Fëmijët kanë më shumë nevojë për strukturë se sa ngrohtësi nga prindërit, sipas një psikologu të njohur fëmijësh %Fëmijët kanë më shumë nevojë për strukturë se sa ngrohtësi nga prindërit, sipas një psikologu të njohur fëmijësh%sepsitename%%

Blog

Fëmijët kanë më shumë nevojë për strukturë se sa ngrohtësi nga prindërit, sipas një psikologu të njohur fëmijësh

Fëmijët kanë nevojë si për afeksion ashtu edhe për strukturë, në mënyrë që të zhvillohen në persona të rritur me siguri dhe lumturi. Por nëse prindërit munden t’i ofrojnë vetëm një nga të dyja, duhet të jetë struktura, thotë Lisa Damour, psikologe e specializuar në vajza adoleshente, si dhe autore e: Guida e vajzave adoleshente përmes shtatë tranzicioneve drejt moshës së rritur.

“Mund të marrin ngrohtësi nga mësuesit, prindërit e miqtë, por mund të marrin strukturën vetëm nga prindërit e tyre,” thotë Damour.

Kjo bie në kontradiktë me shumë mesazhe që u dërgohen prindërve nëpërmjet kulturës popullore dhe udhëzimeve të prindërimit. Por Damour, thotë që ekzistojnë studime që mbështesin këtë teori. Fëmijët që rriten në një ambient strikt të ngjashëm më një ambjent biznesi mund të jenë më pak të lumtur kur rriten, por do t’i kenë të gjitha instrumentet që iu duhen për të funksionuar. Fëmijët e rritur pa disiplinë ose rregulla nuk janë të mirë-pajisur për moshën e rritur.

Pasojat më të këqija vijnë kur fëmijët rriten pa asnjërën nga sa u përmnd mësipër, dhe fëmija rrezikon të përfshihet në aktivitete delinkuente. Është shumë më mirë të sigurohemi që fëmija t’i ketë të dyja. “Duhet të ndjejne dashuri dhe duhet të dinë rregullat,” thotë ajo. “Kjo është puna juaj si prindër”.

Adoleshentët aktualisht duan strukturë nga prindërit e tyre, pavarësisht protestave që mund të pasqyrojnë. Prindërit lejues dhe të paqëndrueshëm mund të prodhojnë fëmijë që vuajnë nga ankthi, thotë ajo.

“Të jesh adoleshent, ndjehesh sikur je jashtë kontrollit dhe rrethohesh nga njerëz që janë jashtë kontrollit,” thotë ajo. “Nuk të duhen edhe prindërit jashtë kontrollit.”

Damour—nëna e një vajze adoleshente—thotë se ajo i pajis prindërit me disa rregulla të shpejta dhe strikte gjatë praktikës së saj. Por ajo ofron disa këshilla në mënyrën se si të rrisim fëmijët adoleshentë:

  • Përcaktoni rregulla rreth sigurisë. Fëmijët janë të prirur të ndjekin udhëzimet nëse e kuptojnë se qëllimi i rregullave është për të ruajtur sigurinë e tyre. Kur insistoni se arsyeja e rregullit është për çështje moraliteti apo hierarkie (p.sh. “sepse jam babai yt!”) ka shumë gjasa që rregulli të mos zbatohet.
  • Mos nënvlerësoni fuqinë e të kërkuarit falje. U tregon adoleshentëve se janë të respektuar dhe krijojnë besim tek ju.
  • Stresi është pjesë normale e rritjes dhe ndihmon adoleshentët të rriten e të bëhen rezilientë. Bëhet problem kur ata nuk kanë mundësi të relaksohen.
  • Teknologjia duhet t’i prezantohet fëmijëve sa më vonë të jetë e mundur dhe të mbahet jashtë dhomës së tyre të gjumit. Video-lojërat, media sociale dhe interneti kërkon vëmendjen e tyre. Kjo e bën teknologjinë armikun e gjumit që është kritik për shëndetin e fëmijëve dhe adoleshentëve, thotë Damour.

Së fundmi, prindërit janë gjykuesit më të mirë të asaj çka është më e mira për fëmijët e tyre. “Ka miliona mënyra për të bërë gjënë e duhur.”