dhe shërbimin e dadove të certifikuara. Garantojmë zëvendësim të shpejtë dhe mbështetje të vazhdueshme.
Bashkohu me ekipin
Jemi gjithmonë në kërkim të njerëzve me zemër, kompetencë dhe profesionalizëm. Ofrojmë trajnim falas sipas standardeve Europiane.
Apliko sot &
ndrysho jetë
Jemi gjithmonë në kërkim të njerëzve me zemër, kompetencë dhe profesionalizëm. Ofrojmë trajnim falas sipas standardeve Europiane.
- ✓Trajnim falas sipas standardit OSS Europian
- ✓Pagë competitive dhe e rregullt
- ✓Certifikatë zyrtare pas trajnimit
- ✓Mbështetje dhe supervizim i vazhdueshëm
- ✓Ekip profesional dhe mbështetës







