Si të përfshiheni me fëmijën tuaj duke luajtur? - asistencafamiljare.al

Blog

loja

Si të përfshiheni me fëmijën tuaj duke luajtur?

Specialistët e fëmijërisë së hershme kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur në ndarjen e njohurive të tyre mbi rëndësinë e lojës me prindërit dhe kujdestarët dhe në ofrimin e sugjerimeve mbi si mund të mbështetet të nxënët në shtëpi. Prindërit duan t’u japin fëmijëve të tyre startin më të mirë në rrugën e jetës dhe mund të jenë të ndjeshëm ndaj reklamave në televizor dhe në revista mbi të ashtuquajturat lodra “edukative”. Ato mund të jenë të shtrenjta dhe shpesh nuk janë asgjë më shumë se mashtrime. Në shumicën e rasteve, eksperiencat më të vlefshme mësohen me kosto të ulët ose edhe pa asnjë kosto në ambientin e shtëpisë. Prindërit habiten kur i blejnë fëmijës një lodër të re dhe shikojnë që fëmija është më i interesuar në kutinë e kartonit që mbështjell lodrën sesa në atë që është brenda. Kutia prezanton një stimulues për imagjinatën e fëmijës: ajo mund të kthehet në një makinë, anije kozmike, varkë, shtëpi etj.

Informimi i prindërve për çfarë ndodh në parashkollë si dhe për temat që mbulohen mund t’u japë atyre ide për aktivitete. Një tabelë informacioni e rregullt mund të ndihmojë – por kujdes të mos i bombardoni familjarët me shumë letra! Ka shumë mënyra për të inkurajuar prindërit që të marrin pjesë në aktivitetet e lojës së fëmijës. Për shembull:

• Grupet e prindërve dhe fëmijëve që sa kanë filluar të ecin ftojnë prindër të tjerë për të luajtur së bashku me fëmijët e tyre. Këto mund të jenë aktivitete arti dhe punëdoreje, lojëra me lodra ndërtuese, bashkëndarje librash ose thjesht biseda me fëmijët mbi atë që po ndodh. Për shembull, bërja e bukës ose loja me plastelinë mund të inkurajojnë përdorimin e një gjuhe të pasur dhe gjithashtu të zhvillojnë të menduarin kreativ dhe imagjinar.

• Disa parashkolla përdorin prindërit si vullnetarë për të ndihmuar në seanca të caktuara. Këto seanca zakonisht janë po aq argëtuese për prindërit sa dhe për fëmijët. Kjo ofron një mundësi për prindërit që të shohin se sa pajisje zbavitëse mund të përdoren në hapësira të vogla. Për shembull, një tabaka e vogël me rërë dhe një tas me ujë, me një rrugicë plastike nëntë, mund të përdoren edhe në shtëpi apo në oborr. Pajisje shtëpiake siç janë lugët, gotat plastike si dhe enë të tjera shtëpie mund të ofrojnë një praktikë të pasur për fëmijët ku prindërit mund të shtojnë përdorimin e gjuhës për të mbështetur zhvillimin e fëmijës me koncepte matematikore dhe shkencore siç janë “më e rëndë”, “zhytje”, ose “sa?”.

• Është e rëndësishme që prindërve që e kanë të vështirë të luajnë me fëmijët e tyre t’u tregohen modele të mira. Nevojitet që personeli i parashkollës të lavdërojë fëmijën për aktivitetet që po realizon dhe të demonstrojë se sa efektiv është lavdërimi për të inkurajuar fëmijët që të zhvillojnë lojën dhe të përqendrohen në aktivitet. Për disa prindër, të shohin se si fëmija reagon ndaj kësaj sjelljeje mund të jetë një ndihmë për t’i parë fëmijët e tyre me sy tjetër.

• Gjithnjë e më shumë në qendrat për fëmijët janë duke u krijuar biblioteka lodrash. Nëse një fëmijë në parashkollë ose nën kujdestari tregon interes për një lodër të veçantë, është e mundur që kjo lodër ose një e ngjashme të merret borxh nga biblioteka e lodrave.

• Ka shumë skema që janë krijuar për të inkurajuar prindërit dhe fëmijët që të luajnë sëbashku. Në disa raste një profesionist shkon në shtëpinë e familjes dhe luan me fëmijën (me lodrat e vetë fëmijës ose me lodra që ai i sjell me vete) për të demonstruar aktivitetet e përshtatshme. Disa skema të tjera inkurajojnë prindërit që të takohen në vende që janë të përshtatshme për të gjithë familjen, në të cilat organizohet një gamë e gjerë aktivitetesh. (Hollësi të mëtejshme për këto skema mund të gjeni në qendrat lokale të informacionit mbi fëmijët.) Këto skema janë shumë të vlefshme për t’u demonstruar prindërve lojëra të ndryshme dhe për t’u zgjeruar atyre ‘repertorin’ e gjërave që mund të realizojnë me fëmijët.

• Në shumë parashkolla loja përjashta po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme sepse profesionistët kanë kuptuar që fëmijët përfshihen dhe nxënë më shumë në ambiente natyrore. Prindërit inkurajohen shpesh që të shikojnë ose të bashkohen me disa nga aktivitetet përjashta dhe më pas t’i përsërisin këto aktivitete në shtëpi. Një shëtitje në dyqanet e zonës mund të çojë në përgatitjen e listës së pazarit, marrjen e vendimit mbi ç’rrugë do të merret për të vajtur atje, bërjen e parave dhe çantës së pazarit gati. Arushi apo kukulla mund të merren me vete në karrocën e vogël. Ushtrimi fizik që realizohet gjatë lojërave përjashta dhe shëtitjeve është një pjesë e jetës së shëndetshme dhe duhet inkurajuar.

• Edhe një oborr fare i vogël ose një vend përjashta mund të përdoren për të rritur lule, mbase nëpër vazo. Mjediset e fëmijërisë së hershme mund ta inkurajojnë këtë tip aktiviteti duke u demonstruar fëmijëve se si të mbjellin fara lulesh dhe si të kujdesen për to – ndoshta edhe duke organizuar një konkurs për të parë lulet e cilit fëmijë do të rriten më shumë etj.

 

Burimi