10 rregullat kryesore për fëmijë të shëndetshëm - asistencafamiljare.al

Blog

10 rregullat kryesore për fëmijë të shëndetshëm

Lajmi i mirë është se nuk keni nevojë për një diplomë nutricienti për të rritur një fëmijë të shëndetshëm. Ndjekja e disa udhëzimeve themelore mund t’ju ndihmojë të inkurajoni fëmijët tuaj të ushqehen shëndetshëm dhe të mbajnë një peshë të mirë.

Këtu janë 10 rregullat kryesore për ju:

Prindërit kontrollojnë linjën e furnizimit. Ju vendosni cilat ushqime të blini dhe kur t’i servirni ato. Megjithëse fëmijët do t’ju kërkojnë prindërve të tyre ushqime më pak ushqyese, të rriturit duhet të jenë më përgjegjës kur vendosin se me cilat ushqime do furnizohen në shtëpi. Ata do të hanë atë që është në dispozicion në dollap dhe në frigoriferin e shtëpisë. Nëse ushqimi i preferuar i tyre nuk është me vlera ushqyese, ju prapë mund ta blini atë një herë në kohë, në mënyrë që të mos ndjehet i paprivuar.

Nga ushqimet që ju ofroni, fëmijët duhet të zgjedhin se çfarë do të hanë ose nëse nuk do të hanë fare. Fëmijët duhet të kenë disa fjalë për këtë çështje. Programoni kohën e rregullt të ngrënies. Nga zgjedhjet që ju ofroni, lërini të zgjedhin se çfarë të hanë dhe sa mund të hanë. Kjo mund të duket si një liri pak a shumtë, por nëse ndiqni hapin e parë fëmijët tuaj do të zgjedhin vetëm ushqimet që blini.

Lëre klubin “pastroje pjatën”. Lërini fëmijët të ndalojnë së ngrëni kur ata ndihen se kanë ngrënë mjaftueshëm. Shumë prindër janë rritur nën rregullin e pjatave të pastra, por kjo qasje nuk i ndihmon fëmijët. Kur fëmijët e vërejnë këtë dhe u përgjigjen ndjenjave të ngopjes, kanë më pak shance që të mbiushqehen.

Preferencat ushqimore zhvillohen herët në jetë, kështu që ofrojini shumëllojshmëri. Pëlqimet dhe mos pëlqimet fillojnë të formohen edhe kur fëmijët janë foshnje. Ju mund të keni nevojë të shërbeni një ushqim të ri disa herë që një fëmijë ta pranojë atë. Mos e detyroni atë të hajë, por ofroi disa kafshime. 

Rishkruaj menunë e fëmijëve. Kush thotë se fëmijët duan vetëm të hanë sufllaqe, pica, hamburger dhe makarona me djathë? Kur ushqehen jashtë, lërini fëmijët tuaj të provojnë ushqime të reja dhe ata mund t’ju habisin me gatishmërinë e tyre për të eksperimentuar. Ju mund të filloni duke i lënë ata të provojnë pak nga ato që keni porositur ose duke porositur një meze që ata të kenë mundësi ta provojnë sa më shumë.

Numërimi i kalorive. Pijet e gazuara dhe pijet e tjera të ëmbla shtojnë kalori shtesë te femijët. Uji dhe qumështi janë pijet më të mira për ta. Lëngu është i mirë kur është 100% bio, por për fëmijët parashkollorë nuk duhet më shumë se 150 ml në ditë për të pirë.

Vendosini ëmbëlsirat në vendin e tyre. Ëmbëlsirat e herë pas hershme janë të mira dhe s’ka probleme, por mos e shndërroni ëmbëlsirën në vaktin kryesor për të ngrënë darkë. Kur ëmbëlsira është çmimi për të ngrënë darkë, fëmijët natyrisht vendosin më shumë vlera mbi kekun sesa mbi brokolin. Mundohuni të qëndroni neutral për ushqimet që i jepni fëmijëve tuaj.

Ushqimi nuk është dashuri. Gjeni mënyra të tjera për të thënë “Unë të dua”. Kur ushqimet përdoren për të shpërblyer fëmijët dhe për të treguar dashuri, ata mund të fillojnë t’i përdorin ushqimet për të përballuar stresin ose emocione të tjera. Ofroni përqafime, lavdërime dhe vëmendje në vend të trajtimeve ushqimore.

Fëmijët bëjnë ashtu siç bëni. Bëhuni një model për ta dhe hani sa më shëndetshëm. Kur përpiqeni të mësoni zakone të mira të ushqyeries, përpiquni të jepni një shembull sa më të mirë të mundshëm. Zgjidhni ushqimet më ushqyese, hajini në tavolinë dhe mos i anashkaloni vaktet.

Kufizoni kohën e TV dhe kompjuterit. Duke inkurajuar aktivitetin fizik, ju do të shmagni konsumimin e vakteve në mënyrë të pavullnetshme gjatë qëndrimit të tyre pranë TV. Hulumtimet kanë treguar që fëmijët që ulin shikueshmërinë në TV gjithashtu ulin dhe përqindjen e tyre të yndyrës në trup. Kur koha e TV dhe kompjuterit është e kufizuar, ata do të gjejnë gjëra sa më aktive për të bërë. Kufizimi i “kohës së ekranit” do të thotë që do të keni më shumë kohë për të qenë pranë tyre.

 

Burimi: Kidshealth.org