Fëmijët rezilientë vijnë nga prindërit që bëjnë këto 8 veprime
Ti lejoni fëmijët të dështojnë dhe më pas t’i flisni për këtë, i bën ata më të suksesshëm.
Kur je fëmijë, çdo gjë kthehet në tragjedi. Tosti juaj është djegur pak? Kjo është një horror i vërtetë. Nuk ndërton dot një konstruksion me lego? Ulërima e përplasje këmbësh në dysheme.
Këtë nuk mund ta ndryshojmë. Gjithsesi, mund të armatosim fëmijën me teknika të cilat i mësojnë si ta rimarrin veten nga betejat ditore, në mënyrë që, më vonë në jetët e tyre, kur rreziqet të jenë më reale, ata të dijnë çfarë të bëjnë.
Rezilienca është një sjellje që mësohet nëpërmjet shembujsh dhe mësimesh të qarta, sjellje që i mësojnë fëmijëve, midis të tjerave si të përballojnë më mirë stresin, si të kuptojnë se refuzimi nuk është fundi i botës, dhe si të shohin pengesat si gjëra që nuk i përkufizojnë domosdoshmërisht ato si individë. Por si mundemi ti mësojmë këto sjellje fëmijëve tanë? Sipas Amy Morin, psikoterapeute dhe autore e “13 gjëra mentale që prindërit e fortë nuk bëjnë”, mëposhtë janë 8 praktika të zakonshme që prindërit mund ti aplikojnë me fëmijët e tyre në mënyrë që ata të rriten si fëmijë me reziliencë.
Ata i lejojnë fëmijët të luftojnë
“Të gjithë fëmijët kanë mundësi të zhvillojnë aftësi që i ndihmojnë të bëhen rezilientë,” thotë Morin. “Si prindër, na takon ne që t’ua japim këto aftësi, dhe ti shërbejmë si udhërrëfyes — ti ndihmojmë me diçka kur ata luftojnë dhe ti japim më shumë mundësi për të praktikuar reziliencën.”
Gjëja më e keqe që mund të bëjë një prind, sipas Morin, është ti shpëtojnë fëmijët e tyre më shumë se ç’duhet. Veprime të tilla pengojnë fëmijët të mësojnë si të veprojnë vetë. Me fjalë të tjera, prindërit që u mësojnë fëmijëve të tyre se “të punosh shumë” është pjesë e nevojshme e jetës, dhe se të punosh shumë është realisht e vështirë, janë prindërit që rrisin fëmijë të suksesshëm dhe individë të aftë.
I lejojnë fëmijët e tyrë të përjetojnë refuzimin
Për shumë arsye është thelbësorë që fëmijët të mësojnë si të përballen me fjalën “JO”. Nëse “fëmija juaj nuk përzgjidhet për skuadrën e basketbollit, mund të jetë shumë tunduese të flisni me trajnerin, drejtorin e shkollës, mësuesit, etj, që fëmija të përfshihet në skuadër,” thotë Morin. “Por dështimi mund të jetë një nga mundësitë më të mira për ti mësuar fëmijëve një mësim jete. KËTË MËSIM: Dështimi nuk është fundi i rrugës, ti je mjaftueshëm i fortë ta përballosh dështimin, dhe se kur dështon, gjithsesi ke zgjedhje.”
Nuk pranojnë mentalitetin e viktimës
“Kur fëmijët ju thonë se kanë një problem, është më e lëhtë për ta të fajësojnë persona të tjerë,” thotë Morin. “Ngelin në provimin e matematikës, dhe thonë se mësuesja nuk ka shpjeguar mirë.” Mund të jetë tunduese për prindët të mbajnë anën e fëmijës. Por edhe pse mësuesja mund të mos jetë shumë e aftë, apo nuk ka shpjeguar diçka, ky lloj instikti është i rrezikshëm. “Prindërit duhet ti thonë fëmijëve se jeta nuk është e drejtë por ata janë të fortë mjaftueshëm për tu përballur me padrejtësinë,” thotë Morin. “Për shumicën e prindërve, tendenca është që të vendosin drejtësi: të advokojnë për fëmijët e tyre, të marrim anën e tyre. Kjo thjesht përforcon idenë tek fëmijët që ata janë viktima. Prindërit duhet ta luftojnë këtë instikt me çdo kusht.
Bëjnë në shumë se ti thonë ‘kurajo’ kur ndodhin vështirësitë
Është e rëndësishme ti lejojmë fëmijët të luftojnë, por ti themi thjesht “merru vetë me këtë” apo të injorojmë faktin se vështirësia për to mund të jetë emocionalisht e vështirë, nuk është mënyra e duhur për t’u sjellë si prindër. “Sigurohuni që ti jepni vlerë emocioneve të tyre dhe të jeni empatikë,” thotë Morin. “Prindërit duhet të gjejnë balancën midis të diturit kur duhet ti lejojnë fëmijët të përballen me betejat e tyre, por njëkohësisht të jenë prezentë dhe empatikë.” Të flisni me fëmijët tuaj për ndjenjat e tyre ndërkohë që ata mësojnë duke vepruar është jashtëzakonisht e rëndësishme. Kjo i pajis me aftësi për të folur për ndjenjat e tyre më vonë në jetë, si dhe i mëson si të përballojnë kohët e vështira të jetës. “Prindërit duhet të pyesin veten nëse po i pajisin fëmijët e tyre me aftësi dhe instrumenta në mënyrë që fëmijët të mund ti bëjnë gjërat vetë,” shton Morin. “Nëse ende nuk i kanë këto aftësi, atëherë këtu ka vend për ndërhyrjen e prindërve. Por prindi duhet të sigurohet që po ia mëson fëmijëve këto aftësi gjithashtu.”
I ndihmojnë fëmijët si ti përkufizojnë ndjenjat dhe emocionet e tyre
“Kur fëmijët i etiketojnë emocionet e tyre, ka më pak gjasa që ti kthejnë këto emocione në vepra,” thotë Morin. “Nëse fëmija juaj mund të thotë ‘Jam i zemëruar,’ ka më pak të ngjarë të godasë dhe ulërasë për ta shfaqur këtë emocion.” Me fjalë të tjera: Fëmijët që nuk mund të flasin rreth ndjenjave të tyre, kanë tendencën që ti zbrazin ndjenjat tek të tjerët, që mund të shkaktojë në të ardhmen një të rritur që nuk di të përballet me zemërimin ose trishtimin. Duke i ndihmuar fëmijët të flasin me zë të lartë për emocionet e tyre, ju i pajisni ato gjithashtu me aftësi për të menduar (dhe përballuar) rreth asaj çfarë po i shqetëson.
I mësojnë fëmijëve të tyre mënyra për t’u vetë-qetësuar
“Njoh disa prindër të cilët kanë krijuar një ‘kit qetësimi’ për fëmijën e tyre,” thotë Morin. “Kanë një kit me një libër ngjyrosjeje, plastelinë, krem me aromë të mirë, etj, dhe sa herë fëmija irritohet, prindi i kujton fëmijës të marrë kit-in qetësues.” Megjithëse kjo teknikë specifike nuk funksionon me të gjithë fëmijët, koncepti i teknikës është ti mësojë fëmijës të marrë përgjegjësi për ndjenjat e veta dhe të qetësojë veten. Përdorimi i teknikës dhe disa lloj rutinash ndihmojnë fëmijët të manaxhojnë veten dhe të vazhdojnë të gjejnë mekanizma të shëndetshëm qetësues kur rriten.
I pranojnë gabimet e tyre dhe më pas i korrigjojnë ato
Gabimet e prindërimit janë mundësi për ne që të mësojmë gjithashtu fëmijët tanë si të reagojnë me gabimet dhe të kuptojnë se të gjithë bëjmë gabime. Edhe prindërit më të mirë bëjnë gabime herë pas here. Zemërohen me mësuesit, bashkëshortët, ose harrojnë të bëjnë diçka të rëndësishme. Gjëja e rëndësishme është që prindërit të pranojnë gabimet e tyre para fëmijëve — dhe më pas ta korrigjojnë problemin. Kjo i tregon fëmijëve se sado i madh të jetë gabimi, nëse janë të ndershëm për ta pranuar dhe përpiqen ta rregullojnë, gjërat ndryshojnë për mirë.
Gjithmonë e lidhin vetëvlerësimin e fëmijës me nivelin e përpjekjeve të tyre
“Ka kërkime shkencore që tregojnë se kur vajzat janë të suksesshme ne themi, ‘Dole mirë sepse ke studiuar shumë.’ Por kur djemtë janë të suksesshëm ne themi diçka si, ‘Dole mirë në provim sepse je i zgjuar,’” thotë Morin. Për Morin ky fenomen përbën një problem. Lidhja e rezultatit të fëmijës me talentin e fëmijës mund të shkaktojë problematika afatgjata. “Kur fokusohemi shumë tek rezultati, fëmijët mund të bëjnë hile e të kopjojnë në shkollë të mesme, pasi do të mendojnë se gjëja më e rëndësishme është nota e lartë dhe nuk ka rëndësi si e marrin këtë notë. Ne duhet ti mësojmë fëmijëve se gjëja më e rëndësishme është të jenë të ndershëm, të sjellshëm dhe të punojnë shumë. Është shumë e rëndësishme të fokusohemi tek përpjekja. Fëmija që rritet duke ditur se përpjekja vlerësohet më shumë se rezultati, do të bëhet më resilient kur dështon ose refuzohet.”