Arsyeja e vërtetë përse prindërit u bërtasin fëmijëve të tyre
Kur bëhemi prindër askush prej nesh nuk mendon se “do ti ulërasë e bërtasë fëmijëve të tij.”Askush nuk planifikon të bëhet një nënë ose baba i nevrikosur. Ka më shumë të ngjarë që të mendojmë kështu:
- I Dua fëmijët e mi dhe do bëja gjithçka për to.
- Dua të prindëroj në mënyrën më korrekte të mundshme.
- Dëshiroj të jem një prind i qetë dhe i duruar.
Faktori i harruar
Mund të keni luftuar me “zemërimin prindëror” për vite të tëra dhe ende të mos e keni gjetur zgjidhjen magjike, por, po sikur të dini arsyen e vërtetë përse bërtisni?
Zemërimi dhe ulërimat GJITHMONË burojnë nga ndjesia e mungesës së fuqisë.
Pafuqia për të kontrolluar sjelljen e fëmijës suaj.
Pafuqia sepse nuk mund ti vishni, ti bëni gati e të dilni nga shtëpia në kohë.
Pafuqia sepse nuk mund as të bëni një dush pa u merakosur se po vriten, rrëzohen, zihen apo dëmtojnë diçka në mungesën e prezencës suaj.
Pafuqia sepse nuk mund ti vini të flejnë gjumë në orarin e duhur natën.
Pafuqia sepse ndonjëherë ndjeheni sikur po dështoni në prindërim dhe vërtet dëshironi ta korrigjoni këtë, por nuk dini si.
Jepni, jepni e jepni dhe sinqerisht, ka shumë pak progres në drejtimin e dëshiruar.
Kështu ju ngrini zërin e bërtisni.
Kur frustrimi i prindërimit arrin 15 në shkallën me maksimale 10, ju ndjeheni të pafuqishëm.
Dhe mënyra më e lehtë për të ndjerë fuqi të menjëherëshme është ulërima.
Po për të njëjtën arsye fëmijët bien në sekuenca të menjëherëshme të kthimit të fjalës e mungesës së respektit. Edhe ata ndjehen të pafuqishëm gjithashtu.
Ulërimat s’janë gjë tjetër përveç dëshirës për të pasur nevojën e shëndetshme për fuqi, sa më shpejt të jetë e mundur.
(Po, fuqia është një nevojë e shëndetshme. Të gjithë kemi nevojën për fuqi. Gjithë çështja është të arrihet kjo nevojë e shëndetshme në një mënyrë të shëndetshme.)
Korrigjimi i shpejtë i britmave
Nëse ndjeheni të pafuqishëm e ndjeni nevojën për të bërtitur, provoni si mëposhtë:
- Definoni 5 gjëra të cilat mund ti kontrolloni në atë moment.
Mendoni: Unë mund të trokas këmbën e djathtë 10 herë në mënyrë shumë të shpejtë. Mund të them plot pasion, “Jam kaq i frustruar.” Mund të mbledh 2+7+9 shumë shpejt në mendjen time. Mund të kërcej në ajër 5 herë, etj.
Ky ushtrim i thjeshtë ju ndihmon të dilni nga truri juaj emocional dhe të rihyni në trurin tuaj logjik. Dalëngadalë zhvendoseni nga një ndjenjë pafuqie në një ndjenjë kontrolli.
- Sigurohuni t’i thoni me zë të lartë.
Ky është një hap i rëndësishëm sepse nëse e thoni brenda mendjes tuaj, truri emocional do vazhdojë të mbizotërojë mbi trurin tuaj logjik.
Ky është gjithashtu një ushtrim i përsosur për të ndaluar qarjen e një fëmije. Pas kryerjes së këtij ushtrimi, është më e lehtë gjetja e një zgjidhjeje të qartë të problemit.