Arsyet pse nuk duhet ti blini fëmijëve shumë dhurata
Prindërit duan t’i japin dhurata fëmijëve të tyre gjatë festave, po ç’ndodh kur u japin më shumë seç duhet?
Mbidhënia e dhuratave mund t’i kthejë engjëjt e vegjël në bully mosmirënjohës të cilët nuk kënaqen kurrë—pavarësisht sa shumë marrin prej prindërve të tyre. Përpara se të filloni t’i mbuloni me dhurata, konsideroni këto pasoja negative.
Shumë dhurata:
1. Rrisin sjelljet shkatërruese.
Fëmijët të cilët marrin pafund dhurata gjatë festave, dhe jo vetëm, vuajnë nga konsekuenca negative sociale dhe emocionale, të cilat shtrihen përtej fëmijërisë. Sipas një studimi nga Universiteti i Misourit, kur rriten, fëmijë të tillë janë më të prirur të kenë borxhe kartash krediti, të luajnë kumar dhe lojra fati dhe të bëjnë blerje kompulsive. Sigurisht, shpalosja e një mali me dhurata ofron një shpërthim të menjëhershëm lumturie, por kjo nuk është një lumturi që zgjat shumë. Ajo shndërrohet në një uri të pashuar për më tepër.
2. Ul vlerësimin për veten.
Vetëvlerësimi kohëgjatë rrënjoset në një sens të fortë identiteti, jo në materializëm. Tepria nuk është e barabartë me rritjen e vetëvlerësimit. Studimet kanë treguar se nuk ka korrelacion midis zotërimit material dhe lumturisë apo vetëvlerësimit. Në fakt, fëmijët që kanë më pak zotërime materiale por kanë lidhje pozitive me prindët dhe shokët shënojnë më shumë pikë në testet që masin vetëvlerësimin. Ata gjithashtu kanë më pak probleme sjelljeje dhe demostrojnë më shumë reziliencë kur përballen me probleme, gjë që nuk ndodh me fëmijët prindët e të cilëve i mbulojnë ato me dhurata e blerje pafund.
3. U merr fëmijëve lumturinë që zgjat në kohë.
Studjues në Harvard kanë publikuar në “Ditarin e Lumturisë” një studim sipas të cilit njerëzit vlerësojnë më shumë dhuratat e blera për të tjerët sesa ato të blera për vete. Kur “dhënësit” kompletuan shkallën personale të kënaqësisë, kishin më shumë pikë se ata që blinin dhurata për vete.
Nëse ndihmoni fëmijën tuaj të zhvillojë bujari, kjo e predispozon atë të ketë një sens të shëndetshëm ndërlidhjeje dhe nxit lumturinë personale. Fëmijët që vlerësojnë vetëm marrjen e dhuratave kanë shumë gjasa të rriten e të bëhen egocentrikë dhe tu mungojë empatia.
4. Bullizmi
Në raportimet e mësuesve të shkollave del në pah se fëmijët që marrin më shumë dhurata janë bully. Këto fëmijë kanë prindër që i mbysin me dhurata gjatë pushimeve, dhe jo vetëm. Fëmijët që bëjnë bullizëm në shtëpi në mënyrë që prindët tu blejnë dhurata, kanë më shumë të ngjarë të marrin dhurata se fëmijët që nuk bëjnë bullizëm.
1. Bully sfidues—kërkon dhurata, ndjehet i titulluar për dhurata. (“Unë e meritoj këtë. Ti më detyrohesh mua”). Ky lloj fëmije bën santazh dhe kërcënon prindët. Eventualisht, prindët blejnë dhurata për të blerë paqen e tyre. Por asnjëherë nuk mjafton. Sa më shumë prindët japin, aq më pak vlerësojnë këto fëmijë—dhe aq më shumë kërkojnë ata.
2. Bully anksioz—barazon dhuratat me dashurinë. Në mënyrë konstante ndjehet i deprivuar, krahason dhe dëshpërohet nga dhuratat që marrin shokët e tij, shqetësohet e brengoset se nuk ka lodra, dhe ka frikë se ngelet i mënjanuar apo i harruar. Ky fëmijë i bën prindët të ndjehen në turp dhe në faj, e për këtë ata blejnë sa vjen e më shumë.
3. Bully manipulator—shfrytëzon pasiguritë e prindërve duke thënë gënjeshtra dhe i manipulon ata për të marrë atë që do. Di ekzaktësisht cfarë butonash të shtypë për ti bërë prindët të ndjehen të pasigurtë. Ky fëmijë bën gjithçka për të arritur qëllimet e tij. Por kini kujdes: Edhe pasi këto fëmijë marrin atë çka duan, ata menjëherë fillojnë të planifikojnë për marrjen e rradhës.
Çfarë të bëjmë?
1. Caktoni limite për dhuratat.
Dhuratat domethënëse kanë më shumë vlerë emocionale se një mal me dhurata materiale. Caktimi i limiteve në dhënien e dhuratave nxit më shumë konsideratë dhe mendim tek fëmijët. Gjithashtu garanton se çdokush përjeton një sasi të barabartë dhëniesh e marrjesh. Kini parasysh gjithashtu se dhuratat e bëra në shtëpi si punë artistike apo poezi mund të krijojnë kujtime që zgjasin më shumë se bateritë e një lodre të fjalës së fundit.
2. Mirëmbani oraret dhe limitet kohore të shtëpisë suaj.
Shumë shpesh, prindët lejojnë që të çoroditen oraret e gjumit, oraret e detyrave dhe strukturave të tjera shtëpiake gjatë periudhës së festave. Pa strukturë, edhe sjellja e fëmijëve do të përkeqësohet. Për shembull, nëse fëmija juaj papritmas ka akses të pakufizuar tek ëmbëlsirat, rri natën pa gjumë dhe fle gjatë ditës, keni për të parë gjithashtu dhe më shumë luhatje humori, bullizëm dhe lodhje të tyre. Mungesa e strukturës, është shkaku kryesor i sjelljeve problematike.
3. Fokusohuni në dhurata që rrisin vetë-vlerësimin
Përpiquni të bëni dhurata që nxisin krijimtarinë, talentin dhe aftësitë motorike si instrumente muzikore, instrumente vizatimi e pikture, kamera, etj. Fëmijët pëlqejnë shumë të zbulojnë talente të reja. Zbulimi i talenteve forcon vetë-vlerësimin e tyre dhe rrit besimin në vete. Kështu ata mësojnë se nuk u nevojiten gjëra të tepërta për tu ndjerë mirë për veten.
4. Mësojini lumturinë e ‘dhënies”.
Fëmijët, prindët e të cilëve i inkurajojnë ata për ti dhënë dhurata të tjerëve përjetojnë një ndjesi të fortë përkatësie në komunitet dhe ndërlidhje me njerëzit. Ndihmoni fëmijët të mësojnë vlerën e të dhënit duke i angazhuar në aktivitete altruiste, si punë vullnetare ose të ndihmojnë njerëzit në nevojë.