Përse fëmijët duhet të punojnë në një sipërfaqe vertikale?
Është për t’u habitur që në shkollat e sotshme nuk shikojmë më një dërrasë të zezë ku shkruhet me shkumës! Ne nuk mendojmë shpesh rreth dobisë zhvillimore të të punuarit dhe shkruarit në sipërfaqen vertikale të dërrasës së zezë me shkumës, por studimet tregojnë se ka shumë përfitime për fëmijët.
1. Stabiliteti i brrylit/shpatullës
Përdorimi i sipërfaqeve më të mëdha, si tabela e zezë ku shkruhet me shkumës, tabela ku shkruhet me marker, ose tabelat smart, u lejojnë fëmijëve të përdorin lëvizje më të mëdha të krahut, gjë që inkurajon forcë dhe fleksibilitet nëpër të gjithë artikulacionet dhe muskujt e ekstremiteteve të sipërme. Edhe dora përfiton një sasi të shëndetshme force pasi punon kundër gravitetit në mënyrë që të bëjë vija vertikale, diagonal dhe horizontale.
2. Koordinimi bilateral
Keni përdorur ndonjëherë formë-model ndërsa punoni në një sipërfaqe vertikale? Provoni të vizatoni një formë0model luleje në mur. Është shumë e vështirë! Për fëmijët, gjurmimi i një objekti, përdorimi i një forme-model, apo thjesht stabilizimi i letres për të shkruar në një sipërfaqe vertikale, kërkon përdorimin e të dy duarve (njëra për gjurmim, tjetra për ta mbajtur) dhe kërkohet proprioception (aftësia për të ndjerë stimil që vjen nga trupi në lidhje me trupin, lëvizjen dhe ekuilibrin) dhe forcë për të mbajtur objektin që po gjurmohet!
3. Kalimi i mesit
Kur fëmija shkruan ose vizaton në përmes një sipërfaqeje të madhe vertikale, ai/ajo duhet të kalojë mesin e trupit të vet me dorën dominante për të mbërritur në të gjitha hapësirat. Kjo është praktikë e përsosur për fëmijë që kanë problem me kalimin e mesit, kështu ata stabilizojnë një dominancë të fortë të dorës.
4. Zgjatja e duarve/Kapja e lapsit
Shkrimi në sipërfaqe vertikale vendos natyrshëm kyçin e dorës në një pozicion të zgjatur, gjë që favorizon stabilizimin e dorës për kapje më të mirë të lapsit dhe kontroll të pajisjeve të shkrimit.
5. Vëmëndje vizuale dhe koordimin sy-duar
Të punuarit në një sipërfaqe vertikale e sjell më afër syve të fëmijës detyrën që ai ka. Kjo ndihmon fëmijët që kanë vështirësi me mbajtjen e vëmëndjes ndaj aktiviteteve dhe ndihmon me inkurajimin e koordinimit sy-duar, pasi fëmija ka një pamje më të mirë të asaj që po bën!
6. Ndërgjegjësimi hapësinor
Kur fëmija punon në një sipërfaqe të madhe vertikale, e ka shumë më të lehtë të kuptojë termat e drejtimit (lart, poshtë, majtas, djathtas), sepse fëmija mund ti lidhë fjalët me vetë trupin e tij!
7. Sensor
Punimi në një sipërfaqe vertikale mund të jetë goxha i favorshëm për fëmijë nervozë, të cilët punojnë më mirë në këmbë sesa të ulur të karrike e tavolinë.
8. Postura dhe forca bazë
Puna në pozicion të gjunjëzuar ose në këmbë, në një sipërfaqe vertikale, pajis fëmijët me një dozë të mirë forcimi të bazës së tyre. Ata nuk anohen apo shtyjnë mbështetësen e karrikes – e vetmja zgjidhje është angazhimi i muskujve të bazës dhe shpinës për mbajtjen drejt të trupit!
Aktivitete në sipërfaqe vertikale
Ka shumë mënyra për të luajtur dhe punuar në një sipërfaqe vertikale. Ja disa prej tyre:
- Luani me stickers! Fëmija mund ti ngjisë stickers në mur në nivele të ndryshme, pastaj ju mund ti jepni udhëzime se cilat stickers ai duhet të prekeë me duar – për disa stickers fëmijës mund ti duhet të përkulet ose të kërcejë e të zgjasë trupin.
- Ndërtoni me lego në një mur vertical. Nuk është vetëm shumë argëtuese, por gjithashtu ndihmon shumë zhdërvjelltësitë e sipërpërmendura!
- Ngjisni një letër të madhe të bardhë në mur dhe lejojini fëmijët të vizatojnë aty ose të ngjyrosin në formë-modelet e tyre të preferuara.
- Lyeni me furça ose me duar e gishta.
- Dekoroni një dritare me objekte që varen nga një fije.
- Luani me magnetët në frigorifer.
- Lyeni me bojra ose pastë rroje në një këmbalec piktori.
- Ngjisni copa letre në mur dhe shkitini ato
- Shkruani ose vizatoni me shkumës në një dërrasë të zezë.
- Shkruani me markers që fshihen në pasqyrë ose dritare.
- Shkruani me shkumën e banjës në vaskë
- Lani xhamat e dritareve me ujë
- Lejojeni fëmijën tuaj t’ju ndihmojë me larjen e makinës
- Lejojeni fëmijën tuaj të fshijë tabelen e zezë ku keni punuar me shkumës ose marker
- Provoni aktivitetet e mësipërme në pozicion të gjunjëzuar, duke qëndruar në këmbë, dhe dukë qëndruar të ulur në karrike