Kush ka nevojë për logopedi dhe cilat probleme merr përsipër të trajtojë?

Blog

Kush ka nevojë për logopedi dhe cilat probleme merr përsipër të trajtojë?

Logopedia është dega e mjekësisë që merret me parandalimin, edukimin dhe trajtimin e çrregullimeve të lidhura me gjuhën verbale dhe joverbale, komunikimin te fëmijët dhe të rriturit.

Problematikat me të cilat merret logopedisti janë:

Çrregullime të të folurit – kur një person ka vështirësi prodhimin e fjalëve, tingujve saktë ose të rrjedhshëm (p.sh. belbëzimi ) ose ka probleme me zërin (disfoni, afoni) dhe kanë nevojë për rehabilitimin e kordave.

Çrregullime të sjelljes – kur një person ka probleme me përdorimin social të komunikimit verbal dhe joverbal. Të gjithë individët me çrregullim të spektrit të autizmit kanë probleme të ndërveprimit social.

Çrregullime kognitive (të trurit) – kur ka probleme për të organizuar mendimet, në përqendrim, në memorie, në zgjidhjen e problemeve. Këto çrregullime mund të jenë të shkaktuara nga goditje të ndryshme, dëmtime gjatë lindjes ose keqformime të lindura.

Çrregullime të gëlltitjes (disfagia) – kur ushqehen dhe gëlltiten me vështirësi, të cilat mund të ndjekin një sëmundje, kirurgji, goditje ose lëndime.

Çrregullime të gjuhës verbale tek individët të cilët nuk dëgjojnë ose kanë vështirësi në dëgjim.

Çrregullime të rënda ekspresive dhe / ose gjuhë të kuptuarit, të tilla si çrregullim të spektrit të autizmit ose çrregullime progresive neurologjike.