8 gjëra të cilat prindërit nuk duhet t’ua thonë kurrë fëmijëve të tyre

Blog

8 gjëra të cilat prindërit nuk duhet t’ua thonë kurrë fëmijëve të tyre

Dhuna kërcënuese apo mungesa e dashurisë, sigurisht që janë të dëmshme, por ekzistojnë disa fraza të tjera në dukje jo të rrezikshme, por që janë po aq dëmtuese për fëmijët.

Në mungesë të ndonjë strategjie reale, shumë prindër përdorin një stil spontan prindërimi — që do të thotë, ata reagojnë ndaj sjelljeve të fëmijëve të tyre spontanisht dhe duke përdorur fraza e mekanizma kontrolli të cilat i kanë mësuar nga prindërit e tyre ose gjatë jetës së përditshme. Nuk ka asgjë të keqe me këtë qasje — është plotësisht e kuptueshme — por, fatkeqësisht shumë prej klisheve që ne përdorim janë supozime të gabuara për mënyrën se si funksionojnë fëmijët. Fraza të tjera nuk janë aktualisht produktive në veshët e fëmijëve, por janë thjesht reaksione emocionale ndaj stresit që shkaktohet prej përgjegjësisë dhe ngarkesës së këtyre krijesave të vogla plot energji.

Më poshtë janë tetë frazat më të zakonshme dhe më të këqija që mund t’i thoni një fëmije, të cilat duhen shmangur me çdo kusht.

“Nxirre nga sistemi”

Ndonjëherë fëmijët luftojnë me kompulsione misterioze. Ata mund të mos jenë në gjendje ta luftojnë nxitjen për të vrapuar lakuriq nëpër shtëpi, të lëshojnë tinguj të lartë që të ngrejnë nervat, apo të përdorin fjalë të pahijshme. Disa prindër përgjigjen duke ofruar një pushim të përkohshëm nga pasojat, në mënyrë që fëmija të mund ta “nxjerrë nga sistemi gjithë atë energji.” Por, ky koncept bazohet në një keqkuptim tragjik mbi trurin njerëzor dhe konceptin e katarsis.

Fakti është se fëmijët nuk kanë lindur me një dëshirë të kufizuar për të vrapuar lakuriq nëpër shtëpi. Mendja njerëzore nuk funksionon kështu. Kështu, duke i thënë atyre të vazhdojnë të vrapojnë lakuriq, nuk e ul nxitjen që ata kanë për të vazhduar më tej këtë proçes. Në fakt, kjo ka efektin e kundërt. Një fëmijë që lejohet “ta nxjerrë nga sistemi” është vërtet i kënaqur që kjo sjellje i përforcohet.

Idea më e mirë për të adresuar sjelljet problematike, është praktikimi i sjelljeve të kundërta pozitive. Kjo mund të jetë për shembull inkurajimi i fëmijës të vrapojë nëpër shtëpi me pizhama ose mbathje. Ose prezantimi me një sfidë si për shembull “mbaji rrobat veshur kur vrapon nëpër shtëpi, pasi kështu bëjnë fëmijët e mëdhenj”. Idea është të përforcohet sjellja e mirë, jo sjellja e keqe dhe e mërzitshme për të tjerët.

“Je fëmijë i keq”

Në momentet më të këqija të tyre, prindët mund të ndjehen vërtet se fëmija i vet është një person i keq. Dhe kur përjetohet zemërimi që vjen me këto momente të errëta, dëshira për të pyetur një fëmijë “Pse je kaq i keq?” ose për ti thënë “Je i keq”, mund të jetë e parezistueshme.

Por kjo tronditje e shkaktuar nga sjellja e keqe e fëmijës, bazohet në supozim të gabuar. Fëmijët sillen keq për arsye të pafundme, dhe asnjë nga këto arsye nuk është se ata janë njerëz të këqinj e të mbushur me urrejtje. Por, kur i themi një fëmijë “kështu je ti”, duhet të jemi të vetëdijshëm se fëmija e brendëson këtë mesazh. Kjo mund të çojë në sjellje të tjera akoma më të këqija dhe një mori çështjesh psikologjike që përfshijnë ankthin dhe depresionin.

Zgjedhja më e mirë është që të cilësohet sjellja si e keqe, dhe të përforcohet idea se fëmija është në fakt një njeri i mirë dhe plotësisht i aftë për të bërë gjëra të mira. Cilësimi i sjelljes si negative dhe jo e fëmijës, lejon prindët ta lidhin këtë me pasojat natyrale si per shëmbull: “Ti e hodhe lodrën, dhe tani lodra është prishur.” Është një gjë shumë e vështirë për fëmijën të pranojë se ai është person i keq.

Në fakt, është akoma më mirë të theksohen sjelljet e mira. Fëmija sillet mirë qindra herë gjatë ditës, dhe vënia në dritë e këtyre çasteve thekson anën pozitive të personit.

“ … Ose përndryshe … ”

Fraza “ose përndryshe” është një urë e dobët midis sjelljes dhe pasojës. Shpesh thuhet në zemërim e sipër dhe përbën kërcënim. Por kërcënimet janë një mënyrë jo-efektive për të prindëruar, dhe një person që kërcënon rrallëherë sillet në mënyrë racionale. Më mirë se kërcënimi funksionon theksimi i pasojave natyrale të veprimeve të fëmijës. Por, ka disa rregulla: Pasojat duhet të lidhen në mënyrë logjike me sjelljen e tyre, të jenë të menjëhershme dhe të cilësohen me qetësi, në mënyrë që të ndryshojnë vijën e të menduarit të fëmijës. Është gjithashtu e rëndësishme që pasojat të vijnë me sigurinë që fëmija duhet shumë nga prindërit e tij.

“Mos ki turp”

Një nga mënyrat më efikase për t’i shkaktuar fëmijës një çrregullim ankthi, është ta poshtëroni atë kur tregohet i turpshëm dhe ta forconi t’i përshëndesë njerëzit me të cilët ai nuk ndjehet rehat. Dhe kur nxitja prindërore përfshin një urdhër për të përqafuar dikë, për të puthur apo për t’i dhënë dorën dikujt, është njësoj sikur ti thuash “trupi dhe kufinjtë e tu nuk kanë kuptim, dhe mund të shkelen nga kushdo që ka më shumë autoritet se ti.”

Ajo çfarë ndihmon turpin, është praktika, mbështetja dhe pregatitja. Fëmijët e turpshëm ia dalin mbanë më së miri kur e dinë paraprakisht se çfarë do të ndodhë, dhe kur mësohen se si përshëndeten të tjerët. Gjithashtu ndihmon me menaxhimin e pritshmërive të vizitorëve.

“Shko në dhomën tënde”

Profesionistët e kuptojnë se metoda “Time-out”, si taktikë disiplinimi, është një reagim ndaj sjelljes antisociale. “Time-out” u jep fëmijëve një mundësi për të reflektuar mbi sjelljen e tyre, kur kjo e fundit administrohet me konsiderata të qeta dhe bisedë mbi atë çfarë ka ndodhur, dhe si mund të bëhej ndryshe.

Më e rëndësishmja është se taktika e “time-out” përdoret për të rritur nivelin e sjelljeve pro-sociale. Kështu që, urdhërimi i fëmijës për të shkuar në dhomën e tij, është gjëja e fundit që prindërit duhet të bëjnë. Nuk dihet se çfarë fëmija do të bëjë në dhomë vetëm. Lexon një libër? Luan me lodra? Çfarëdo që fëmija është duke bërë në atë dhomë, sigurisht që nuk do të jetë reflektimi mbi sjelljen e vet. Zgjidhja më e mirë është ta mbani afër dhe të qetë se larg dhe vetëm.

“Pse nuk i ngjan motrës tënde”

Rivaliteti mes motrave e vëllezërve mund të jetë shumë dëmtues. Në fakt, dhuna në një familje ka shumë të ngjarë të ndodhë midis fëmijëve, se midis prindërve e fëmijëve. Gjëja e fundit që nevojitet në një situatë të tensionuar është presioni i konkurrencës shkaktuar nga prindërit.

Në vend që të bëni krahasime të padobishme, prindërit duhet të inkurajojnë bashkëpunimin midis fëmijëve. Inkurajimi i tyre për tu angazhuar në lojra bashkëpunuese paçka se aty mund të ketë pak konkurrencë, ose nxitja e tyre për të bërë një detyrë së bashku, është shumë më e dobishme se cilësimi i krahasimit të dobësive.

“Po të më doje vërtetë …”

Ekziston një vijë shumë e hollë ndarëse midis ndjenjës së fajit dhe kërcënimit. Ndjenja e fajit është një emocion i nevojshëm dhe i shëndetshëm kur orienton njerëzit drejt riparimit të marrëdhënieve. Përjetimi i ndjenjës së fajit kërkon empati — njohja thelbësore se çfarë veprimet e dikujt i kanë shkaktuar dikujt tjetër.

Prindërit mund të nxisin ndjenjën e fajit duke cilësuar se si veprimet e fëmijës mund të ndikojnë mënyrën se si ndjehen njerëzit e tjerë. Por taktika tejkalon masën kur prindërit kërcënojnë ose vënë në pyetje lidhjen e dashurisë që kanë me fëmijën. Kjo dashuri është ajo çka i lejon fëmijët të ndërtojnë ndjesinë e sigurisë nëpërmjet së cilës mund të eksplorojnë botën, duke kuptuar që ka gjithmonë një vënd të sigurtë ku mund të kthehen.

Duke tronditur thelbin e dashurisë së një fëmije ju trondisni gjithashtu ndjesinë e tyre të sigurisë. Kjo mund të shkaktojë ankth dhe sjellje të papërshtatshme. Është shumë më efikase të përforconi tek fëmija juaj se çfarëdo sjellje ata kryejnë, ju gjithsesi i doni, duke i kujtuar se sjellja e tyre mund ti bëjë të tjerët të ndihen krenarë, të trishtuar, të lumtur apo të zemëruar.

“E kërkove vetë”

Të rrisësh një fëmijë nën kërcënimin e dhunës, është vërtetuar nëpërmjet kërkimesh të shumta shkencore se krijon sjellje antisociale, dhe prodhon fëmijë që kthehen në të rritur të dhunshëm, veçanërisht nëse kërcënimet bëhen realitet.