Përse nuk ju binden 2-vjeçarët?
Prindërimi i fëmijës dy vjeçar është një nga fazat më të vështira të rritjes së fëmijës.
2 vjeçarët janë të vështirë për një arsye.
Fenomeni i një dy vjeçari që nuk ju dëgjon nuk ndodh, sepse ai është një fëmijë i tmerrshëm. Të mësosh një dy vjeçar të të dëgjojë është e vështirë, pasi ky njeri i vogël është duke përjetuar zhvillimin më të madh të trurit në jetën e tij.
Shkurtimisht, që nga lindja deri në tre vjeç, truri i fëmijës suaj prodhon 700 lidhje neuronesh të reja çdo sekondë. Me 700 lidhje të reja neuronesh në sekondë, ju vjen çudi pse prindët rraskapiten për t’i bërë ata t’i dëgjojnë?
Ja diçka që mund t’ju ndihmojë.
Një zënkë e zakonshme me një dy vjeçar për prindërit apo kujdestarët mund të jetë diçka e tillë si më poshtë:
Fëmija 2 vjeçar: Dua një tost.
Prindi: Sigurisht zemër (I jep tostin)
Fëmija 2 vjeçar: Nuk e dua tostin (fillon qan e ulëret e lëshohet në dysheme duke u përpëlitur)
Prindi: Çfarë? Pse? Çfarë nuk shkon me tostin?
Kjo e fundit është pjesa ku gabojnë prindërit.
Prindërit i bëjnë pyetje logjike një fëmije, duke menduar se mendimet e 2 vjeçarit janë gjithashtu logjike, por në fakt nuk janë.
Kur një dy vjeçar nuk ju dëgjon, në pjesën më të madhe të kohës ( 90 përqind të rasteve) kjo ndodh sepse sjellja e tyre udhëhiqet nga truri emocional dhe jo ai logjik. Kjo do të thotë se fëmija dy vjeçar ka mendime impulsive dhe jologjike, të cilat udhëhiqen nga emocionet gjatë gjithë ditës. Kjo është veçse normale për një tru, i cili prodhon 700 lidhje të reja neuronesh çdo sekondë të ditës.
Ja një zgjidhje e thjeshtë.
Në vend që të bëni pyetje logjike, takojeni fëmijën tuaj ekzaktësisht aty ku ai ndodhet në atë moment. Vërtet, hiqni dorë nga pyetjet. Fëmijët në atë moshë vërtetë nuk e dinë përse ndihen ashtu. Ato thjesht ndihen ashtu dhe duhet ta nxjerrin atë ndjesi jashtë tyre.
Kjo është arsyeja pse kur ju i pyesni dyvjeçarët “çfarë nuk shkon?” ose “pse e bëre këtë?” ose “Pse po qan?”, ata përgjigjen me qarje, britma, heshtje, përsëritje të asaj çka ju kanë thënë pak më parë, ose një përgjigje që s’ka lidhje me atë për të cilën po flisni. Ai nuk di të përgjigjet pasi veprimet e tij bazohen në impulse emocionale, jo në logjikë. Ai nuk e di pse nuk dëshiron më tostin që ju sapo keni përgatitur dhe nuk e di çfarë nuk shkon me tostin. Ai di vetëm që ka një impuls të fuqishëm në trurin e tij i cili i thotë “Nuk e dua tostin!”
Në vend të bëni pyetjeve…pranoni.
Pavarësisht sa irracionale apo impulsive është sjellja e fëmijës suaj, pranoni atë çfarë ato mendojnë, bëjnë dhe ndjejnë.
Ruani qetësinë. Pranojeni këtë episod. Takojeni fëmijën tuaj pikërisht tek ky emocion që ai ndjen.“Ah…nuk e do tostin, të kuptoj.”
Pastaj prisni. Mësuesit e aplikojnë këtë dhe e quajnë “Koha e pritjes”.
Këtu bëni një pauzë prej 3-7 sekondash (ose më shumë) ndërkohë që i jepni fëmijës suaj një shans për të proçesuar.
Këtu ndodh momenti magjik.
Çdo herë që ai thotë diçka, pranojeni atë çka mendon ai dhe qetësisht e prezanton atë me kufirin tënd.
“E kuptoj, ti vërtetë nuk e do tostin. Atëherë mund ta hash nesër në mëngjes ose pak më vonë para darkës.” Ekzaktësisht pas disa minutash ai mund të vendosë që të hajë tostin.
Nëse ju duket vërtet sfidues mirëkuptimi me një dy vjeçar të pabindur, kujtoni se truri i tij i vogël është duke prodhuar 700 lidhje të reja neuronesh çdo sekondë. Nuk duhet të hezitoni të shmangni pyetjet e racionalizimin, por pranoni fenomenin. Pasi përsa i përket fëmijës suaj në atë moment ai di vetëm që papritmas pikërisht në atë moment nuk dëshiron më tost.