6 teknikat joverbale të komunikimit që lehtësojnë kujdesin për persona me demenca - asistencafamiljare.al

Blog

6 teknikat joverbale të komunikimit që lehtësojnë kujdesin për persona me demenca

Përdorimi i këtyre teknikave joverbale të komunikimit përmirëson cilësinë e jetës së kujdestarit dhe personit që vuan nga demenca

Komunikimi me dikë që ka Alzheimer ose Demenca mund të jetë i vështirë pa përdorimin e disa teknikave të thjeshta.

Dëmtimi i trurit ka ndryshuar mënyrën se si personi me demenca dëgjon, proçeson dhe reagon ndaj bashkëbisedimit. Për këtë nevojitet që të adaptojmë mënyrën tonë të komunikimit për tu përshtatur me aftësitë e tyre.

Shpesh, mesazhet jo-verbale që ne transmetojmë nëpërmjet gjuhës së trupit perceptohen shumë më qartë nga personi me demenca se fjalët që ne përdorim. Ndonjëherë mesazhet joverbale që ne pasqyrojmë nuk përshtaten me fjalët që ne përdorim, dhe kjo mospërputhje shkakton shumë konfuzion tek personi me demenca. Për këtë, ndërgjegjësimi rreth komunikimit joverbal që ne përdorim është hapi i parë drejt komunikimit të duhur me personin që ka demenca.

Përdorimi i gjuhës dhe shprehjeve të mimikës që ndihmon të moshuarin me demenca të kuptojë qartë kuptimin e fjalisë që po thoni, mund të reduktojë konfuzionin, axhitimin e zemërimin si dhe të rrisë nivelin e bashkëpunimit.

Çfarë është komunikimi joverbal?

Ekzistojnë lloje të ndryshme komunikimi joverbal, përfshirë:

1. Shprehjet e mimikës
Fytyra juaj mund të shprehë emocione pa thënë asnje fjalë. Shumë shprehje mimike janë njësoj në të gjitha kulturat si lumturia, trishtimi, zemërimi, befasia, frika dhe neveria.

2. Lëvizjet e trupit dhe pozicionimi i trupit
Mënyra se si dikush lëviz dhe qëndrimi që mban thotë shumëçka për të, gjendjen e tij shpirtërore dhe gjendjen e tij mendore.

3. Xhestet
Kur ne flasim përdorim xhestet, pa menduar aspak për to – bëjmë me dorë, tregojmë me gisht, dhe përdorim duart kur flasim nëse jemi të zemëruar ose entuziastë.

4. Kontakti i syve
Për njerëzit që mund të shohin, shikimi është shqisë dominante. Për këtë kontakti i syve është kaq i rëndësishëm. Mënyra se si e shikon dikë thotë shumë gjëra për ty. Gjithashtu, kontakti me sy ju ndihmon të kuptoni angazhimin dhe reagimin e personit tjetër ndaj teje.

5. Prekja
Prekja është një mënyrë tjetër për të “folur” pa përdorur fjalë. Për shembull, veprimet e mëposhtme kanë kuptime të ndryshme nga njëra-tjetra:
Shtrëngim i ngathët duarsh, prekje e lehtë në shpatull, një përqafim i ngrohtë, cekje risiguruese në shpinë, rrahje sunduese në kokë, ose kapje kontrolluese e krahut.

6. Hapësira
Secili prej nesh ka nevojë për hapësirë fizike, dhe kjo ndryshon nga njëri person tek tjetri dhe nga njëra situatë tek tjetra. Për shembull, qëndrimi shumë pranë mund të bëjë dikë të ndjehet parehatshëm, por të qëndruarit shumë larg mund ta bëjë dikë të ndjehet sikur personi tjetër nuk ka interes për të.

7. Zëri
Toni i zërit dhe volumi i zërit shton shumë kuptim tek fjalët që themi. Për shembull, imagjino të thuash “jam mirë” gjatë një debati të nxehur krahasuar me mënyrën si thuhet kur je i lumtur dhe i kënaqur. E njëjta fjalë tingëllon krejtësisht ndryshe.

6 teknikat joverbale të komunikimit që ju ndihmojnë të krijoni lidhje me personin me demenca

1. Kini durim dhe jini të qetë

  •  Projektoni një qëndrim pozitiv dhe të qetë – kjo e ndihmon personin me demenca të komunikojë më lehtësisht
  • Shmangni gjuhën e trupit që reflekton frustrim, zemërim apo padurim
  • Mos e ndërpritni
  • Jepini të gjithë vëmendjen tuaj

Kur situata është shumë frustruese, ruajtja e qetësisë bëhet shumë e vështirë. Në këto raste, bëni mirë të largoheni për një minutë e të bëni disa ushtrime frymëmarrje të thellë në mënyrë që të riktheheni me një qëndrim tjetër.
Kjo ndihmon për të shmangur një situatë ku tensioni apo frustrimi juaj mund të influencojë në mënyrë të pavetëdijshme reagimin apo sjelljen e personit me demenca.

2. Mbani zërin, fytyrën dhe trupin të relaksuar dhe pozitiv

  • Kini një pamje të gëzuar dhe të këndshme në fytyrë – shprehjet e tensionuara të fytyrës mund të shkaktojnë stress dhe ta bëjnë komunikimin të vështirë
  • Mbaje tonin e zërit të ngrohtë dhe pozitiv

3. Jini konsistentë

Shmangni konfuzionin duke u siguruar që gjuha juaj e trupit dhe shprehjet tuaja të mimikës përshtaten me fjalët që thoni.

4. Mbani kontakt sysh dhe respektoni hapësirën personale

  • Përqasuni nga përpara në mënyrë që personi t’ju shohë se po vini dhe të këtë mundësi të proçesojë kush jeni dhe faktin që ju do filloni të ndërveproni me të
  • Mos i qëndroni shumë afër ose mbi kokën e personit me demenca – kjo mund ta bëjë të ndjehet i/e kontraktuar
  • Mbaje fytyrën në nivelin e syve ose nën nivelin e syve. Kjo i ndihmon personat me demenca të ndjehen në kontroll të situatës
  • Bëni dhe mirëmbani kontaktin me sy gjatë periudhës që bashkebisedoni me personin me demenca

5. Përdorni prekje të lehtë për ta risiguruar

Prekja fizike mund të ofrojë ngrohtësi, rehati dhe risigurim, por sigurohuni të vëzhgoni e siguroheni se personi me demenca ndjehet rehat me prekjen tuaj. Kjo mund të përfshijë:

  • Takimin e duarve
  • Prek lehtë ose mban dorën e personit në dorën tuaj
  • Prek lehtë shpinën ose shpatullën e personit me demenca
  • I hedh krahun
  • E përqafon

6. Observoni reagimet e tyre joverbale

Demenca e bën shumë të vështirë shprehjen verbale. Shikoni për shenja frustrimi, zemërimi ose frike dhe përshtatini përgjigjet dhe veprimet tuaja për të zbutur dhe qetësuar personin sipas nevojës.