Gjithmonë kërkojini ndihmë personave me demenca - asistencafamiljare.al

Blog

Gjithmonë kërkojini ndihmë personave me demenca

“Është vërtet luftues,” është ankesa e zakonshme e kujdestarëve për pacienët me demenca. “Gjithmonë më godet e ma largon dorën kur përpiqem t’i laj fytyrën”, është ankesa tjetër.

Sigurisht, nëse kujdestari shkon direkt tek pacienti me një sfungjer larës dhe pa e përgatitur fillon t’i lajë fytyrën, pacienti do luftojë. Pacienti ka frikë.

Shumicës së njerëzve nuk i pëlqen kur një i panjohur vjen dhe i prek fytyrën. Ju mund ta pyesni “A mund të më ndihmosh të lajmë fytyrën tënde?”, ose “A mund të marrësh këtë peshqir e të lash fytyrën tënde ndërkohë që unë të laj këmbët?”. Kësisoj, pacienti ka shumë gjasa të bashkëpunojë.

GJITHMONË kërkoni “ndihmë” nga personat me demenca para se të filloni një aktivitet. Mund të jetë çdo lloj aktiviteti: dush, banjë, shëtitje jashtë, një vizatim, gatim, pregatitje tavoline, ndërrimi i rrobave, etj.

Kur njerëzve u kërkohet ndihmë, janë më të predispozuar të dakorsësojnë për aktivitetin dhe të bashkëpunojnë për përfundimin e tij.

Nëse dikush ju pyet, “DËSHIRON të më ndihmosh?” ju mendoni me veten tuaj, “DUA TA NDIHMOJ?” dhe përgjigjeni sipas dëshirës suaj. Nëse dikush ju pyet, “MUNDESH të më ndihmosh?” ju i përgjigjeni foljes “MUND”.

Duke e bërë dikë të ndjehet i nevojshëm dhe i rëndësishëm, keni më shumë mundësi që ta bëni pjesëmarrës në aktivitet.