Ku ruhet stresi në trupin tuaj? 10 zonat sekrete - asistencafamiljare.al

Blog

Ku ruhet stresi në trupin tuaj? 10 zonat sekrete

Shpesh ne përpiqemi t’i shtyjmë ndjenjat e padëshiruara – si irritimi, frika, trishtimi – larg vetëdijes sonë. Ne shoqërojmë ndjenja të tilla me mungesën e fuqisë apo shpresës. Kështu, në përpjekje për t’i fshirë ato, ne angazhohemi me forcë në mohim ose represion. Ne i largojmë nga vetëdija jonë dhe mohojmë emocionet tona. Në vend t’i pranojmë, t’i proçesojmë dhe t’i çlirojmë këto ndjenja të padëshiruara, ne i mbyllim ato.

Themeluesi i psikologjisë së vetë-vlerësimit, Nathaniel Branden, insiston se ne duhet t’i pranojmë të gjitha ndjenjat tona, pa censurim; ne asnjëherë nuk duhet të mohojmë, shpronësojmë apo represojmë asnjë pjesë të përvojës sonë. Branden thekson se mohimi i ndjenjave e mban njeriun në një gjendje të përhershme konflikti të brendshëm. Sa më shumë e distancon veten nga ndjenjat, aq më i shfuqizuar dhe larg vetvetes së vërtetë ndihet individi.

Ku shkojnë këto ndjenja të padëshiruara?

Dhimbje e parehati misterioze

Për vite të tëra studiues të shumtë kanë studiuar se njerëzit kanë tendencën ta ruajnë stresin e emocionet e padëshiruara. Sigurisht që jo të gjitha dhimbjet e trupit apo sëmundjet janë psikosomatike. Megjithatë, nga mënyra se si njerëzit reagojnë ndaj stresit, janë shfaqur modele të përsëritura që çojnë në konkluzione.

Represioni i shëndetshëm kundrejt represionit të pashëndetshëm

Frika është forca nxitëse mbas dhimbjes dhe zakonisht është e rrënjosur në të kaluarën. Represioni është shpesh i nevojshëm, veçanërisht kur ndjen tronditje ose përjeton trauma. Por varësia e tepërt nga represioni nxit simptoma psikosomatike dhe modele vetë-shkatërruese. Terapistët stimulojnë klientët e tyre të reagojnë ndryshe ndaj frikës në vend që të përdorin modelet e vjetra të sjelljes.

Mëposhtë është një listë e disa modeleve të sipërpërmendura, disa prej të cilave mund t’i njihni. Kini parasysh që reagimet psikosomatike nuk organizohen shumë mirë; disa mbivendosen, disa bëjnë konvergjencë. Gjithçka varet nga karakteri dhe stili interpersonal. Lista e mëposhtme mund të shërbejë si prezantim i përgjithshëm i simptomave psikosomatike dhe gjithashtu si një hap drejt eksplorimit të vetes.

10 zonat e tensionit ku mbarten ndjenjat e padëshiruara

  1. Dhimbje në fund të shpinës: ZEMËRIMI

Nëse keni shumë frustrim të akumuluar, fundi i shpinës është vendi ku ruani zemërimin e represuar. Për t’u lehtësuar, mësoni të artikuloni në mënyrë konstruktive frustrimin dhe të adresoni konfliktet me të tjerët në momentin e dhimbjes. Ju duket e thjeshtë, por nuk është e lehtë. Të mësosh si të shfrytëzosh fuqinë e zemërimit për ta kthyer atë në një forcë kreative, është hapi primar për jetesën e një jete dinamike dhe shpërblyese. Përpiquni ta konvertoni zemërimin në pohim, shpreheni atë në mënyrë konstruktive, jo destruktive. Do shpërbleheni me një fluks konfidence, energjie dhe marrëdhënie më të shëndetshme.

  1. Stomaku dhe zorrët: FRIKA

Kur jeni të frikësuar, keni tendencë të tensiononi stomakun dhe zorrët. Të shprehurit e frazës si “Ma jep në stomak!” është një reagim i trupit ndaj një konflikti. Sa më shumë t’i mohoni apo t’i represoni frikërat, aq më shumë reagime fizike do të manifestoni. Filloni duke pohuar ankthin tuaj dhe flisni me dikë që besoni. Sa më shumë t’i shprehni frikërat në fjalë, aq më pak ndikim do të kenë ato në trupin tuaj.

  1. Zemra dhe kraharori: DHIMBJE

Shpesh njerëz që ankohen nga dhimbje e shtrëngim në kraharor shkojnë të alarmuar në urgjencat e spitaleve nga frika e një ataku kardiak. Pas një serie check-up-esh mjekësore e analizash mund të rezultojë që nuk ka shkaqe fizike për simptomat e tyre. A duhet të jetojnë këta individë me këtë parehati kronike? Siç ndodh rëndom, pasi janë eksploruar të gjitha ekzaminimet mjekësore, individët e shqetësuar shkojnë në psikoterapi. Mund të jetë një person i dashur që i ka lënduar, ose një humbje e papritur e një raporti intim, shkaqet janë të ndryshme për dhimbjen emocionale të kthyer në fizike. Rëndom, mohojnë arsyet emocionale në fillim, për të pranuar më pas lëndimet që ndjejnë nga raportet e mëparshme. Këta njerëz kanë injoruar për një kohë të gjatë zemrën e tyre të thyer. Duhet vajtuar lidhja e humbur e duhet nderuar trishtimi. Pas çlirimit të dhimbjes emocionale shqetësimet fizike normalisht largohen.

  1. Dhimbje koke: HUMBJE E KONTROLLIT

Nëse jeni sadopak i fiksuar pas kontrollit, ju përballeni rregullisht me një sfidë të vërtetë. Pavarësisht sa shumë vullnet të mirë keni, theksimi i kontrollit eventualisht do ju shkaktojë kokëdhimbje. Jo të gjitha vështirësitë në jetë mund të zgjidhen nëpërmjet intelektit apo përpjekjes për të kontrolluar gjithçka. Në fakt, shumë probleme hiperbolizohen nga tendencat kontrolluese. Pranimi i atyre gjërave që mund të kontrolloni apo nuk mund të kontrolloni dhe zhvillimi i një praktike ndërgjegjësuese janë hapat që duhet të merrni për të kuruar dhimbjen tuaj të kokës.

  1. Tensioni në Qafë/Shpatulla: NGARKESA DHE PËRGJEGJËSI

Marrja e shumë përgjegjësive ju kthehet vërtet në një dhimbje qafe. Nëse vuani nga tensioni në qafë ose shpatulla, padyshim që jeni të mbingarkuar me përgjegjësi. Në vend që të kërkoni ndihmë nga të tjerët, ju bëni çdo gjë vetë. Kjo shpeshherë çon në dhimbje e tension të shpatullave e muskujve që i lidhin me qafën. Mësoni të delegoni, kërkoni mbështetje, vendosni çfarë ia vlen të merret përsipër, dhe ndani përgjegjësitë me të tjerët.

  1. Lodhje/Këputje: FYERJE

Fyerjet stresojnë të gjithë trupin dhe ju shkaktojnë më shumë dëm juve sesa njerëzve të cilët fyeni. Fajësimi i të tjerëve, luajtja e rolit të viktimës, ripërjetimi i ngjarjeve–këto janë kaloritë boshe të vetë-shprehjes. Fyerjet ju pengojnë të jetoni momentin dhe të përjetoni dobitë e të qënit prezentë. Njëashtu, kur fokusohesh tek ata që kanë gabuar me ty, ju lejoni shumë hapësirë për këta persona në mëndjen tuaj. Në vend të kësaj, përpiquni të drejtoni fokusin tuaj drejt Faljes, ose të paktën, lëvizni e vazhdoni me jetën tuaj. Përpiquni të krijoni raporte që ju mbushin e ju plotësojnë, kujdesuni për veten, ditët kalojnë me lehtësi dhe nuk e ndjeni peshën e viteve.

  1. Mpirje: TRAUMA

Kur tronditemi nga një eveniment i caktuar, ne kemi tendencën të “mpijmë” ndjenjat tona. Kjo është mënyra e psikikës sonë për tu shkëputur nga dhimbja apo rreziku. Evenimentet traumatike nuk janë gjithmonë kërcënuese për jetën—ato mund të jenë rezultat i rrezikut real ose imagjinar apo një histori neglizhimi ose abuzimi në fëmijëri. Me kalimin e kohës, nëse nuk proçesoni traumën, kujtimi i saj gjen strehim në trupin tuaj.Kështu ju i mbysni ndjenjat kur jeni vulnerabël, e keni të pamundur ti besoni të tjerët, dhe e keni të pamundur të ndjeni intimitet të vërtetë. çdo situatë që ju bën të ndjeheni të pasigurtë, ju shkakton gjithashtu konfuzion të madh; ju ngrini ose bllokoheni. Hapi i parë që duhet të merrni për tu çliruar nga trauma është të njihni fuqinë që ajo ka mbi ju dhe të kërkoni ndihmë.

  1. Vështirësi me frymëmarrjen: ANKTHI

Vështirësi me frymëmarrjen,një atak paniku që ju lë pa frymë e ndjesi mbytëse që ju shoqërojnë gjatë ditës. Këto janë simptomat që vihen re tek njerëzit të cilët kanë represuar trishtim të madh. Ata nuk duan të qajnë dhe shmangin evenimentet e trishtuara ku njerëzit vajtojnë. Në vend të shpërthimit, këta individë zgjedhin ta shtypin dhimbjen diku në pavetëdije, për ta zhhvendosur vëmëndjen tek diçka tjetër. Por frenimi i lotëve është si frenimi i frymëmarrjes. Kur më në fund, këta njerëz qajnë, vaji del shpërthyes dhe i thellë; ndjehet dhimbje dhe çlirim. Të lirohesh nga trishtimi i represuar është sit ë thithësh një dozë oksigjeni të freskët. Është freskues dhe çlirues!

  1. Probleme me Zërin dhe Fytin: OPRESION

Njerëzit e opresuar nuk lejohen të kenë zë. Nëse jeni rritur në një atmosferë opresuese, shprehja e mendimit dhe e nevojave ka qënë e rrezikshme. Gjithashtu brenda jush gjendet një kritik i brëndshëm shumë i ashpër. Si rezultat, në moshë të rritur mban brenda dhe nuk i shpreh ndjenjat. Kur vjen impulsi për të folur, ju ktheheni tek tendenca juaj e fëmijërisë për të heshtur dhe mbajtur zërin. Kjo përplasje midis impulsit për të folur dhe impulsit për të mbajtur shkakton shumë tension dhe shpesh manifestohet tek problemet me fytin dhe zërin. Në terapi, personave të tillë i rekomandojnë të shkruajnë në një ditar; mënyrë shumë e mirë për të ekspozuar kritikun e brëndshëm e për ti kthyer përgjigje atij. Gjithashtu, leximi i poezive me zë të lartë (poezia ka një lidhje të thellë me pavetëdijen) është një mënyrë efikase për të fituar konfidencë me zërin. Shumë shpejt, individi që ka probleme opresioni e kupton që ka të drejtë të dëgjohet.

  1. Insomnia: HUMBJE E VETVETES

Kur kalojnë evenimente që ndryshojnë jetën, qofshin këto të mira apo të këqija, shumë persona përjetojnë problem me gjumin. Ju përjetoni ankth kur rrethanat e jetës suaj dynden me fenomene të paparashikuara e që nuk ofrojnë siguri. Kjo mund të ndodhë në periudha stresuese ose në periudha rritjeje të madhe personale. Ndonjëherë pagjumësia shoqërohet edhe me frikën nga e panjohura. Shkruajini frikërat tuaja, ose më mirë flisni për to me një mik të ngushtë ose terapistin tuaj. Mësoni të punoni me ndryshimin në vend që të represoni frikën nga ai.

çlirimi i ndjenjave të represuara është thelbësor për psikoterapinë; ju ofron pushim nga stresi psikik i represionit. Njerëzit gjithmonë ndjehen të çliruar kur largohet pesha e represionit. Terapia në grup është gjithashtu një mënyrë e mirë për të ndërtuar raporte sociale më të shëndetshme dhe më të forta.