Çfarë është loja simbolike? - asistencafamiljare.al

Blog

Çfarë është loja simbolike?

Çfarë ju vjen ndërmend kur dëgjoni fjalën “lojë fëmijësh”? Një parashkollor që luan rolin e një të rrituri veshur me rroba të rriturish? Fëmijë të vegjël që luajnë me kuti dhe mbështjellin tuba kartoni me letër të ngjyrosur?

Fëmijët luajnë gjithë kohën, dhe shpesh orientohen nga vetë krijimtaria e tyre. Fëmija mund ta kthejë kutinë e kartonit në një makinë garash thjesht duke përdorur pak imagjinatë. Këto lojra imagjinative quhen “lojra simbolike.”

Loja simbolike ndodh kur fëmija përdor objekte që zëvëndësojnë objekte të tjera. Të flasësh në telefon nëpërmjet një bananeje ose të përdorësh një kuti bosh si anije kozmike, këto janë shembuj të lojës simbolike. Si të gjitha llojet e tjera të lojrave, loja simbolike është e rëndësishme për zhvillimin akademik dhe zhvillimin shoqëror. Disa zona që përmirësohen nga loja simbolike janë:

  1. Aftësitë konjitive. Loja simbolike ilustron zëvëndësimin e diçkaje për diçka tjetër. Ky koncept është vital për çdo lëndë akademike, që nga letërsia deri tek matematika; si kur kutia e facoletave shërben si një këpuce ashtu edhe kur një njollë mbi letër përfaqëson një tingull. Loja simbolike gjithashtu u jep fëmijëve mundësinë për të rimenduar dhe zgjidhur skemat dhe problemet e tyre. Prezanton një hapësirë të sigurtë ku fëmijët mund të mësojnë dhe eksperimentojnë.
  2. Aftësi socio-Emocionale. Loja simbolike shpesh ndërthuret me lojën në grup. Dy fëmijë mund të ndajnë përvojën e të imagjinuarit të një bote ose historie nëpërmjet objekteve. Kjo sjell shumë mundësi që nxënësit e vegjël të fitojnë aftësi si negocimi, të dëgjuarit, të mbajturit rradhë, e të adaptuarit të sjelljeve. Ndërkohë që historia zhvillohet, fëmijët mësojnë të adoptohen dhe të marrin ide nga të tjerët. Loja simbolike gjithashtu ofron mundësi që fëmijët ti përjetojnë fantazitë e tyre, si në rastin kur marrin përsipër rolin e prindit dhe ndjehen në kontroll. Këto përvoja mund të lehtësojnë stresin dhe u mësojnë fëmijëve kontroll emocional.
  3. Aftësi motorike. Përdorimi i objekteve të skenimit të lojës inkurajon fëmijët të kontrollojnë lëvizjet e tyre. Fëmijët përdorin lëvizje të vogla dhe të mëdha, sipas rastit gjatë lojës simbolike. Ata vrapojnë e kacavirren në hapësirën e skenuar të lojës, dhe përmirësojnë kështu aftësitë motorike ndërkohë që gjithashtu qëndrojnë fizikisht aktivë.
  4. Aftësi shkrimi e këndimi. Nuk mund të ekzistojë shkrimi e këndimi pa simbole. Loja simbolike u mëson fëmijëve se objektet mund të përfaqësojnë diçka tjetër, njësoj si gërmat e alfabetit përfaqësojnë tinguj, dhe si fjalët përfaqësojnë objekte dhe emocione. Loja simbolike gjithashtu inkurajon fëmijët të përdorin fjalët familjare në kontekst të ndryshëm; fëmijët nuk mund të shkojnë për të bërë pazarin pa përdorur fjalë si ushqimi ose paraja, dhe aktrimi i situatave duke përdorur këto fjalë i ndihmon ata të forcojnë kuptimin e tyre.

Loja simbolike është një funksion i rëndësishëm zhvillimor, dhe është gjithashtu diçka që mund të kryhet lehtësisht në çdo ambjent. Shumica e fëmijëve parashkollorë e përjetojnë vetvetiu lojën simbolike, por edhe kujdestarët e tyre gjithashtu mund të përdorin lojën simbolike për të ilustruar koncepte të rëndësishme.