7 shenja që tregojnë se fëmijës suaj i nevojitet më shumë disiplinë
Asnjë prind nuk ka si qëllim të rrisë fëmijë të padisiplinuar. Por ndonjëherë prindërit bëjnë kompromis (“Mund ti hash drithërat nëse nuk kërkon gjë tjetër”) dhe japin shpërblime të panevojshme (“Ja një biskotë meqë hëngre të gjitha perimet”) për t’i bërë gjërat më të lehta. Kështu papritur, ju keni një fëmijë me një sërë kërkesash të vogla që bëjnë ligjin në shtëpi.
“Të gjithë prindërit duan më të mirën për fëmijët e tyre dhe shqetësohen për nxitjen e vetëbesimit të tyre, por kur fëmijët nuk pranojnë të bëjnë atë që ne duam, na sfidojnë apo injorojnë, është normale të mërzitemi apo te frustrohemi. Padashje dhe pa kuptuar, lehtësisht biem në grackën e abuzimit dhe mungesës së limiteve”.
Problemi # 1: Fëmija juaj është i “titulluar”.
Zgjidhja: Përdorni udhëzime verbale për ti treguar fëmijës tuaj se kjo nuk ka të bëjë me të, me ju, apo njeri tjetër. Duke përdorur deklarata jopersonale, ju e bëni disiplinën praktike, dhe kërkesat tuaja si prind, faktike dhe racionale. “Për shembull, thuaj, ‘librat vendosen në raft’; ‘pallto varet në dollap, jo në dysheme’; ‘Enët duhet të vendosen në pjatalarëse’; dhe, ‘tani është koha e banjës.’ ”
Problemi # 2: Fëmija juaj nuk e dëgjon dot fjalën “jo”.
Zgjidhja: hiqeniashpërsinë e mohimit të fjalës ‘jo’, dhe zëvëndësojeni me fjalë të tjera afirmuese. Në vend që të cilësoni çfarë nuk doni në një fjalë, cilësoni çfarë dëshironi në një fjalë. “Përdorni fjali si, ‘Rob,xhaketën’ose ‘Jill, dhëmbët!’ Kjo funksionon shumë më mirë se ‘Sa herë duhet të them …’ ose ‘Pse nuk dëgjon kur flas me ty? ‘”
Problemi # 3: Fëmijës suaj i mungon mirësjellja, empatia apo dhembshuria.
Zgjidhja: “Sa herë që një fëmijë bën diçka të dobishme, të kujdesëshme apo bashkëpunuese, ose tregon çfarëdolloj përmirësimi, tregojini se e keni vënë re dhe thoni fjalë vlerësuese,” Për shembull: “Faleminderit, Tom, Më pëlqen mënyra se si e ndihmove Amelian ti sistemonte lodrat e saj” ose, “Ana, më la mbresa mënyra si zgjidhe problemin e detyrave të shtëpisë.” Vlerësimet pozitive janë të vlefshme, dhe kanë ndikim kohëgjatë pozitiv për fëmijën.
Problemi # 4: Fëmija juaj nuk ka ndërgjegje dhe bën veprime lënduese për të tjerët pa u ndjerë fajtor.
Zgjidhja: Sa herë që fëmija juaj tregon mungesë empatie, bëjini të dukshme ndikimet që kanë veprimet e tyre në emocionet e të tjerëve. Bisedoni me ta rreth asaj se si ndjehen të tjerët dhe jepini atyre mundësinë për ti parë gjërat nga këndvështrimi i të tjerëve, duke u fokusuar tek sjellja e tyre, jo karakteri I tyre. Flisni për ndjenjat tuaja. Por mos sulmoni fëmijën tuaj apo ti thoni të gjitha gjërat që nuk shkojnë mirë me të.”
Problemi # 5: Fëmija juaj vërtet nuk do t’ia dijë se si ndjeheni.
Zgjidhja: Edhe një herë, kjo ka të bëjë me të ndihmuarit e fëmijës të kuptojë se jo çdo gjë rrotullohet rreth tij. “Kur jeni të zemëruar me fëmijën tuaj, përdorni fraza me ‘unë,’ jo ‘ti’ . Është shumë më mirë të thuhet “Unë jam i zemëruar” në vend të “Ti je i keq”. Provoni këto shembuj herën tjetër kur jeni të inatosur: “Unë zemërohem kur je vonë dhe nuk më telefonon”. “Mua nuk më flitet kështu”. “Unë irritohem kur e shoh këtë dhomë në këtë gjendje”. “Po largohem nga dhoma që të mund të qetësohem”.
Problemi # 6: Fëmija juaj fajëson të tjerët për prapësitë e tij.
Zgjidhja: Shumica e prindërve janë familjarizuar me fjalët e mëposhtme: “Nuk është faji im.” Është e pamundur të disiplinosh një fëmijë duke u bazuar në veprime për të cilat fëmija nuk mban përgjegjësi – kështu që, në vend t’i fajësoni fëmijët, mësojini ata të mbajnë përgjegjësi për zgjedhjet e tyre, të mira apo të këqija qofshin. Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë? Bëjeni përgjegjësinë të prekshme. Shkruani një shënim ose bëni një shenjë për fëmijën tuaj. Fëmijët gjithmonë lexojnë shënimet tuaja dhe madje mund t’ju kthejnë përgjigje në të njëjtën formë! Një shembull i mirë: “I dashur Ben, vetëm për të të kujtuar. Këtu është ajo që duhet të bësh para se të shohësh TV sot. Rrobat e pastra të varen në dollap. Enët – të lara dhe të thara. Qeni për tu ushqyer dhe shëtitur. Faleminderit për ndihmën! Me dashuri, Mami”.
Problemi # 7: Fëmija juaj vuan nga nevoja për të pasur kontroll.
Zgjidhja: “Për fëmijët që luftojnë për të pasur pushtet, sugjerohet që këtyre fëmijëve tu jepet mundësia për të bërë një zgjedhje – kjo i ndihmon të kenë një lloj kontrolli – edhe pse jo shumë. Pyete fëmijën nëse preferon një tost apo një biskotë. Le të zgjedhi midis leximit të një historie ose te luajë një lojë gjatë kohës së lirë. Nëse koha e larjes është problem më vete, le të zgjedhë midis një dushi apo një banjë në vaskë. Ju jeni ende në kontroll të orarit dhe gjërat që duhet të bëhen, janë bërë.., por të gjithë japin një mendim.