PËRSE TË MOSHUARIT HUMBASIN OREKSIN? 10 ARSYE TE MUNDSHME
Humbja e oreksit është e zakonshme në moshën e tretë
Shumë të moshuar refuzojnë të ushqehen ose mundohen të gjejnë shijet e duhura gjatë konsumit të vakteve ushqimore. Kjo është një çështje e rëndësishme për t’u adresuar, pasi të moshuarit duhet të ushqehen mirë në mënyrë që të ruajnë shëndetin e të qëndrojnë aktivë. Por, si mund të bindim një person pa oreks të ushqehet? Dhe pse e humbin oreksin? Më poshtë shpjegohen cilat kondicione shëndetsore mund të shkaktojnë humbjen e oreksit në moshën e tretë.
Së pari, përjashtojmë kondicionet serioze shëndetësore dhe efektet anësore të medikamenteve
Nëse personi i moshuar humbet oreksin papritmas, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun e tij. Mund të nevojitet një check-up për të përjashtuar kondicione serioze shëndetësore ose efekte anësore të ilaçeve që përdor.
Disa sëmundje serioze shkaktojnë ndryshime në shije dhe oreks, ku përfshihen:
- Sëmundja e Alzheimer dhe Parkinson
- Çrregullime të tiroides
- Kanceri
- Infeksione të gojës, fytit dhe mishrave të dhëmbëve
- Probleme me gjendrat e pështymës
Efektet anësore të medikamenteve si shija metalike dhe thatësira e gojës mund të ndryshojnë mënyrën se si shijon uji ose ushqimi, gjë që shkakton humbje oreksi.
10 arsye pse të moshuarit humbasin oreksin
- Mungesa e ushtrimeve fizike
Aktiviteti fizik dhe ushtrimet e rregullta ndihmojnë me stimulimin e oreksit. - Dehidratimi
Mungesa e ujit në trup mund të shkaktojë humbje të oreksit. Shumë persona të moshuar nuk kanë lëngje të mjaftueshme në trup dhe dehidratohen lehtësisht për shkak të ndryshimeve të lidhura me moshën ose mjekimeve që marrin. - Mungesa e rutinës
Rutina ditore ku vaktet konsumohen në të njëjtin orar çdo ditë mund të ndihmojë trupin të pregatitet për të ngrënë në këto orare. - Paaftësia për të përgatitur vaktet
Të moshuarit që jetojnë vetëm mund të mos ushqehen për arsye se përgatitja e ushqimit për ta është shumë e vështirë. - Humbja e shijes
Me kalimin e moshës, tek shumë persona sensorët e shijes humbasin aftësinë të dallojnë shijet. Ushqimi normal mund ti duket pa shije. - Vështirësi me gëlltitjen, kafshimin ose të ngrënin në mënyrë të pavarur
Nëse ushqyerja është bërë e vështirë dhe e pakënaqshme, shumë të moshuar refuzojnë ushqimin.
Këto probleme mund të shkaktohen nga:
- Moshimi normal
- Probleme dentare
- Medikamente
- Trajtime mjekësore si ndërhyrje kirurgjike
- Kondicione si demenca, Skleroza e Shumëfishtë, Ishemia, Sëmundja e Parkinson, etj.
- Ndjeshmëri nga aromat
Ndonjëherë njerëzit zhvillojnë ndjeshmëri ndaj aromës së ushqimeve të caktuara, gjë që i shkakton ndjesi të vjellash dhe nuk i lejon të konsumojnë ushqim. - Depresioni ose vetmia
Depresioni prek 1 në 10 të moshuar dhe shpeshherë shkakton humbje të oreksit. Shumë të moshuar nuk hanë një vakt, sepse janë vetëm dhe nuk kanë shoqëri gjatë konsumit të vaktit. Vetmia intensifikohet dhe sakrifikojnë të gjithë proçesin e të ngrënit. - Humbje e kontrollit
Kur të moshuarit varen nga të tjerët për çdo gjë, ata humbasin kontroll mbi mënyrën si duan të jetojnë jetët e tyre. Ndonjëherë pamundësia për të zgjedhur atë çka hanë, e bën të moshuarin të refuzojë ushqimin. - Vaktet nuk janë të kënaqshme
nëse koha e konsumit të vakteve është kthyer në një fushëbetejë për mënyrën si ushqehet, i moshuari shoqëron ushqimin me pakënaqësi dhe e shmang atë.