Konstipacioni kronik është një shqetësim i zakonshëm mes të moshuarve - asistencafamiljare.al

Blog

Konstipacioni kronik është një shqetësim i zakonshëm mes të moshuarve

Konstipacioni kronik është një shqetësim i zakonshëm mes të moshuarve

Konstipacioni është një çështje me të cilën shumë të moshuar ndeshen në përditshmërinë e tyre. Ky shqetësim kronik i aparatit tretës mund të ndikojë seriozisht jetën e të moshuarve tanë të dashur.

Mund të shkaktojë humbjen e dëshirës për të ngrënë, humbjen e dëshirës për të lëvizur, mund ti shkaktojë irritim dhe i bën jo-bashkëpunues.

Mund të shkaktojë gjithashtu sjellje të padëshiruara tek njerëzit me Alzheimer ose Demenca-si zhveshje të rrobave ose pelenave në raste dhe vende të papërshtatshme.

Për të ndihmuar të moshuarit tanë të gjejnë pak rehati, duke iu referuar një artikulli të Nju Jork Tajms, mëposhtë mund të gjeni disa këshilla të cilat mund ti aplikoni në kushte shtëpiake, dhe pa efekte anësore.

Këto këshilla bazohen në studimet e Dr. Arnold Wald, gastroenterolog, në Universitetin e Uiskonsin, Shkolla e Mjekimeve dhe Shëndetit Publik.

Përse është konstipacioni kaq i zakonshëm tek të moshuarit?

Të moshuarit janë të prirur për të zhvilluar konstipacion kronik për arsye të:

  • Efekteve anësore të medikamenteve si opiatet për lehtësimin e dhimbjeve, antidepresivët, antikonvulsantët, dhe antihistaminat.
  • Kondicione mjekësore si tumore, ngushtime të uretrës, tumore, sëmundja Parkinson, gjendje të tiroideve, etj.
  • Ngadalësim ose dobësim i sistemit tretës për shkak të moshës dhe brishtësisë që shkakton ajo.

Cili është përkufizimi mjekësor i konstipacionit?

Ndryshe nga ç’mendohet, nuk është e thënë të jashtëqiteni çdo ditë për tu konsideruar si një individ me jashtëqitje të rregullt.

Por më shumë se tre ditë pa dalë jashtë është shumë gjatë. Pas tre ditësh jashtëqitja bëhet e fortë dhe e vështirë për të dalë ashtë.

Simptomat e konstipacionit përfshijnë:

  • Jashtëqitje e rrallë
  • Shtrëngime gjatë jashtëqitjes
  • Jashtëqitje e fortë ose në sasi të vogël
  • Ndjesia se jo gjithçka del jashtë organizmit
  • Fryrje barku dhe dhimbje barku
  • Të vjella

 

6 trajtime efektive në shtëpi për të moshuarit

Konstipacioni mund të zgjidhet shpesh me këto elemente të cilat janë lehtësisht të gjetshme në shtëpi ose farmaci, pa recetën e mjekut. Por, nëse situata nuk përmirësohet së shpejti, është e rëndësishme të flisni me mjekun tuaj, në mënyrë që të përjashtohet mundësia e një kondicioni më serioz shëndetësor.

  1. Shmangni ushqime që shkaktojnë konstipacion si:
  • Orizi
  • Bananet e papjekura
  • Çaji
  • Djathi
  • Çokollata
  1. Konsumoni rregullisht:
  • Fasule, thjerrëza, bathë
  • Bukë me miell integral
  • Perime
  • Fruta të freskëta ose të thata
  • Arra
  • Ushqime të pasura me fibra
  • Ujë — zbut jashtëqitjen dhe stimulon zorrën e trashë

E rëndësishme: nëse mjeku thotë se konstipacioni shkaktohet nga një problem muskujsh ose nervash, mund të rekomandohet që personi i moshuar të konsumojë më pak fibra, dhe të përdorë mjekime që shtojnë hidratimin në zorrë.

  1. Ushtrohuni rregullisht dhe rigorozisht

Aktiviteti i rregullt fizik është shumë i dobishëm për shëndetin në përgjithësi, dhe gjithashtu ndihmon rregullimin e sistemit tretës.

  1. Caktoni një orar të rregullt për të shkuar në banjë, dhe gjithashtu shkoni në banjë menjëherë sapo ndjeni stimulin

Duhet të keni një rutinë ditore në të cilën personi i moshuar të paktën “përpiqet” të jashtëqitet në të njëjtën orë çdo ditë.

Gjithsesi, duhet të shkojë në banjë menjëherë, sapo ndjen stimulin, pavarësisht nëse kjo ndjesi vjen larg orarit të rutinës ditore.

  1. Merrni një plotësues ushqimor që përmban fibra çdo ditë.

Në farmaci gjenden plotësues ushqimorë më përbërje fibrash, të cilat shkrihen plotësisht në ujë ose lëngje frutash, të cilat nuk përmbajnë thërrime dhe nuk e trashin pijen.

E rëndësishme: Nëse mjeku përcakton se konstipacioni shkaktohet nga problematike muskujsh ose nervash, ai mund të rekomandojë eliminimin e fibrave, e të ofrojë përdorimin e mjekimeve që shtojnë hidratimin e zorrës.

  1. Përdorni laksativët në mënyrë të përshtatshme

Studimet e Dr. Wald kanë treguar se përdorimi për një kohë të gjatë i stimulantëve si laksativët, nuk e dëmtojnë zorrën dhe as nuk shkaktojnë varësi nëse përdoren në dozat e rekomanduara.

Sigurisht, është thelbësore që të përdoret një laksativ i përshkruar nga mjeku, si dhe të administrohet në dozën e rekomanduar.

Kur duhet konsultuar mjeku?

Mos hezitoni të diskutoni rreth konstipacionit me mjekun tuaj.

Nëse keni provuar një kombinim ndryshimesh dietike, ushtrimi fizik dhe plotësuesish ushqimorë, dhe ende nuk ka rezultat, duhet të konsultoheni me mjekun për tu siguruar që nuk ka shkaqe serioze mjekësore të cilat e shkaktojnë këtë fenomen.