Mësimi i tualetit dhe ndërprerja e pelenave – katër metodat më të përdorura
Ka shumë mënyra si mund t’i mësoni fëmijës suaj përdorimin e tualetit. Disa prindër janë me fat pasi fëmijët e tyre e kryejnë vetë këtë proçes, ndërsa për disa prindër të tjerë, ky proçes është i vështirë. Sigurisht, gjithçka varet nga vetë fëmija, megjithatë ekzistojnë disa metoda të përdorura historikisht të cilat sjellin rezultate pozitive. Këto metoda ndihmojnë me uljen e tensionit dhe reduktimin e kohës së trajnimit.
A duhet të mësoj një metodë të caktuar?
Disa prindër thjesht ndjekin intuitën e tyre dhe së bashku me fëmijën ia arrijnë qëllimit. Disa të tjerë hasin më shumë vështirësi dhe iu merr më shumë kohë arritja e qëllimit. Disa të tjerë hasin shumë rezistencë ose regres nga fëmija e tyre.
E vërteta është se për fëmijën të mësuarit e kontrollit të jashtëqitjes nuk është një proçes natyral i të mësuarit, kësisoj fëmijëve u nevojitet udhëzim nga të rriturit. Ne nuk na duhet ti mësojmë fëmijëve të hanë apo të flenë gjumë, ata gjithashtu mësojnë të ecin e të flasin vetë, ndërsa ndërprerja e pelenave dhe mësimi i tualetit janë zakone të kohëve moderne. Para mijëra vitesh, fëmijët ndoshta mësonin të jashtëqiteshin në natyrë, dhe shoqëria nuk ofronte kaq shumë rregulla dhe struktura për funksionet natyrale të trupit, kështu që urinimi dhe jashtëqitja në vendin e duhur dhe në kohën e duhur janë aftësi që duhen mësuar.
Të qënurit gati për mësimin e tualetit
Para se të përdorni metoda të ndryshme është e rëndësishme të kuptojmë sa i gatshëm apo i pregatitur është fëmija për këtë proçes. Janë disa shenja që fëmija demostron nëpërmjet të cilave mund të kuptohet sa gati është për të mësuar. Kjo ndodh gradualisht në një periudhë nga 6 deri 12 muaj, duke filluar nga mosha 1 vjeç. Shenjat variojnë nga fëmija në fëmijë, dhe jo të gjithë fëmijët manifestojnë të gjitha shenjat. Këtu nuk bëhet fjale për shkencë ekzakte, është intuata juaj që ua dikton momentin e duhur.
Pregatitja është pak a shumë në kontrollin e prindërve. Ata mund të fillojnë të punojnë me pregatitjen sapo të dallojnë shenjat e gadishmërisë së fëmijës. Ju pregatisni fëmijën tuaj duke i shoqëruar në banjë, duke përdorur fjalë që kanë të bëjnëme tualetin, etj. Para se të fillojnë trajnimin, prindërit mund të përfshijnë fëmijën në blerjen e mbathjeve të vogla ose oturakëve së bashku, krijimit të një axhende sëbashku, etj
Metodat më të përdorura
Metoda 3-ditore
Kjo është një metodë klasike e cila u bë shumë popullore nëvitet 1970 nga psikologët bihevjoristë Nathan Azrin dhe Richard Foxx. Shumë persona e kanë përdorur këtë metodë me sukses, por ka dhe shumë persona që e kritikojnë si metodë.
Metoda 3-ditore sugjeron që të mbylleni në shtëpi bashkë me fëmijën tuaj për tre ditë të plota, dhe të fokusoheni 100% në trajnimin e tualetit. Idea është që ky trajnim të ndodhë gjatë një fundjave të gjatë, nga e Premtja në të Hënë. Duhet të jeni plotësisht të përqëndruar në trajnimin e fëmijës suaj, kështu që nuk duhet të planifikoni të keni vizitorë, dalje jashtë shtëpisë, sporte, aktivitete të asnjë lloji.
Fëmija juaj duhet të ketë mësuar kontrollin e jashtëqitjes. Do ketë shumë rrëmujë pasi fëmija mund të urinojë ose jashtëqitet edhe gjatë lojës ose në shtrat disa herë gjatë proçesit të trajnimit.Është e rëndësishme të kujtoni se kjo është pjesë e proçesit. Fëmija juaj do mësohet të shoqërojë ndjesinë e stimulit tëurinimit me funksionin e tualetit.
Njëkohësisht, me shoqërimin që i bëhet në oturak çdo 15 minuta, fëmija do kuptojë shoqërimin e këtyre episodeve më tualetin. Pasi të mbulohet me lëvdata, fëmija fillon gjithashtu të shoqërojë përdorimin e tualetit me kënaqësinë e prindërve.
Shumica e prindërve që provojnë këtë metodë deklarojnë se përjetojnë aksidente për disa ditë, madje dhe disa javë pas fundjavës së gjatë të trajnimit. Kjo është plotësisht natyrale, dhe pjesë e proçesit. Thjesht sigurohuni të jeni mendërisht tëpregatitur për këtë pjesë! Për fëmijë që janë gati për tu trajnuar kjo metodë funksionon mirë, sidomos nëse përdoret një sistem përforcues i sjelljeve pozitive të cilat po mësojnë.
Metoda Një-Javore
Metoda një-javore është një adaptim modern i metodës 3-ditore. Ofron më shumë fleksibilitet dhe krijon më pak tension dhe rrëmujë. Gjithsesi kjo metodë ka nevojë për fokus dhe rutinë, por jo rixhiditetin e metodës së mëparëshme. Disa prindër gjithashtu përdorin metodën një javore veçmas për trajnimin gjatë ditës, dhe më pas e përdorin përsëri për trajnimin gjatënatës.
Metoda një-javore u bë e famshme nëpërmjet librit të Gina Ford “Trajnimi i përdorimit të tualetit në një javë”.
Metoda aplikohet si mëposhtë:
Trajnimi i Foshnjave dhe metodave të orientuara nga fëmijët
Trajnimi i foshnjës është thelbësisht lënia e fëmijës pa pelena gjatë gjithë ditës, dhe e mbajtura e fëmijës në krahë mbi njëkovë kur vërehet se fëmija ka nevojë të përdorë tualetin.
Metoda e orientuar nga fëmija është thelbësisht lënia e fëmijës me pelena për aq kohë sa fëmija dëshiron, dhe eventualisht fëmija vetë vendos se kur do ti ndërpresë pelenat.
Metoda e trajnimit të foshnjës
Kjo nuk është një teknikë e re. Prindërit i kanë trajnuar fëmijët e tyre me këtë metodë për mijra vjet. Është ende mënyra normale për të trajnuar fëmijën në shumë zona të Afrikës dhe Azisë. Në shumë mënyra, është krijimi i pajisjeve moderne si pelena, tualeti etj, që ka krijuar nevojën për ti trajnuar fëmijët.
Për disa prindër, kjo metodë përshtatet me filozofinë e tyre të prindërimit. Ata ka të ngjarë të jenë pionerë të prindërimit me atashim, dhe kanë gjithashtu kohë në dispozicion për të investuar tek fëmija.
Metoda e trajnimit të foshnjës është si mëposhtë:
Kjo metodë është sigurisht një qasje delikate dhe e butë trajnimi, dhe është një metodë që funksionon. Disa prindër demoralizohen disi pasi do të ketë shumë pastrim për të bërë. Gjithashtu, truri i fëmijës nuk është i lidhur mjaftueshëm më zorrën e trashë kur lind nevoja e jashtëqitjes, deri rreth moshës 18 muajshe, kështu që përfundimisht nuk priten të mësojnë para kësaj kohe.
Metoda e trajnimit të foshnjave, megjithëse aplikohet gjerësisht, përbën një pritshmëri të paarsyeshme për shumicën e prindërve. Jashtëqitja e bebeve është 80% e lëngëshmë, dhe ndonjëherëshfaqet 3 ose 4 herë në ditë. Pastrimi dhe befasitë janë pjesë e pandashme e këtij proçesi.
Metoda e orientuar nga fëmija
Metoda e orientuar nga fëmija u zhvillua nga T. Berry Brazelton. Filozofia e kësaj qasjeje vjen nga një fushë kërkimi e përqëndruar tek fëmija. Kjo do të thotë se fëmija lejohet tëzhvillohet sipas ritmit të tij, të bëjë zgjedhjet e tij dhe tëstabilizojë idetë e tij.
Metoda aplikohet si mëposhtë:
Kjo metodë vendos shumë pak presion tek fëmija por është disi jo-praktike në botën moderne. Përveç se do të shpenzoni njëpasuri të tërë me pelena, ka gjasa që fëmija juaj të vazhdojë tëmbajë pelena në kopësht, madje dhe në shkollë, dhe kjo mund të bëhet shkak për bullizëm nga shokët.
Gjithashtu, supozimi se fëmija juaj do të mësojë vetë diçka me kalimin e kohës, mund të mos jetë shumë funksional. Sigurisht,disa fëmijë eventualisht fillojnë të përdorin tualetin, pasi shohin fëmijë të tjerë dhe prindërit duke e përdorur atë. Por disa fëmijëtë tjerë mësohen aq shumë me pelenat saqë ndërprerja e tyre mund të shkaktojë ankth, tension dhe fyerje; pikërisht të gjitha elementët të cilat metoda përpiqet ti shmangë!
Konkluzioni
Pra, 4 metodat më popullore të trajnimit sigurisht që kërkojnëpak durim nga prindët, dhe gjithashtu vullnet për të pastruar vende të paparashikuara për tu ndotur! Krijimi i një plani ju kursen ju dhe fëmijës suaj mjaft tension, dhe gjithsesi fëmijët e kalojnë me sukses këtë fazë, pavarësisht metodës së ndjekur!
Megjithëse shumica e programeve ofrojnë zgjidhje disa ditore, ky proçes zgjat zakonisht javë të tëra. Shumë prindër ndajnëtrajnimin e natës nga ai i ditës (për një kohë derinë gjashtëmuaj), dhe shumica e fëmijëve pësojnë regresion gjatë javëve dhe muajve pasi kanë mësuar kontrollin e jashtëqitjes.
.