Çfarë e shkakton bullizmin? Arsyet shkencore dhe psikologjike shkaktare të këtij fenomeni
Kërkimet e fundit shkencore kanë zbuluar se 1 deri 2 njerëz përjetojnë bullizëm në jetën e tyre para moshës 20 vjeçare.
Në këtë artikull, nëpërmjet kërkimeve të fundit shkencore në psikologji, eksplorohen arsyet pse njerëzit bëjnë bullizëm, efektin që bullizmi ka tek njerëzit dhe gjithashtu disa efekte të diskutueshme (por pozitive) të bullizmit.
Në shumicën e rasteve, personat bullistë kërkojnë të fitojnë një ndjesi pushteti, qëllimi dhe kontrolli mbi viktimat e tyre. Mënyra më e thjeshtë për ta bërë këtë është përqëndrimi tek diçka unike e viktimës dhe krijimi i një pasigurie të re tek viktima, me qëllimin për ta lënduar fizikisht ose emocionalisht.
Ne, si njerëz, përjetojmë bullizëm dhe si rezultat bëhemi kritikë të vetes. Ne duam të kuptojmë arsyen pse jemi në shënjestrën e bulli-t, dhe fillojmë të fajësojmë veten. Më pas fillojmë të ndryshojmë ose fshehim atë pjesë specifike të karakterit që na e sulmojnë në mënyrë që t’i shpëtojmë bullizmit. Ne lyejmë flokët, ndryshojmë veshjen, mbulojmë pjesë të trupit sikur të kemi diçka që na turpëron para të tjerëve.
Kur bullizmi fillon të ndikojë sjelljen tonë fizike dhe mënyrën në të cilën e shohim vetveten, ndikohet gjithashtu shëndeti ynë fizik dhe mendor.
Arsyet pse njerëzit bëjnë bullizëm
Në anketën vjetore të vitit 2016 rreth bullizmit, shumica e bull-istëve thanë që nuk shpenzojnë shumë kohë pranë prindërve të tyre. Gjithashtu shumë prej tyre pranuan se në shtëpitë e tyre kishte shumë konflikt.
Disa të tjerë kanë përmendur arsye të tjera si vdekja e një anëtari të familjes, një kafshe të dashur, shpërbërje të familjes dhe situata të tjera rënduese.
Qëndra e bamirësisë “Ditch the Label” anketoi 8,850 persona nga mosha 12 deri 29 vjeç. 14% thanë se kanë bërë bullizëm.
Rezultatet sugjerojnë se personat që kanë përjetuar bullizëm kanë predispozicion të dyfishtë për t’u bërë bullistë edhe vetë.
Bullizmi dhe truri
Korteksi anterior cingulate është ajo pjesë e trurit e cila mban përgjegjësi për dy funksione të rëndësishme që kanë lidhje me bullizmin. Së pari, nxit reagimin tonë ndaj frikës. Për shembull, nëse një fëmijë shtyhet dhe ndjehet i kërcënuar tek këndi i lojrave, atij i mbi-aktivizohet kjo pjesë e trurit – e cila ose e qetëson atë, ose nxit sistemin e reagimit “lufto-ngri në vend-ose sulmo”.
Së dyti, luan një rol të rëndësishëm në kapacitetin tonë për empati. Kjo është një veçori kritike në situata bullizmi, në të cilin viktima përpiqet të kuptojë përse bullisti sillet në këtë mënyrë, ose i mëson viktimës udhëzime dhe kufizime sociale.
Ne duhet të marrim në konsideratë se zonat e trurit ku nis empatia janë ndryshe tek adoleshentët e sotshëm. Një studim i udhëhequr nga Sara H. Konrath, Instituti i Hulumtimeve Sociale, mori në studim rreth 13,000 studentë kolegji, dhe doli në konkluzionin se të rinjtë e sotshëm, krahasuar me studentët e studiuar në vitet 1970, kanë një empati 40% më të ulët!
Disa nga efektet që ka bullizmi në tru
- Si rezultat i bullizmit të përsëritur, zonat e sipërpërmendura të trurit nuk zhvillohen dhe nuk funksionojnë ashtu siç duhet.
Si rrjedhojë, në moshën e adoleshencës, fëmijët bëhën më impulsivë, anksiozë dhe agresivë.
- Studiues Martin Teicher zbuloi se korpus kolosum i fëmijëve që kanë vuajtur nga abuzimi është mesatarisht 40% më i vogël.
Kjo mund të sjellë sjellje të ndryshme maniake, ndryshime të befta humori, probleme me inteligjencën sociale, dhe e bën shumë të vështirë për adoleshentët të reagojnë ndaj rrethanave dhe ndodhive të ndryshme në mënyrë empatike dhe racionale.
- Studime të tjera kanë treguar se ka një ulje në rrjedhën e gjakut në pjesën e trurit që quhet vermis cerebellar, gjë që mund të shkaktojë dëmtime serioze në tru.
Ulja e rrjedhës së gjakut në këtë zonë do të thotë depresion, irritim dhe dëmtim të vëmëndjes tek adoleshentët.
- Ajo çfarë shumë viktima të bullizmit nëpër shkolla e përshkruajnë si stres permanent, shkakton nivele të larta norepinephrine. Nën stres, kjo shkakton ankth permanent dhe pamundësi për të menduar në mënyrë të kthjellët.
A ka bullizmi efekte pozitive?
Megjithëse kjo mund të duket pak kontradiktore, ekzistojnë disa efekte pozitive të bullizmit. Por sigurisht efektet negative janë shumë më serioze.
Të qenurit viktimë e bullizmit mund t’i ndihmojë fëmijët të mësojnë si të manaxhojnë kontradiktat e konfliktet dhe nxit aftësinë për ndërveprim social gjithashtu.
Helene Guldberg, profesore e asocuar në Open University thotë: “Bullizmi është bërë një çështje tabu në shoqërinë tonë, dhe shpesh nuk shtrojmë pyetje rreth kësaj teme. Fakti se fëmijët mund të dëmtohen përjetë si rezultat i ofendimeve nga shokët e shkollës tashmë pranohet si gjë normale. Si rezultat, kodet e mirësjelljes që mbizotërojnë në këndet e lojrave, dhe roli ndërhyrës i të rriturve në konfliktet fëmijërore, tanimë shihet si një zhvillim i nevojshëm njerëzor dhe i padiskutueshëm.
Për fat të keq, nuk ekzistojnë mjaftueshëm akademikë të cilët janë të pregatitur të japin alternativat më optimale të këtyre çështjeve kontradiktore.”
“Nëse ne i trajtojmë fëmijët sikur ata të mos kenë aftësi të përballen me përvoja të dhimbshme, ka shumë të ngjarë që të ndikojmë në uljen e vetëvlerësimit dhe konfidencës së tyre, dhe ata nuk do të përballen me ngjarje të vështira gjatë jetës së tyre. “Kjo e pengon rritjen e tyre”, thotë Guttenberg.
Fëmijët duhen inkurajuar të supozojnë se marrëdhënia e tyre me fëmijë të tjera duhet parë me dyshim dhe mund ti dëmtojë, por duhet të zhvillojnë aftësi si ti kalojnë vështirësitë sociale”, shton ajo.