Disa pyetje që duhet ti bëni çdo dadoje
Prindërit kanë tendencën të jenë shumë të kujdesshëm me pyetjet që i drejtojnë personit që do kujdeset për fëmijën e tyre, nga frika mos i bëjnë të ndjehen keq personat e intervistuar. Por ndonjëherë empatia për të tjerët mund të shkaktojë rrezik për fëmijën. Personi që do kujdeset për fëmijën tuaj duhet të jetë person i shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht, dhe prindërit duhet ti bëjnë të gjitha pyetjet, edhe pse merakosen që të mos duken të pasjellshëm.
Nëse jeni duke kërkuar një babysitter, bëjani asaj të gjitha pyetjet e vështira. Është e rëndësishme të shikoni reagimin e tyre ndaj këtyre pyetjeve të vështira. Nuk është e rëndësishme se si ato përgjigjen, (ndonjëherë nuk tregojnë të vërtetën), por është e rëndësishme është si e japin përgjigjen dhe çfarë emocionesh demostrojnë.
A ju duhet të merrni mjekime me recetë që mund të shkaktojnë marrje mendsh apo ndikojnë në kapacitetet e të menduarit?
Nuk ju nevojitet një dado që fle gjumë tërë ditën. Disa medikamente mund të shkaktojnë letargji të konsiderueshme tek njerëzit. Prindërit kanë të drejtë të dinë në ç’gjendje mendore janë personat që kujdesen për fëmijën e tyre.
A keni histori depresioni apo ankthi? Nëse po, çfarë ju shkakton ankth?
Nuk dihet nëse këto çështje mund të shkaktojnë probleme në kujdesin e fëmijës. Dado duhet të jetë në gjendje të ruajë qetësinë në situata stresuese.
A do të keni ndonjëherë nevojë të shoqëroheni nga dikush tjetër kur vini në punë? Nëse po – a kanë këto persona probleme me alkoolin, bixhozin, apo çrregullim personaliteti?
Edhe nëse aplikantet për babysitter insistojnë se askush nuk do ti shoqërojë në punë, ju mund të insistoni me pyetje si “Por nëse domosdoshmërisht ju duhet t’ju shoqërojë dikush, kush do ishte personi shoqërues? A është ky person i sigurtë për të qëndruar pranë fëmijës suaj?”
Keni pasur ndonjëherë probleme me drogën apo alkoolin? A ka pasur dyshime ndonjë punëdhënës i mëparshëm?
Pjesa e fundit e pyetjes ka për qëllim ti bëjë aplikantet të pyesin veten. Mos vallë punëdhënësi ka dëgjuar diçka nga punëdhënësit e mëparshëm që prek këtë çështje? Nëse babysitter fsheh diçka, ose do ta mohojë me pasion ose do përpiqet të mbrojë veten.
Cilat janë situatat kritike në punën me fëmijën? Mund të jepni një shembull?
Mos bëni vetëm pyetje të situatave normale – fokusohuni tek pyetjet e vështira. A tregon aplikantja ndonjë rast të tillë nga përvoja e saj? Si ka reaguar ajo gjatë kësaj situate?
Kë do telefononi në rast urgjence?
Është e rëndësishme që babysitter të dijë të sillet në mënyrë profesionale kur punon me fëmijën tuaj. Personi i parë që duhet telefonuar është nëna ose babai i fëmijës, dhe nëse këta të dy nuk përgjigjen në telefon, duhet telefonuar një i rritur tjetër që autorizojnë prindërit e fëmijës për të marrë vendime rreth fëmijës.
A keni goditur ndonjëherë një fëmijë? Qoftë edhe fëmijën tuaj?
Sigurisht që aplikantja mund të mos jetë e sinqertë, por nëse jeni në gjendje të lexoni njerëzit, do ta dini përgjigjen e saktë.
Përshkruaj fëmijën më të bezdisshëm për të cilin jeni kujdesur ndonjëherë.
Kështu krijoni një ide se çfarë e shqetëson më shumë këtë person. A tregon mungesë durimi nga ana e saj ky rast që tregon? A po ju jep një përgjigje “të sheqerosur”?
Përshkruaj prindërit më të bezdisshëm për të cilët ke punuar ndonjëherë.
A janë duke ju përshkruar ju? A i shqetësojnë më shumë prindët e përfshirë në jetën e fëmijës apo prindët indiferentë ndaj fëmijës?
Nëse ju duhet të disiplinoni fëmijën tonë, si do ta bënit?
Kjo është një pyetje e rëndësishme. Mos mendoni që dado nuk i godet apo dënon fëmijët në mënyra që për ju mund të jenë të papranueshme.
Si ju kanë disiplinuar ju prindërit tuaj kur ishit e vogël?
Nëse dëshironi një pamje më të qartë rreth pyetjes së mësipërme, kjo është përgjigja që po kërkonit. Çfarë përshkruan zonja në fjalë? Nëse janë disiplinuar nga prindër shumë strikte dhe autoritarë, a e mbështesin këtë lloj stili apo shprehen se ky stil është i papërshtatshëm?
Besojini intuitës suaj!
Nëse intuita juaj ju thotë që diçka nuk shkon, ka shumë gjasa që intuita të mos jetë e gabuar.