PËRSE DISA TË MOSHUAR KANË PROBLEME ME GËLLTITJEN? - asistencafamiljare.al

Blog

PËRSE DISA TË MOSHUAR KANË PROBLEME ME GËLLTITJEN?

Problemet me gëlltitjen janë më të shpeshta tek të moshuarit.

Disa të moshuar kanë probleme me gëlltitjen e ushqimeve ose lëngjeve. Ky kondicion serioz quhet disfagi dhe mund të shkaktojë kequshqyerje, dehidratim ose pneumoni aspirimi. Ky fenomen mund ta kthejë vaktin ushqimor në një moment të frikshëm për personin e moshuar dhe familjarët e tij.

Çfarë është Disfagia?

Disfagi do të thotë probleme me gëlltitjen. Mund të ndodhë në çdo moshë, por është më e zakonshme në personat e moshuar, veçanërisht ata që vuajnë nga refluksi. Vlerësohet se 15% e të moshuarve dhe 68% e banorëve të shtëpive për të moshuar ndikohen nga disfagia.

Përse duhet të preokupohemi për problemet me gëlltitjen?

Disfagia mund të shkaktojë shumë probleme të tjera për të moshuarit, përfshirë:

  • Kequshqyerja
  • Dehidratimi
  • Humbja e oreksit dhe e peshës
  • Mosmarrja e duhur e medikamenteve
  • Pneumoni Aspirimi – Infeksion mushkërie që shkaktohet nga pjesëza ushqimi në mushkëri. Ky është shkaku kryesor i shtrimit në spital dhe vdekjes së rezidentëve të shtëpive të të moshuarve.

Shenja që personi i moshuar mund të ketë disfagi.

Probleme me gëlltitjen herë pas here për shkak të ngrënies shpejt ose përtypjes së gabuar, nuk është e njëjta gjë si disfagia. Por, nëse vështirësitë në gëlltitje ndodhin shpesh, është e rëndësishme të flasim me një mjek.

Shenjat e mëposhtme indikojnë se dikush ka disfagi:

  • Kollitje ndërkohë që personi ha ose pi
  • Mbytet me ushqim, ilaçe ose lëngje
  • Zë që tingëllon gurgullues, sidomos pas ushqimit ose pirjes
  • Vështirësi gëlltite ushqimesh dhe lëngjesh
  • Jargëzim

Nëse nuk jeni në gjendje të hani ushqim me personin e moshuar, mëposhtë janë disa pyetje që mund t’ia bëni për të kuptuar nëse kanë probleme me gëlltitjen:

  • Kolliteni apo mbyteni shpesh pasi hani apo pini?
  • A duket ndonjëherë sikur ushqimi kalon poshtë në “rrugën e gabuar”?
  • Ndjeheni shpesh sikur ushqimi ju ngec në fyt?
  • Sa kohë ju duhet për të ngrënë një vakt?
  • A është ushqyerja më pak e pëlqyeshme se më parë?
  • Keni humbur peshë kohët e fundit (pa u përpjekur)?

Çfarë shkakton disfagi?

Çdo problem në proçesin e gëlltitjes mund të shkaktojë shqetësime. Ka shumë shkaktarë të disfagisë, dhe për këtë, është e këshillueshme një konsultë me mjekun.

Disa nga shkaqet më të zakonshme:

  • Dhëmbët në kondicione të dobët ose proteza që nuk përshtaten mirë në gojë
  • Moshimi normal (dobësim i muskujve të gojës/fytit)
  • Refluks acidi
  • Goditje ishemike
  • Çrregullime konjitive si demenca dhe Alzheimers
  • Kanceri i gojës, fytit, ezofagut
  • Disa lloje medikamentesh

Vështirësitë me gëlltitjen janë probleme të zakonshme tek të moshuarit. Për kujdestarët e familjarët, është shumë e frikshme të shohin personin e dashur me këto probleme dhe të mos jenë në gjendje ti ndihmojnë. Nëse hasni shenja të shpeshta disfagie është shumë e rëndësishme që të konsultoheni sa më shpejt me mjekun tuaj.