Çfarë duhet të bëjmë për makthet e natës që përjetojnë fëmijët? - asistencafamiljare.al

Blog

Çfarë duhet të bëjmë për makthet e natës që përjetojnë fëmijët?

Masat parandaluese janë shumë efektive në shmangien e maktheve të natës së fëmijës suaj.

Sipas Qendrës Burimore Amerikane të Maktheve Nokturne, 1.5 milionë fëmijë vuajnë çdo vit nga makthet e natës në SH.B.A. Makthi i natës, nuk është një ëndërr e keqe normale; kur fëmija i vogël përjeton një makth nate, fëmija befas frikësohet jashtëzakonisht shumë gjatë gjumit, njësoj sikur të jetë duke përjetuar një haluçinacion. Meqenëse makthet e natës ndodhin gjatë periudhës fillestare të gjumit të thellë, nuk është aq e lehtë ta zgjosh fëmijën për të zgjidhur problemin.

“Makthet e natës ndodhin gjatë fillimit të natës, kur vogëlushët ende nuk kanë filluar të hyjnë në proçesin e ëndërrimit,” thotë Susie Menkes, Ph.D., specialiste e gjumit të fëmijëve të porsalindur dhe fëmijëve nga 1 vjeç e gjysëm deri 3 vjeç e gjysëm, e cila është themeluese e klinikës së specializuar për shëndetin e çrregullimeve të gjumit “Healthy Little Sleepers’’. “Nëse është pas mesnate dhe fëmija fillon të qajë, kemi të bëjmë me një zgjim të thjeshtë nate.”

Por, çfarë duhet të bëjmë nëse fëmija përjeton makth nate?

“Thjesht, ASGJË,” thotë Menkes.

“Edhe pse është instikti i çdo prindi të marrë në krahë dhe ta zgjojë fëmijën e tij, gjëja më e mirë është që fëmija të lihet i qetë.” Menkes shpjegon se nëse ju e merrni në krahë fëmijën, ai do të shohë përtej teje, sikur ti të mos ishe aty. Përveç se është e çuditshme për prindin, marrja në krahë dhe zgjimi as nuk e ndihmon fëmijën. Kur dalin nga makthi i natës, e gjenden në krahët tuaj, fëmijët ndjehen edhe më të shokuar — pasi nuk e dinë pse ju jeni aty.

Gjëja më turbulluese e maktheve të natës, është paaftësia e prindve për të qetësuar një fëmijë të shqetësuar. “Megjithëse ulërimat dhe qarjet e fëmijës mund të jenë të dhimbshme për tu dëgjuar e parë, i vogli juaj as nuk e ka idenë se ky episod është duke ndodhur,” thotë Menkes.

Makthet e natës mund të duken shumë serioze, por nuk janë aq të tmerrshme sa ç’mund të mendohen. Fëmija juaj nuk ka gjumë të stresuar sepse është traumatizuar — shkaqet e maktheve të natës, janë shumë më të parrezikshme.

Makthet e natës, janë diçka që trashëgohen në familje. Pra, nëse ndonjë nga prindët ka përjetuar makthe nate kur ka qënë fëmijë, fëmijët e tyre kanë shumë gjasa ti përjetojnë makthet gjithashtu. Makthet e natës, mundet gjithashtu të rezultojnë nga mbi-lodhja, stresi, mjekimet dhe temperatura e lartë. “Nuk jemi gjithmonë në gjendje ti parandalojmë këto gjëra, por mund të përpiqemi ti minimizojmë ato,” thotë Rebecca Michi, një konsulente e çertifikuar për gjumin e fëmijëve.

Meqenëse mbilodhja është një nga nxitësit më të mëdhenj të maktheve, Michi sugjeron që prindët të fokusohen në rutinën e përditshme të kohës për gjumë. Duhet të vini fëmijën të flejë në të njëjtën kohë, çdo natë, dhe të ruani qëndrueshmëri në orarin e zgjimit. “Prioritetet në rradhë të parë!

Ofrojini fëmijës suaj kushtet optimale të fjetjes, që do të thotë – një dhomë e freskët, të bjerë në gjumë herët, dhe të zgjohet herët, thotë Menkes.” Një dhomë shumë e ngrohtë mund të çojë në makthe nate më të shpeshta. Shtyrja e orarit të gjumit, qoftë dhe me 30 minuta, mund të shkaktojë makthe gjithashtu.

Është gjithashtu e rëndësishme që fëmija të zgjohet në një ambjent të shëndetshëm. “Nëse ndihmoni fëmijën tuaj të administrojë shëndetshëm situatat stresante të jetës së tij, ju e ndihmoni atë edhe të minimizojë makthet e natës. Flisni me fëmijët tuaj për ndryshimet që ndodhin në jetën e tyre, si për shembull- ardhja në jetë e një motre ose vëllai, ndryshimi i shtëpisë, fillimi i kopshtit apo shkollës, etj., pasi të gjitha këto ndryshime stresante mund të nxisin makthet e natës,” thotë Michi.

Ju mund të parashikoni gjithashtu kur mund të ndodhë një makth nate, dhe ta parandaloni atë, pasi shumicat e maktheve ndodhin gjatë 90 minutave të para të gjumit. Menkes sugjeron të parandaloni makthin e natës duke shkuar në dhomën e fëmijëve tuaj dhe të ri-vini në vënd ciklin e tyre të gjumit rreth 15 minuta para se të fillojë makthi i natës që ju parashikoni të ndodhë. “Shkoni në dhomën e fëmijës dhe zgjojeni shumë ngadalë,” thotë Menkes. “Ne duhet ti ri-sjellim në gjumë më të lehtë, meqenëse kjo parandalon makthin nëpërmjet vendosjes së fëmijës në një tjetër pjesë të ciklit të tij të gjumit — jo në gjumë të thellë, që është momenti kur ndodh makthi.”