6 këshilla që do t’ju ndihmojnë ta nisni pa stres vitin e ri shkollor
07.09.2020
Ndërsa 14 shtatori po afrohet shpejt, është shumë normale që fëmijët tuaj të fillojnë të ndihen të shqetësuar për rikthimin e tyre në shkollë, sidomos pas të gjitha ndodhive të fundit që kemi kaluar. Por fillimi i shkollës është po ashtu një kohë stresuese edhe për prindërit.
Ne duam të ndihmojmë që ky kthim në shkollë të jetë me sa më pak stres për të gjithë familjen, ndaj po ndajmë me ju 6 këshilla ndihmuese gjatë kësaj kohe sfiduese.
- Filloni të përgatiteni për një ndryshim rutinë
Pas një pushimi të gjata larg mjedisit shkollor, kthimi në rutinën e shkollës është një sfidë për të gjithë familjen.
Vendosni orare të rregullta të gjumit, vaktet e ngrënies, kohën e detyrave dhe të gjitha këto do t’ju ndihmojnë të lehtësoni veten dhe fëmijët tuaj në tranzicionin e shkollës. - Bisedoni me njëri-tjetrin
Dëgjoni çdo shqetësim që shprehin fëmijët tuaj dhe sigurojini se ata nuk janë vetëm, por ju jeni përkrahë tyre. Të flisni për shqetësimet sëbashku është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’i kapërcyer ato. - Qëndro aktiv
Mbajtja e jetës tuaj aktive dhe dalja në ajër të pastër me fëmijët tuaj është jashtëzakonisht e dobishme për ju dhe shëndetin mendor të fëmijëve tuaj. Shëtitjet si familje janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të kaluar çdo shqetësim që mund të përjetoni ju dhe fëmijët tuaj gjatë ditës. - Frymëmarrje e thellë
Në momente të vështira, të mbash një qëndrim të qetë është e rëndësishme. Fëmijët tuaj mund të pasqyrojnë shqetësimet tuaja në shkollë, prandaj është e rëndësishme të siguroni qetësi dhe siguri për fëmijët tuaj. Frymëmarrja e thellë është një teknikë e shkëlqyeshme për të qetësuar veten dhe fëmijët tuaj. Një qëndrim pozitiv do të ndihmojë për të krijuar një ambient më të qetë, të lumtur dhe pa stres për të gjithë familjen. - Dil me të njohur
Takimi me dikë të njohur nga klasa e fëmijës tuaj përpara se të fillojë shkolla mund të ndihmojë në ankthin e fëmijës tuaj. Kjo i bën të kuptojnë se bashkmoshatarët e tyre po ndjejnë saktësisht të njëjtën gjë dhe kjo do të ndihmojë në lehtësimin e ankthit të tyre. Për më tepër, edhe për ju, biseda me një prind tjetër për shqetësimet dhe planet e tyre të tranzicionit do t’ju ndihmojë të siguroni qetësi me mendjen tuaj. - Përgatituni një natë më parë
Për të siguruar që mëngjesi i ditës së parë të jetë pa probleme, është patjetër thelbësore që të përgatiteni një natë më parë. Përgatitja e çantave dhe rrobave/uniformave një natë më parë, do të bëjë që mëngjesi i ditës tjetër të jetë i qetë dhe pa nxitime.
Shpresojmë që këto këshilla t’ju ndihmojnë ju dhe fëmijët juaj, të krijoni një fillim viti të ri shkollor të mbarë, të qetë, pa stres dhe të suksesshëm.