7 këshilla për të menaxhuar artritin
- Lëvizni
Rritni fleksibilitetin, zvogëloni dhimbjen dhe ngurtësinë duke përmirësuar lëvizshmërinë me ecje, not dhe sporte të tjera.
- Përdorni gjëra të ngrohta ose të ftohta
Të ftohtat mpijnë zonën dhe ngushtojnë enët e gjakut. Gjërat e ngrohta relaksojnë muskujt dhe qetësojnë nyjet.
- Konsumoni produkte deti
Një dietë e pasur me Omega 3 që e gjejmë në ushqime si salmon apo sardele ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe dhimbjeve.
- Shmangni yndyrnat e këqija
Yndyrnat që gjenden tek mishi, gjalpi, qumështi, etj si dhe ushqimet e pjekura apo të skuqura mund të shkaktojnë inflamacion dhe dhimbje.
- Përdorni teknika relaksuese
Praktikimi i teknikave relaksuese të frymëmarrjes dhe meditimi, mund t’ju ndihmojë të ulni dhimbjet nga artriti.
- Vishni këpucët e duhura
Këpucë të sheshta, elastike ulin ngarkesën që vjen nga artriti në gjunjë më shumë se takat, atletet sportive dhe këpucët me majë.
- Mos pini cigare
Duhani krijon një lloj stresi që mund të shkaktojë tharje të lëngjeve dhe mund të interferojë në mjekimet e artritit.