Rreth Nesh

Kush jemi ne?

Asistenca Familjare — kompania e parë në Shqipëri me qasje të studiuar për kujdes familjar sipas standardeve Europiane OSS.

Team

Historia jonë

Asistenca Familjare lindi si një dëshirë për t'u bërë prezent në shoqërinë shqiptare me shërbimet e nevojshme për kategorinë e personave që më së shumti kanë nevojë — fëmijët dhe të moshuarit.

Jemi një kompani e specializuar për kujdesin familjar. Detyra jonë është të seleksionojmë dhe të trajnojmë kujdestarët dhe të përshtasim punën tonë sipas nevojës së individit dhe familjes.

Punonjësit janë aseti ynë kryesor dhe ne përkushtohemi seriozisht në gjetjen e punonjësve më të mirë në fushën e kujdesit familjar. Çdo kujdestar kalon një proces të rreptë selektimi që përfshin intervistë, kontroll të referencave dhe testin e koeficientit të empatisë.

Shërbimet tona mbulojnë kujdesin për të moshuarit me demencë, Parkinson dhe diabet, kujdesin pas operacionit dhe shërbimin e dadove të certifikuara sipas procedurave ndërkombëtare.

Filozofia jonë

💙
Empati e Vërtetë

Çdo kujdestar testohet për koeficientin e empatisë. Besojmë se kujdesi i vërtetë lind nga zemra, jo vetëm nga trajnimi profesional.

🎓
Standart Europian OSS

Trajnimi ynë bazohet në Manualet OSS (Operatorë-Socio-Sanitarë) dhe procedurat ndërkombëtare për dado — standardi më i lartë në Europë.

🏡
Kujdes në Shtëpi

Filozofia jonë: t'u mundësojmë individëve të qëndrojnë pranë familjes dhe të vazhdojnë të jetojnë sipas stilit të tyre të jetesës.

🔄
Mbështetje e Plotë

Garantojmë zëvendësim të shpejtë nëse kujdestarja largohet dhe ofrojmë mbështetje të vazhdueshme për familjen.

Team

Shërbimet tona

👴
Kujdes për të Moshuar

Kujdesë e personalizuar për të moshuarit me demencë, Parkinson dhe diabet.

🍼
Babysitter / Dado

Dado të certifikuara sipas procedurave ndërkombëtare.

Kujdes i Specializuar

Mbështetje pas operacionit dhe rehabilitim profesional.

🏠
Mirëmbajtje Shtëpie

Asistente shtëpie për pastrim, gatim dhe organizim.

Gati të fillojmë?

Kontaktoni sot dhe do t'ju ndihmojmë të gjeni zgjidhjen e duhur për familjen tuaj.

Na Kontaktoni →