Arsyeja e vërtetë pse baballarët janë më frikësues së mamatë (dhe çdokush tjetër)
Baballarët mund të mos mund ta shmangin të pasurin frikë nga fëmijët e tyre, pasi këtu përfshihet një përzierje potente evolucioni, psikologjie dhe kulture.
Baballarët mund të duken më frikësues se mamatë, por kjo nuk ndodh thjeshtë sepse janë më të mëdhenj apo kanë zë më të thellë. Ne kemi një nevojë intensive për aprovimin e baballarëve tanë, thonë psikologët dhe frika e thellë brenda nesh se mos i zhgënjejmë ata është më e fuqishme se ne. Për shembull, kur mamaja juaj ju thoshte “veç prit sa të vijë babi në shtëpi, e ta tregon ai ty,” kjo ju tmerronte në pavetëdijen tuaj. Pse? Pasi ajo po ngrinte para jush mundësinë se babai mund t’ju refuzojë kur të kthehet në shtëpi.
“Nuk është e thënë të jetë frikë fizike,” thotë Dara Bushman, psikologe klinike, “Ka të bëjë vërtet më dëshirën për vëmendje mashkullore dhe aprovim mashkullor. Është frikë e mospërmbushjes së nevojave emocionale.”
Frika fizike nga baballarët ka rrënjë legjitime agresiviteti. Janë zbuluar evidence se në botën antike, kur foshnjat nuk i ngjanin baballarëve, ato shpesh i abuzonin ose i vrisnin. Edhe në kohët moderne, studime të shumta sugjerojnë se baballarët investojnë më shumë energji me fëmijët që u ngjasojnë më shumë.
Por ka dhe frikëra të tjera. Fëmijët e vegjël kanë një lidhje fizike dhe të menjëhershmë me mamatë e tyre, si dhe shpenzojnë shumë pak kohë duke u shqetësuar për besnikërinë e kësaj lidhjeje. Kjo nuk ndodh me baballarët, të cilët shpesh janë më pak prezentë në jetët e tyre dhe kanë orare jo të qëndrueshme. “Bebet kanë një lidhje të menjëhershme me mamatë e tyre,” thotë Bushman. “Ato në mënyrë të vazhdueshme e kërkojnë këtë lidhje dhe me baballarët e tyre.”
Një nga përparësitë e babait, që nuk është aq prezent sa mamaja, është lehtësia për disiplinim të fëmijëve. “Babai bëhet pak më shumë i pakapshëm, pak më shumë i huaj dhe pak më shumë risi,” thotë Richard Horowitz, një trajnues prindërimi dhe profesor arsimi në Universitetin Caldwell.
“Ja pse baballarët nuk kanë nevojë të jenë agresivë apo objektivisht të frikshëm për t’i mbajtur fëmijët majë gishtave.” E vetmja gjë kondtradiktore është se babai është më frikësues, dhe nuk është asnjëherë e qartë nëse fëmija e ka apo jo aprovimin e tij. Dhe cikli ka gjasa të përsëritet. Baballarët frikësojnë djemtë e tyre dhe këta të fundit vazhdojnë historinë me fëmijët e tyre.
“Psikologjikisht, njerëzit kanë tendencën të përsërisin mënyrën se si janë rritur vetë, kështu që për meshkujt e rritur nga një baba shumë autoritar, ata shpesh ndjehen sikur për ta ka funksionuar,” thotë Horowitz.
“Padyshim, edhe nëse nuk ekziston frika fizike, vlerësimi i babait është shumë i rëndësishëm për djemtë dhe vajzat që kanë nevojë për aprovimin e tyre. Nëse nuk ndjehet ky aprovim, ankthi shoqëron disa aspekte të jetës.”