Disa cilësi që fëmijët duan tek një babysitter - asistencafamiljare.al

Blog

Disa cilësi që fëmijët duan tek një babysitter

Gjatë proçesit të intervistimit, si prindërit ashtu edhe kujdestarët duhet të mendojnë për atë çka dëshirojnë fëmijët.

Kur familjet kërkojnë një babysitter, ata zakonisht përpilojnë një listë kriteresh. Prindët duan një babysitter të përgjegjshme dhe të duruar dhe që të ketë njohuri rreth sigurisë dhe kujdesit për fëmijët. Gjithashtu, babysitter-at konsiderojnë të njëjtat gjëra dhe bëjnë përpjekje ti tregojnë prindërve se ata i posedojnë cilësitë e dëshiruara nga ato.

Por, a e dimë se çfarë duan fëmijët tek një babysitter?

Nuk flasim për ëndrrën e fëmijëve të një babysitter që u jep karamele dhe çokollata tërë ditën, sigurisht që jo. Por është e rëndësishme të marrim në konsideratë preferencat e fëmijëve. Mbit ë gjitha, fëmijët janë ata që do shpenzojnë kohën më të madhe më babysitterin. Nëse prindët i pyesin për opinionet e tyre, fëmijët ndjehen pjesë e proçesit dhe entuziazmohen për babysitter-in e re. Dhe kur babysitter-at konsiderojnë dëshirat e fëmijëve së bashku me ato të prindërve, do ta kenë më të lehtë të krijojnë lidhje me fëmijët për të cilët kujdesen.

Mëposhtë janë 9 cilësi që fëmijët mund të dëshirojnë t’i ketë një babysitter.

Energjike

Është e rëndësishme për fëmijët të shkojnë mirë me babysitter-in e tyre. Fëmijët gjithmonë shkojnë mirë me dikë që luan me to lojrat që fëmijët i pëlqejnë më shumë – që nga kukafshehthi e deri tek lufta me jastëkët dekorativë të divanit. çfarëdo lloj loje që ofron shumë lëvizje, është e mirëpritur nga fëmijët.

Ektroverte

“Fëmijët duan që babysitter të jetë krijuese, plot imagjinatë dhe e shoqërueshme. Një babysitter ekstroverte hyn menjëherë në nivelin e tyre të lojës dhe kryen me to aktivitete argëtuese. Një babysitter që rri në divan me TV përpara ose me telefon në dorë, duhet vërtet të konsiderojë një profesion tjetër.

Mendje-Hapur

Fëmijët dashurojnë lojën, pra, një babysitter që bie dakord të luajë siç duan të luajnë fëmijët, është e domosdoshme për ta. Fëmijët i pëlqejnë të rriturit që luajnë si fëmijë.

Përcakton kufinj

Fëmijët gjithashtu pëlqejnë rutinën. Edhe pse nuk e kuptojnë, ata rriten shkëlqyeshëm në një ambjent të parashikueshëm. Fëmijët duan një babysitter që nuk ka frikë të caktojë kufinj dhe nuk druhet të punojë me rutinën e stabilizuar në shtëpinë ku punon.

Kreative

Fëmijët kanë një botë me energji brënda tyre. Për ti mbajtur të argëtuar, babysitter duhet të jetë vërtet krijuese. Babysitter duhet të jetë e aftë të mendojë ide të reja dhe novatore. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për fëmijë nga 1-3 vjeç të cilët kanë vëmëndje me kohëzgjatje të shkurtër. Angazhimi vetëm në një aktivitet të vetëm mund të jetë thuajse i pamundur ndonjëherë, kështu që babysitter duhet të kuptojë kur interesi për aktivitetin në fjalë po shuhet, për të kaluar tek një aktivitet tjetër më interesant.

E këndshme dhe e sjellshme

“Sigurisht që fëmijët duan që personi që kujdeset për ta, t’i pëlqejë ata dhe të vijë në punë me gëzim. Prindët gjithashtu duan dikë që sillet mirë dhe tregon dashuri për fëmijët e tyre.

Inteligjentë

E pranojnë ose jo, fëmijët e pëlqejnë sfidën. Dhe pëlqejnë të marrin përgjigje inteligjente kur bëjnë pyetje. Babysitter-at duhet të jenë të arsimuara mjaftueshëm që të jenë në gjendje ti përgjigjen kuriozitetit të fëmijëve.

E përgjegjshme

Të gjithë fëmijët, pavarësisht moshës, duan një babysitter që i bën të ndjehen të sigurtë. Kjo është absolutisht thelbësore. Ata duhet të ndjehen se mund t’i besojnë babysitter-it dhe gjykimit të saj. Një cilësi thelbësore e një kujdestareje të mirë fëmijësh është “të menduarit shpejt”. Fëmijët duan të ndjehen të sigurtë, si në shtëpi ashtu edhe në park e kudo tjetër, kështu që babysitter duhet të jetë e fokusuar tek siguria e kujdesi i fëmijëve dhe të tregojë konfidencë për cilësitë e saj manaxhuese.

Argëtuese

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, fëmijët duan një babysitter që di të argëtohet edhe vetë me ta! Babysitter-at më të mira i bëjnë fëmijët të buzëqeshin vesh më vesh teksa bëjnë diçka produktive dhe argëtuese njëkohësisht.

Ka disa ndryshime midis asaj çka duan prindët dhe asaj çka duan fëmijët tek një babysitter. Dhe aty ku ka ndryshime, duhet gjetur një e mesme e artë. Një babysitter e mirë është ajo që konsideron të dyja anët – që jo vetëm plotëson kriteret e prindërve, por gjithashtu përmbush edhe pritshmëritë e fëmijëve.