Fëmijët konsumojnë më shumë kalori gjatë mes-vakteve pas lojës se sa djegin gjatë aktivitetit fizik - asistencafamiljare.al

Blog

Fëmijët konsumojnë më shumë kalori gjatë mes-vakteve pas lojës se sa djegin gjatë aktivitetit fizik

Prindët mund të mos e dijnë që ka shumë kalori në çokollatat e ëmbëlsirat që konsumohen pas lojës prej fëmijëve të tyre. Por, studimet tregojnë sa shumë e dëmtojnë shëndetin e fëmijëve këto ushqime të konsumuara midis vakteve kryesore.

Një studim i ri i Universitetit Brigham Young, kryer nga studiuesit e shëndetit publik, demonstron se numri i kalorive të konsumuara pas lojës nga fëmijët, tejkalon numrin e kalorive të djegura gjatë lojës.

“Fëmijët po mbingarkohen nga kultura e mes-vakteve gjatë gjithë kohës—festa në shkollë, ditëlindje, lojra sportive, etj” thotë autorja e studimit dhe profesore në Universitetin Brigham Young, Lori Spruance. “Nuk duhet ti bombardojmë fëmijët me sheqer pas lojës. Vetëm po dëmtojmë shëndetin e tyre”

Për studimin, Spruance dhe studentët e saj vëzhguan fëmijët e klasës së tretë dhe katërt në 189 ndeshje futbolli, basketbolli dhe bejsbolli, duke mbajtur shënim aktivitetin e tyre fizik dhe kaloritë e konsumuara pas lojës. Studjuesit zbuluan se prindërit sillnin me vete snacks 80% të kohës, ku gjithashtu 90% e pijeve pas lojës përmbanin sasi të mëdha sheqeri. Aktiviteti fizik u gjurmua duke përdorur metodën SOFIT, ku aktiviteti i fëmijës regjistrohet në një shkallë nga 1 në 5 (1 = aspak; 5 = vrapon) çdo 10 sekonda.

Studjuesit zbuluan se shpenzimi mesatar i energjisë për fëmijët e vëzhguar ishte 170 kalori për çdo lojë ndërkohë që konsumi i kalorive pas lojës ishte 213 kalori. Sasia mesatare e sheqerit të konsumuar nëpërmjet pijeve pas lojës ishte 26.4 gramë—ndërkohë që sasia e rekomanduar për fëmijët në ditë nuk duhet ti kalojë 25 gramë. (lëngje frutash dhe pije të gazuara ishin lëngjet më të konsumuara dhe biskotat,çokollatat dhe patatinat ishin ushqimet më të konsumuara.)

Studimi i publikuar në Ditarin Amerikan të Sjelljes së Shëndetit, gjithashtu zbuloi se fëmijët mesatarisht luajnë për 27 minuta në çdo lojë, ku futbolli ofron më shumë aktivitet fizik se sportet e tjera. Fëmijët duhet të kryejnë minimalisht 60 minuta aktivitet fizik në ditë duke filluar nga mosha 5 vjeç.

43 kalori shtesë që fëmijët mbajnë në trupin e tyre mund të mos duket shumë, por nëse fëmijët luajnë dy herë në javë, do të thotë që këta fëmijë në fund të vitit mbajnë në trupat e tyre mijra kalori me origjinë nga sheqeri.

“Shumë fëmijë marrin pjesë në lojë, vetëm për të përfituar ëmbëlsirat e tyre pas aktivitetit, gjë që nuk ndihmon në zhvillimin e zakoneve të shëndetshme të shëndetit në afat të gjatë,” thotë Spruance. “Shpërblimi duhet të jetë, “Shkoj për tu dëfryer, për të vrapuar me shokët e për të fituar lojën.'”

Si të ndryshojmë kulturën e mes-vakteve

Ujë në vend të pijeve plot sheqer dhe fruta e perime në vend të ëmbëlsirave të paketuara. 

“Ndryshimet e vogla bëjnë diferencën në promovimin e peshës së shëndetshme të fëmijëve tanë,” shkruan bashkë-autori Jay Maddock, profesor i shëndetit publik në Universitetin Texas A&M. “Kur fëmijët tuaj luajnë dhe aktivizohen në sporte, zgjidhni ujin, frutat dhe perimet, ose një burim të shëndetshëm proteinash si arrat, bajamet dhe lajthitë.”

Todd Hollingshead, Brigham Young University