Agresiviteti dhe zemërimi tek personat me demenca
Sjelljet agresive mund të jenë verbale ose fizike. Mund të ndodhin papritur, pa ndonjë arsye të dukshme, ose mund të jenë rezultat i një situate frustruese. Megjithëse është shumë e vështirë të përballesh me agresivitetin, të kuptuarit se personi me demenca ose Alzheimer nuk po e bën këtë sjellje qëllimisht, lehtëson goxha proçesin e përballjes me këto sjellje.
Shkaqet
Agresiviteti mund të shkaktohet nga shumë faktorë, përfshirë këtu parehatia fizike, faktorët e mjedisit, dhe komunikimin e dobët. Nëse personi me Alzheimer është agresiv, merrni në konsideratë çfarë kontribuon në këtë ndryshim sjelljeje.
Parehati fizike
• A është personi me demenca në gjendje t’ju komunikojë se është duke përjetuar dhimbje fizike? Nuk është e pazakontë që personat me demenca ose Alzheimer të kenë infeksione të rrugëve urinare apo lloje të tjera infeksionesh. Për shkak të humbjes së funksioneve konjitive, ata nuk mund të artikulojnë ose identifikojnë shkakun e parehatisë fizike, dhe, kësisoj e shprehin nëpërmjet agresivitetit fizik.
• A është personi i/e lodhur për shkak të mungesës së gjumit apo mungesës së pushimit?
• A ka etje apo uri?
• A janë këto reagime efekte anësore të mjekimeve që merr? Efektet anësore kanë gjasa të ndodhin kur personi merr medikamente të shumta për kondicione të ndryshme shëndetësore?
Trajtimi i simptomave të çrregullimit të sjelljes
Kushdo që është duke përjetuar simptoma të sjelljes duhet të bëjë një kontroll mjekësor të hollësishëm, sidomos kur simptomat shfaqen papritmas. Trajtimi varet nga diagnostikimi i kryer me shumë kujdes, duke përcaktuar shkaqe të mundshme dhe llojet e sjelljes që personi shfaq.
Faktorët e mjedisit
• A stimulohet shumë personi me demenca nga zhurma të forta, ambjent shumë aktiv apo rrëmuja fizike? Turma të mëdha njerëzish ose të qenurit i rrethuar nga njerëz të panjohur — qoftë dhe në shtëpinë e vet — mund të jenë stimuj të sjelljeve agresive për një person me demenca.
• A ndjehet personi me demenca i/e humbur?
• Shumica e njerëzve funksionojnë më mirë gjatë një periudhe të caktuar të ditës; zakonisht mëngjeset janë periudhat më të mira për personat me demenca. Konsideroni këtë kohë të ditës kur bëni planifikime për vizita dhe aktivitete të ndryshme. Zgjidhni një kohë kur e dini që personi është më vigjilent dhe i/e aftë të proçesojë informacione të reja dhe të pranojë mjedise të reja rrethues.
Komunikimi i dobët
• A janë udhëzimet tuaja të thjeshta dhe të lehta për tu ndjekur?
• A bëni shumë pyetje? A thoni shumë gjëra njëherësh?
• Mos vallë personi me demenca kupton stresin dhe irritimit tuaj?
Si të përgjigjeni?
• Përpiqu të identifikosh shkakun e menjëhershëm. Mendo çfarë ka ndodhur pikërisht para reagimit që mund të ketë nxitur sjelljen.
• Verifiko nëse është dhimbja fizike shkaku i sjelljes. Dhimbja mund të nxisë sjellje agresive për personat me demenca.
• Fokusohuni tek ndjenjat, jo faktet. Në vend të fokusoheni tek detajet specifike, merrni në konsideratë emocionet e personit. Kërkoni të kuptoni ndjenjat që fshihen pas fjalëve apo sjelljeve.
• Mos u nervozoni. Jini pozitivë dhe Ri0sigurues. Flisni ngadalë dhe më ton të butë zëri.
• Kufizoni shpërqëndrimet. Analizoni ambjentin rrethues të personit, dhe adoptojini ata në mënyrë që të shmangen situatat e ngjashme.
• Provoni një aktivitet relaksues. Përdorni muzikën, masazhin apo ushtrimet për të qetësuar personin.
• Zhvendose fokusin tek një aktivitet tjetër. Situata e menjëherëshme ose aktiviteti që keni në dorë mund të ketë shkaktuar padashje reagimin agresiv. Provoni të bëni diçka ndryshe.
• Merrni frymë. Nëse personi gjendet në një ambjent të sigurtë, dhe mund ta lini pakëz vetëm, largohuni pak dhe merrni një minutë kohë për veten tuaj. Merr frymë thellë dhe qetësohu.
• Sigurohuni për sigurinë. Sigurohuni që ju dhe personi jeni të sigurtë. Nëse personi nuk mund të qetësohet, kërkoni ndihmë nga të tjerët. Gjithmonë merrni urgjencën për raste urgjente. Nëse merrni policinë apo ambulancën në telefon, sigurohuni ti tregoni paraprakisht që personi vuan nga demenca, dhe ky është shkaku i sjelljeve agresive.