3 këshilla të dobishme për plagët dekubituse - asistencafamiljare.al

Blog

3 këshilla të dobishme për plagët dekubituse

Të moshuarit me lëvizshmëri të kufizuar janë në rrezik për të zhvilluar plagë të dhimbshme të shkaktuara nga presioni që trupi shkakton kur rri në pozicion të palëvizur. Ulja ose shtrirja në të njëjtin pozicion për periudha të gjata kohe mund të shkaktojë plagë jetë-kërcënuese në trup. Meqenëse parandalimi i plagëve është më i lehtë se shërimi i tyre, mëposhtë mund të gjeni disa këshilla të vlefshme si dhe dy trajtimet më të zakonshme të plagëve dekubituse.

Nëse po kujdeseni për një të moshuar me lëvizshmëri të kufizuar ose të paralizuar, në shtrat ose në karrocë, duhet të dini të shmangni plagët dekubituese. Pse?

Megjithëse mund të duken të padëmshme në fillim, plagët dekubituese mund të progresojnë shpejt në infeksion ose shkatërrim të indeve. Fatkeqësisht, njerëzit më të prirur për të zhvilluar plagët e presionit, janë shpesh ata që përjetojnë sëmundje të tjera të cilat ndikojnë tek lëvizshmëria e trupit.

3 këshilla për parandalimin e plagëve dekubituese

1. Ripozicionim i shpeshtë

Mënyra kryesore për të parandaluar dhe shëruar plagët dekubituese është ripozicionimi i trupit të personit të moshuar. Thjesht ndryshimi i pozicionit çdo 2 -3 orë bën një ndryshim të madh në çlirimin e presionit që shkaktohet në pjesët e trupit ku gjenden dhe kockat. Gjithashtu ripozicionimi ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut nën lëkurë.

Dyshekë të posaçëm me ajër kundër plagëve gjenden në tregun farmaceutik, të cilët alternojnë qarkullimin e ajrit në dyshek. Për karriget dhe dyshekët standardë ripozicionimi i shoqëruar me jastëkë të butë funksionon gjithashtu. Përdorimi i xhelit ose jastëkëve me memorje si dhe shtresave të dyshekëve me memorje ndihmojnë parandalimin e plagëve të presionit, por nuk eliminojnë nevojën e ripozicionimit.

2. Administrim i mirë i inkontinencës

Higjena e mirë e inkontinencës mund të bëjë diferencën midis lëkurës së shëndetshme dhe asaj të irrituar. Gjatë ndryshimit të pampers-ve, pastroni, thajeni mirë siperfaqen e lagur të lëkurës dhe aplikoni aty kremin ose xhelin e rekomanduar nga mjeku për të penguar depërtimin e lagështirës dhe irritimin e lëkurës.

Mbajtja e zonës sakrale (pikërisht sipër prapanicës) pastër dhe thatë ndihmon për të mbajtur elementët ndotës larg zonave të ndjeshme dhe parandalon rritjen dhe shumimin e bakterieve në plagët ekzistuese.

3 . Përparësi duhet të ketë ushqimi dhe hidratimi

Shtimi në dietën ushqimore i ushqimeve që ndihmojnë ripërtëritjen e indeve si peshku me përmbajtje yndyre, agrumet, brokoli, lulelakra, kuinoa, fara lini dhe arrat, është një mënyrë e mirë për ti dhënë trupit të një personi të moshuar ushqyesit e duhur për forcimin e lëkurës dhe riparimin e indeve. Hidratimi gjithashtu ndihmon qarkullimin e mirë të gjakut, gjë që parandalon dëmtimin e qelizave.

2 Trajtimet kryesore të plagëve

Në varësi të fazës dhe madhësisë së plagës dekubituese, mjeku i personit të moshuar mund të rekomandojë një trajtim, ose të rekomandojë një plan kurimi të personalizuar për të parandaluar hapjen e plagës dhe për të shëruar plagën aktuale. Gjithashtu duhet të mësoni si të mjekoni mirë plagën. Duhet gjithashtu të jeni një vëzhgues shumë i mirë i plagës. Vëreni për hapje të sipërfaqes së plagës dhe çdo ndryshim tjetër, nga dita në ditë. Këto janë plagë që progresojnë shumë shpejt nga njëri stad tek tjetri nga dita në ditë.

Ekzistojnë dy metoda për të trajtuar plagët e presionit

1. Pomada që izolojnë nga lagështira, kremra ose xhel

Për Stadin e parë dhe plagë të shëruara, aplikimi i pomadave izoluese parandalon irritimin e mëtejshëm të lëkurës. Lagështira nga djersa, urina ose elemente të tjerë kontaminues mund të krijojnë prirje të lëkurës për tu irrituar më shumë dhe plaga mund të përhapet. Kremrat izolues nuk lejojnë hyrjen e lagështirës apo bakterieve në plagë.

2. Mjekim i plagës

Plagët që janë në Stadin e dytë ku lëkura është mjaft e dëmtuar kanë nevojë për mjekim të mirëfilltë. Në këtë rast mund të nevojitet një garzë e ajrosëshme ose garzë silikoni përfshirë izolues hidrokoloidë. Materiale shtesë si Alginat Argjendi ose Kalciumi ndihmojnë shërimin, dhe mund të aplikohen me garzën.

Aplikimi i mjekimit mund të kryhet nga një infermiere ose profesionist mjekësor, të cilët mund t’ju mësojnë gjithashtu si ta mjekoni dhe si të ndryshoni mjekimin e plagës. Trajnimi për këtë proçes është kritik pasi trajtimi joprofesional i këtyre plagëve mund të jetë i rrezikshëm për pacientin që vuan nga plaga.

Për shembull, një plagë e Stadit të dytë mund të ketë nevojë për krem izolues dhe garzë silikoni. Por një plagë në Stadin e tretë ka nevojë për proçedurën e heqjes së qelizave të nekrotuara, që mund të provokojnë shumim bakteriesh të cilat kërcënojnë jetën e pacientit.

Konsiderata përfundimtare

A janë të frikshme plagët dekubituese? Absolutisht po. A janë të vështira për tu trajtuar nga kujdestarët e të moshuarve ose personave që vuajnë nga plagët? Aspak.

Me vëmendjen e një profesionisti mjekësor, si dhe veprime proaktive si ripozicionimi, hidratimi dhe mirëmbajtja e një peshe të shëndetshme, janë hapa shumë të rëndësishëm për parandalimin e plagëve.