4 Mënyra për t'u përgjigjur kur dikush me demenca përsërit të njëjtën pyetje vazhdimisht - asistencafamiljare.al

Blog

4 Mënyra për t’u përgjigjur kur dikush me demenca përsërit të njëjtën pyetje vazhdimisht

Personat me Alzheimer mund të përsërisin gjërat që thonë… shumë herë!

Sëmundja e Alzheimer dhe demenca të tjera shkaktojnë probleme me Memorjen e shkurtër. Kjo rrjedhon në sjellje të përsëritura, si bërja e të njëjtës pyetje pafundësisht.

Personi që vuan nga demenca nuk e bën këtë me qëllim për t’ju bezdisur, por vërtetë nuk mban mend që po ju bën të njëjtën pyetje për herën e tridhjetëepestë.

Mund të jeni në gjendje t’i përgjigjeni me durim tre herët e para, por kur e dëgjoni të njëjtën pyetje 15 herë, është më se e natyrshme që të humbisni durimin. Prandaj është e rëndësishme të mësoni këto 4 teknika që ndalojnë rrjedhën e pyetje para se të frustroheni.

Pse personi me Alzheimer përsërit të njëjtën pyetje?

Sjelljet e përsëritura shpesh shkaktohen nga stresi, ankthi, frustrimi ose frika. Njerëzit me Alzheimer ose lloje të tjera demencash shpesh nuk janë të sigurtë rreth asaj që po ndodh, ku ndodhen, ç’ditë është apo ç’orë e ditës është. Këto janë ndjesi të parehatshme.

Personi i moshuar nuk përsërit pyetjet sepse ka nevojë për informacion. Ai/ajo pyet sepse ndjehet i/e stresuar apo ankthioz dhe ka nevojë për risigurim.

4 mënyra për t’u përgjigjur kur dikush me Alzheimer përsërit pyetjet

1. Përgjigjuni emocioneve, jo fjalëve

Kur personi me demenca fillon të bëjë të njëjtën pyetje pambarimisht, përpiquni të kuptoni çfarë ndjenjash janë duke ia shkaktuar këtë sjellje. Nëse ndjehet ankthioz, dhënia e një përqafimi ose një shtrëngim i lehtë duarsh ndërkohë që qetësisht i përgjigjeni pyetjes së tij mund ta qetësojë mjaftueshëm për të ndaluar së bëri pyetje.

2. Jepni përgjigje të shkurtra

Mund të përgjigjeni instiktivisht ndaj një personi me demenca, njësoj siç mund t’i përgjigjeni kujtdo tjetër. Por sa më shkurt dhe thjesht t’i përgjigjeni, aq më mirë është. Ju kursen kohë dhe energji dhe redukton rraskapitjen e përgjigjeve të pafundme që duhet të jepni në vazhdim.

3. Shpërqëndroje me një aktivitet

Ndonjëherë, e vetmja mënyrë që personi me demenca të ndalojë së pyeturi është ta shpërqëndroni atë me diçka që i pëlqen. Ndoshta mund ti ofroni diçka të shijshme për të ngrënë ose diçka freskuese që zakonisht e shijon.

Ose mund t’i bëni një pyetje të thjeshtë, që e bën të mendojë për diçka tjetër, si për shembull “Dielli paska dalë sot, si thua, dalim në oborr?” Një tjetër ide, është ti kërkoni ndihmë për të bërë një punë të lehtë të cilën mund ta bëjnë ende, si palosja e rrobave të sapothara.

4. Largohuni për disa minuta

Është e vështirë të ruhet qetësia dhe mos shpërthesh ndaj dikujt që të bën të njëjtën pyetje 14 herë. Të gjithë e humbim durimin mbas një farë kohe, veçanërisht nëse nuk është episodi i parë i pyetjeve brenda një dite.

Ndonjëherë, duhet të largoheni nga dhoma për disa minuta. Shkoni në banjë ose në dhomën tjetër, merrni frymë thellë, bëni diçka në kuzhinë, qetësohuni dhe do mund të përballoni më mirë sjelljen përsëritëse.

Nëse e humbni durimin, është sepse i përkisni species njerëzore dhe është mëse normale të humbasë durimi në të tilla raste. Falni vetveten, bëni një pushim të shkurtër dhe përballojeni me qetësi, duke kërkuar ide për ta shpërqëndruar.