7 këshilla për të rritur një fëmijë të lumtur - asistencafamiljare.al

Blog

7 këshilla për të rritur një fëmijë të lumtur

Fatkeqësisht fëmijët nuk vijnë me një manual… do të ishte shumë më e lehtë për të vepruar! Një nga pyetjet e zakonshme që bëjnë prindërit është se si t’i rrisin fëmijët e lumtur.

Termi “i lumtur” do të thotë diçka ndryshe për të gjithë dhe temperamenti i çdo fëmije është unik, por prindërit duan më të mirën për fëmijët e tyre dhe duan që ata ta shijojnë jetën.

MBA, Dr. Bob Murray, autori i librit “Rritja e një fëmije optimist”, dhe  Dr. Shirin Sherkat autor, orator dhe themelues i “Krijo fëmijë të lumtur”, ndajnë këshillat e tyre për shtatë gjërat që do të vendosin fëmijët në një shteg drejt një fëmijërie të lumtur.

Dashuria

Murray thotë se të rriturit një fëmijë të lumtur, optimistë fillon me prindër të dashur që demonstrojnë dashuri për njëri-tjetrin dhe për fëmijët e tyre. “Kjo i bën fëmijët të ndjehen të sigurt dhe është themeli i lumturisë së tyre,” thotë Murray. Tregojuni fëmijëve tuaj çdo ditë se sa shumë i doni ata. Jini të dashur dhe të lirë me përqafimet tuaja dhe inkurajoni fëmijët tuaj të ndajnë emocionet e tyre gjithashtu.

Kohë

Të ofrosh kohën tënde është një mënyrë tjetër për të treguar dashuri. “Fëmijëve u duhet kohë me prindërit,” shton Murray. “Fillimisht kjo është koha e nënës, por më vonë për të dy prindërit. Fëmijët që rriten më të sigurt janë ata që kanë kaluar më tepër kohë me prindërit.” Mund të jetë diçka e thjeshtë si të kesh një traditë të përditshme ose të përjavshme, si leximi i një historie në kohën e gjumit ose blerja e një akulloreje. Çdo prind është i zënë dhe detyrat më të vogla në jetë mund të duken tepër të mëdha, por është e rëndësishme të caktoni një kohë çdo ditë për fëmijët tuaj.

Vlefshmëria dhe Falënderimi

“Fëmijët kanë nevojë që ndjenjat e tyre të dëgjohen, respektohen dhe vërtetohen”, thotë Sherkat. “Të kapësh një moment dhe të vërtetosh ndjenjat e një fëmije shkon shumë në rritjen dhe zhvillimin e atij fëmije, se si ai do të arrij të identifikojë dhe menaxhojë emocionet ndërsa rritet.”

Ajo beson se vlefshmëria dhe lavdërimi shkojnë dorë për dore. Fëmijët duhet të “vihen re dhe shpërblehen për të marrë vendime të mira. Ka më shumë propabilitet ti përsërisin ato vendime të duhura dhe të ndjehen më të sigurt me veten e tyre kur sjelljet e tyre vërtetohen dhe pranohen nga prindërit e tyre .”Fëmijët do t’i kthejnë mesazhet e jashtme në zëra të brendshëm të vetë-vlerësimit.

Murray thekson gjithashtu se një buzëqeshje e gatshme dhe bërja e pyetjeve në vend që të japin këshilla, i ndihmon fëmijët të mendojnë vetë dhe të ndërtojnë vetëbesim e duhur.

Të Drejtat

“Të kuptuarit e ndryshimit midis të drejtave dhe privilegjeve të tyre” është thelbësore për krijimin e një fëmije të lumtur, thotë Sherkat. “Fëmijët duhet të ndiejnë gjithmonë se të dashurit e tyre do t’i mbrojnë të drejtat e tyre dhe se “një fëmijë i lumtur” është ai që mësohet që privilegjet gjithmonë  fitohen. Kjo shkon shumë në: motivimin e fëmijëve, përgjegjësinë mësimore dhe vetë menaxhimin e emocioneve.”

Natyrë

Besojeni apo jo, kur nëna juaj ju thoshte të luani jashtë, ajo e dinte saktësisht se për çfarë po fliste. Dr. Murray sugjeron t’u jepni fëmijëve tuaj sa më shumë kohë që të jetë e mundur në natyrë. Ajri i freskët dhe aktiviteti fizik pastrojnë mendjen dhe gjallërojnë frymën e një fëmije.

Për më tepër, të pasurit bimë në shtëpi ngre nivelin e lumturisë dhe kontribuon në një shërim më të shpejtë nga sëmundjet. “Kafshët shtëpiake gjithashtu janë një burim lumturie dhe optimizmi,” thotë Murray – kështu që mendoni për të kënaqur dëshirat e fëmijës tuaj me një qenush.

Ekspozimi i kufizuar ndaj dhunës

Fëmijët nuk duhet të jetojnë në një flluskë, por lojërat e dhunshme ose filmat shqetësues në TV ose video lojërat mund të krijojnë ankth dhe stres. “Fëmijët e vegjël kanë nevojë për sigurinë e prindërit, që mund të kujdesen dhe mund t’i mbrojnë ata,” thotë Murray. “Kur shihet diçka e dhunshme, shpjegojuni fëmijëve tuaj se gjërat e këqija ndodhin, por ata janë të sigurt”.

Strukturë

Fëmijët presin njëfarë rutine dhe strukture nga mjedisi i tyre. “Kjo krijon një ndjenjë të shkëlqyeshme të sigurisë dhe stabilitetit tek fëmijët dhe kjo është shumë e rëndësishme për rritjen e shëndetshme emocionale” deklaron Sherkat.

Vendosja e kufijve është një faktor kryesor në krijimin e asaj strukture. “Jini të qartë për kufijtë tuaj dhe përcaktoni rregulla të qarta dhe të qëndrueshme për të cilat të dy prindërit bien dakord” thotë Murreal. “Mos lejoni që një fëmijë të luajë me një prind kundër tjetrit – kjo ndodh veçanërisht për prindërit e divorcuar ose të ndarë. Ndjenja e sigurisë së një fëmije e ndjen nëse prindërit e tij ose të saj janë nën kontroll.”

Pavarësisht nga përbërja gjenetike, krijimi i një ambienti të lumtur dhe optimist në shtëpi përkthehet në një fëmijë të lumtur. Nuk ka shkop magjik për t’u tundur që do ta bëjë fëmijën tuaj “të përsosur”, por lumturia fillon nga prindërit. Fëmijët kalojnë tërë jetën e tyre duke respektuar prindërit e tyre, ndërsa nënat dhe baballarët e lumtur u mësojnë fëmijëve të tyre se si ata mund të bëjnë një jetë të lumtur.

 

Burimi: Care.com