Muaji Prill shënoi muajin e ndërgjegjësimit për sëmundjen e Parkinson - asistencafamiljare.al

Blog

Muaji Prill shënoi muajin e ndërgjegjësimit për sëmundjen e Parkinson

Dita Botërore e Parkinson është më 11 Prill 1997 për të përkujtuar ditëlindjen e Dr. James Parkinson, njeriu që e identifikoi i pari sëmundjen pothuajse 200 vite më parë.

Sipas Parkinson’s Foundation, sëmundja e Parkinson aktualisht ndikon jetën e gati një milion njerëzve në Shtetet e Bashkuara dhe pesë milionë njerëzve në mbarë botën dhe mund t’i atribohet një shumëllojshmërie faktorësh gjenetikë, mjedisorë dhe të plakjes.

Sëmundja e Parkinson karakterizohet si një gjendje kronike dhe progresive që përfshin degradimin gradual të qelizave nervore dopaminergike në tru.
Përderisa nuk ka teste objektive për diagnostikimin e sëmundjes, kriteret e tanishme për diagnozë bazohen në simptoma si: trembje, ngadalësi të lëvizjeve, ngurtësi muskulare, probleme të balancimit dhe humbje afatshkurtër të memories. Sëmundja e Parkinson mund të shfaqet edhe në formën e simptomave si: depresion, demencë, lodhje, probleme me gjumin, probleme me tretjen, humbje të vetëbesimit dhe stres.

Përderisa nuk ka shërim të njohur për sëmundjen e Parkinson, hapa të mëdhenj po bëhen në gjetjen e shkakut dhe trajtimit, siç është evidentuar nga zhvillimet më të fundit të hulumtimeve të Korporatës Ndërkombëtare të Qelizave Stem Cell (ISCO).

Disa statistika të sëmundjes së Parkinson nga Parkinson.org:
• Rreth një milion amerikanë jetojnë me sëmundjen e Parkinson.
• Përafërsisht 60,000 amerikanë janë diagnostikuar me sëmundjen e Parkinson çdo vit.
• Më shumë se 10 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me sëmundjen e Parkinson.
• Mundësia për sëmundjen e Parkinson rritet me moshën, por rreth 4 % e njerëzve me sëmundjen e Parkinson janë diagnostikuar para moshës 50 vjeçare.
• Meshkujt kanë 1,5 herë më shumë gjasa të kenë sëmundjen e Parkinson sesa gratë.