7 mënyra për të zbuluar gjuhën e trupit të bebit tuaj - asistencafamiljare.al

Blog

7 mënyra për të zbuluar gjuhën e trupit të bebit tuaj

Leximi i gjuhës së trupit së bebushit tuaj mund t’ju tregojë shumë gjëra rreth ndjenjave dhe emocioneve të foshnjës. Mëposhtë janë listuar disa shprehi tipike trupore të bebave që mund t’ju ndihmojnë t’i kuptoni:

1. Shkelmon me këmbët e tij:
Bebushi është i lumtur dhe po përjeton kënaqësi. Shkelmimi me këmbët e tij është mënyra që ka ai për të shprehur lumturinë. Shumica e bebeve shkelmojnë kur bëjnë banjë ose kur luajnë me këmbët e tyre.

Si mund t’i përgjigjeni:

Mund ta merrni në prehër e t’i këndoni një këngë. Shkelmimi sinkronizohet me ritmin e këngës dhe ai fillon të gëzojë më shumë.

2. Harkon shpinën:

Mund të nënkuptojë:

Bebat harkojnë shpinën si reagim ndaj dhimbjes ose parehatisë. Shumica e bebeve harkojnë shpinën kur vuajnë nga djegia e stomakut (aciditet).

Si mund t’i përgjigjeni:

Ndihmojeni të relaksohet. Nëse foshnja harkon shpinën në mes të ngrënies së ushqimit, kjo mund të jetë shenjë jo e mirë. Mos insistoni ta mbarojë ushqimin nëse qan ose pështyn ushqimin. Lëreni të rehatohet.

3. Përplas kokën:

Mund të nënkuptojë:

Bebet përplasin kokën në dyshëme ose kundër ristelave të krevatit të tyre kur vuajnë nga dhimbja ose irritimi. Përplasja ritmike e kokës para e mbrapa, ofron efekte qetësuese për të.

Si mund t’i përgjigjeni:

Nëse kjo përplasje vazhdon për një kohë të gjatë, duhet të vizitoni menjëherë te mjeku pediatër.

4. Kap veshët:

Mund të nënkuptojë:

Bebet që kapin veshët shprehin gëzimin e tyre kur zbulojnë veshët për herë të parë. Gjithashtu, bebi mund ti tërheqë veshët kur fillojnë ti dalin dhëmbët. Nëse bebi qan dhe kap veshët, mund të ketë një infeksion veshi.

Si mund t’i përgjigjeni:

Nëse bebi kap veshët gjatë periudhës së daljes së dhëmbëve, ndihmojeni atë të ndihet sa më rehat të jetë e mundur gjatë kësaj periudhe. Nëse dyshoni se mund të ketë infeksion veshi, konsultohuni menjëherë me mjekun pediatër.

5. Shtrëngon grushtat:

Mund të nënkuptojë:

Grushtat e mbledhur e të shtrënguar është një lëvizje tipike e bebave. Por kjo mund të jetë gjithashtu shenjë e urisë ose stresit. Kur bebushat fillojnë të kenë uri, tensionohen dhe shtrëngojnë grushtat e vogla.

Si mund t’i përgjigjeni:

Ushqejeni beben tuaj nëse ka uri. Nëse bebi juaj shtrëngon grushtat në mënyrë konstante edhe pasi ka mbushur 3 muaj, konsultohuni me mjekun pediatër.

6. Mbledh gjunjët:

Mund të nënkuptojë:

Kur bebi mbledh lart gjunjët, kjo mund të jetë një shenjë e irritimit në aparatin tretës. Bebi mund të mbledhë pranë vetes gjunjët e tij nëse ka parehati ose dhimbje për shkak të konstipacionit, gazrave ose jashtëqitjes.

Si mund t’i përgjigjeni:

Ofrojini rehati. Nëse bebi mbledh gjunjët për shkak të gazrave, ndihmojeni të gromësijë. Nëse e ushqeni me gji, shmangni ushqimet që shkaktojnë gaz nga dieta juaj. Nëse bebi vuan nga kapsllëku, konsultohuni me mjekun pediatër. Jepini ujë të mjaftueshëm dhe pak lëng kumbulle të holluar.

7. Rrahja e krahëve:

Mund të nënkuptojë:

Rrahja e krahëve është një reagim i bebeve ndaj ambjentit dhe shenje vigjilence. Zakonisht, foshnja e porsalindur rreh krahët kur dëgjon një zhurmë të papritur ose përjeton një dritë të ndritshme. Bebi mund të fillojë të rrahë krahët kur e vendos në dysheme, ose kur ndjen një humbje të papritur të mbështetjes.

Si mund t’i përgjigjeni:

Rrahja e krahëve është një refleks standard i foshnjave i cili zhduket pas 4 muajsh. Mbështilleni bebin me pëlhurë pelenash kur e vendosni në gjumë. Kjo i jep mbështetje dhe parandalon rrahjen e krahëve.