A i mbroni mekanizmat mbrojtës të partnerit tuaj? - asistencafamiljare.al

Blog

Asistenca familjare- partneret

A i mbroni mekanizmat mbrojtës të partnerit tuaj?

Pavarësisht se në varësi të masës, të gjithë ne kemi nevojë për mekanizmat tanë psikologjikë. Ato na mbrojnë nga përjetimi i ankthit shqetësues, ose ndjesisë së vjetër të inferioritetit e turpit, që mund të rrjedhojë që nga fëmijëria, ndjesi të cilat nuk kemi mundur plotësisht ti kurojmë. Pra, kur flasim për ngritje nervash, jemi duke folur për dikë që prek diçka në pavëtëdijen tone, e cila nxit këto ndjenja të parehatshme.

Çfarë bëjmë ne zakonisht në këto raste? Ndërkohë që motivimi aktual pas këtyre reagimeve negative është i pavetëdijshëm, pothuajse instiktivisht ne gjejmë diçka për të sulmuar shkaktarin e parehatisë. Ne përpiqemi të rikuperojmë ekuilibrin tonë emocional duke mos i dhënë vlerë asaj çfarë na thuhet ose na bëjnë të tjerët. Ky vetë-shfajësim mund të arrihet duke justifikuar  vetveten, duke kthyer çfarëdo na thotë  “kundërshtari” mbrapsht tek ai, ose duke gjetur një mënyrë të krijuari distancë më të madhe mendore, emocionale ose fizike midis vetvetes dhe personit që shkaktoi këto reaksione.

Kur veprojmë kësisoj, jemi duke u vetësiguruar se çfarë duket si vlerësim negativ ndaj nesh nuk depërton në thellësinë e qënies sonë. Meqënëse të gjithë duam të ndjehemi aq mirë për veten sa mundemi, çfarëdo që kërcënon këtë konsideratë pozitive për veten, menjëherë precipiton tek në një impuls të fuqishëm për ta refuzuar atë.

Dhe, përderisa kjo tendencë është universale—përveç rasteve kur personi ka një ego vërtet reziliente dhe të fortë—ja çfarë duhet të marrim në konsideratë: “Sa mirë i kuptoni nxitësit e nervave të partnerit tuaj (përveç tuajave)? Çfarë nxit mekanizmat mbrojtës të partnerit tuaj? Cilat fjalë ose veprime shkakton rezistencë nga teje? Ju sulmon? Ndalon së dëgjuari çpo thoni? Largohet prej jush?

Nëse partneri juaj (ose kushdo tjetër) aktivizon mekanizmat mbrojtës rregullisht, mund të supozojmë se vetëmbrojtja e tij ndjek një model specifik. Kështu, nëse dëshironi të keni një raport më të kuptueshëm, më të dashur dhe më të mirëbesuar me të, filloni duke vlerësuar ku ndodhen nxitësit e nervave të tij, në këtë mënyrë mund të parashikoni çfarë e detyron atë t’ju kundërshtojë.

Pavarësisht nëse ju kundërvihet apo largohet prej jush, duhet të dini se diçka që keni thënë e ka lënduar atë.

Por, në vënd që partneri juaj të ndajë me ju arsyet e lëndimit që ndjen —(dhe në mëndjen e tij, kryesisht të pavetëdijshme të bëhet më vulnerabël ndaj teje nëpërmjet ekspozimit ndaj teje)—ai/ajo e ka më të lehtë të zemërohet dhe t’ju fajësojë për atë që keni shkaktuar. Dhe nëse partneri juaj nuk është person që bën mbrojtjen me sulm, ai/ajo mund të reagojë duke u larguar fizikisht nga skena: që do të thotë izolohet krejtësisht nga ti. Secila mënyrë reagimi sigurisht që ndikon tek lidhja juaj, dhe ju do të ndjeheni akoma më të mërzitur me të.

Për të shmangur këtë lloj situate që sigurisht është e pakëndshme për të dy palët, është shumë e rëndësishme që të kuptoni zonat më të ndjeshme të partnerit tuaj—ose thënë ndryshe “pikat e dobëta”. Kështu, duke reflektuar në çfarë dini rreth lëndimeve emocionale të partnerit tuaj nga e kaluara, eksploroni mundësitë përshkruese mëposhtë. A ka mundësi që ajo çfarë ke thënë të ketë ngacmuar një nga “programet” e tij të vjetra por gjithsesi thumbuese të pasigurisë dhe dyshimit për veten?

Lista e mëposhtme përfaqëson çfarë fjalët tuaja mund të kenë sjellë në sipërfaqe:

  • Jam një zhgënjim.
  • Jam i/e pavlerë.
  • Jam i/e papërshtatshëm.
  • Jam i/e paaftë.
  • Jam difektoz.
  • Nuk jam mjaftueshëm i/e mirë.
  • Jam budalla/qe.
  • Jam i/e parëndësishëm/me (nuk vjej, nuk më vlerësojnë).
  • Dëshirat dhe nevojat e mia nuk kanë rëndësi.
  • Nuk meritoj dashuri apo respekt.
  • Nuk jam i/e pëlqyeshëm/me, nuk më do njëri.
  • Me mua tallen të tjerët.
  • Jam njeri i/e keq/e ( . . . më shohin si të keq).
  • Jam krejt vetëm ( . . . jo normal; ndryshe; nuk përputhem).
  • Nuk mund të kuptohem.
  • Nuk meritoj të jem i/e lumtur ( . . . meritoj të dështoj; të jem i mjerueshëm).
  • Jam pengesë për të tjerët ( . . . shkaktoj probleme; bezdis të tjerët).
  • Nuk mund të besosh tek unë ( . . . nuk kam besim tek vetja).
  • Nuk mund të besoj gjykimin tim ( . . . perceptimet e mia).
  • Duhet të jem perfekt ( . . . ti kënaq të gjithë).
  • Nuk mund ti vë kufinj të tjerëve.
  • Jam pashpresë ( . . . nuk mbroj dot veten time).
  • Nuk është e sigurtë të tregosh të vërtetën.
  • Nuk ka siguri ( . . . ndjehem në kurth, në rrezik).
  • Nuk është e sigurtë [ose është dobësi dhe idiotësi] të kesh ndjenja ( . . . ose ti ndash ndjenjat).

Terapisti i famshëm i çifteve Harville Hendrix ka thënë: “Në një raport ideal, secili partner është roja i vulnerabiliteteve të tjetrit.” Këto fjalë të fuqishme thonë se në një lidhje:

  1.  secila palë ndjehet e lirë të shprehë (në vend që të mbrojë duke fshehur) vulnerabilitetin e vet, sepse
  2.  pala tjetër sigurisht do të reagojë me empati, dhembshuri dhe kuptueshmëri.

Kjo do të thotë të mbrosh mekanizmat mbrojtës të partnerit. Çfarë mund të jetë më e rëndësishme në krijimin e ndërsjelltë të besimit dhe intimitetit se aftësia për të ndarë vulnerabilitetin dhe thellësinë personale me partnerin që keni zgjedhur? Nëse nuk ndjeheni të lirë për ti besuar brishtësinë tuaj partnerit, sa emocionalisht e afërt mund të jetë lidhja juaj?

Ja disa këshilla të rëndësishme që duhet ti kemi gjithmonë parasysh:

Mos sillni në diskutim dhe mos reagoni ndaj temave që përfaqësojnë “pika të dobëta” për partnerin tuaj. Nuk është e thënë të jenë përjetësisht pika të dobëta. Sepse të gjithë ne kemi njëfarë përgjegjësie—ndaj vetes dhe të tjerëve—të punojmë me pikat tona të ndjeshme ose reaktive, që na kufizojnë së shprehuri vetveten plotësisht, veçanërisht në lidhjet tona me të tjerët.

Nëse partneri juaj është shumë i ndjeshëm ndaj mesazheve që i kujtojnë mënyrat se si është ndjerë keq për veten në të kaluarën, ti i detyrohesh aq mirësi dhe respekt sa të mos i përplasësh në fytyrë asgjë që ndjehet për të si një “sulm personal”. Gjithashtu, këtu përfshihet agresiviteti pasiv (psh. Ti japësh partnerit “trajtimin e heshtjes” siç mund t’ia kenë dhënë prindërit e tij në të kaluarën). Edhe kjo sjellje pasive-agresive mund të hapë plagë të vjetra.

Duhet të kujdesemi që të manovrojmë me frustrimet e partnerit tonë pa e “ri-lënduar” emocionalisht ato.

Diçka tjetër që duhet të marrim në konsideratë është se shpeshherë, nuk është e mundur të parashikojmë çfarë mund të jetë emocionalisht lënduese për partnerët tanë. Në këtë rast është kritike të riparojmë (aty për aty) dëmin që veprimet ose fjalët tona mund të kenë shkaktuar aksidentalisht. Në një rast të tillë, mund ti hidhni një sy listës së mësipërme të besimeve negative për veten të cilën shumë prej nesh e përsërisim shpesh në mëndjen tonë, për të kuptuar çfarë po ndjen partneri ynë në atë moment.

Nëse partneri duket se po mbi-reagon në mënyrë të pajustifikueshme ndaj jush – në vend ti kundërviheni reaksionit të tij të ekzagjeruar, merrni frymë thellë dhe pyesni veten tuaj se çfarë mund të ketë dëgjuar partneri juaj në vend të mesazhit që ju kishit për qëllim ti jepnit? Dhe nëse—ju butësisht kërkoni të dini se çfarë e acaroi aq shumë, a mund ti sugjeroni çfarë ju besoni se mund ta ketë ngacmuar aq shumë? Në një rast të tillë duhet të flisnin me shumë delikatesë, në mënyrë që partneri juaj të mos ndjehet sikur po i bëni “psikoanalizë.” Jepini autoritetin final t’ju thotë çfarë—ose të paktën çfarë mendon se ishte aq shqetësuese tek komunikimi juaj.

Është kritike të pyesni rreth përvojës negative të partnerit tuaj me dhembshuri, dhe jo me kriticizëm. Sepse partneri juaj do ti përgjigjet më shumë tonit tuaj të zërit dhe shprehjeve të mimikës sesa fjalëve tuaja. Duhet të perceptojë vërtet që ti je në anën e tij, dhe ti do që ta ndihmosh të ndjehet mirë duke kuptuar me empati dhe dhembshuri natyrën e shqetësimit të tij.

Përfundimisht, është thelbësore që të validoni çdo gjë që partneri ju thotë. Nuk është e thënë të jeni dakort me të, por duhet ta shihni reagimin si “të arsyeshëm” në bazë të përvojës së tij së të kaluarës dhe rrjedhimisht këndvështrimit të tij.

Nëse përqëndroheni në atë çfarë mund të bëni për të lehtësuar zemërimin, ankthin ose brengën, në vend që të sqaroni pozicionin tuaj dhe si partneri ju ka keqkuptuar, do të zbuloni se do të fuqizoheni për të zgjidhur ngërçin mes jush. Duke përmbajtur vetveten tuaj dhe duke u identifikuar me axhitimin kaq personal të partnerit tuaj, do të mund të forconi lidhjen midis jush, në vend që ta dobësoni atë padashje.