Pesë stadet e pikëllimit: Të eksplorojmë mënyrat si ne përballemi me humbjen - asistencafamiljare.al

Blog

Pesë stadet e pikëllimit: Të eksplorojmë mënyrat si ne përballemi me humbjen

Të kuptuarit dhe identifikuarit e fazave të pikëllimit mund të na ndihmojë ta përballojmë më mirë atë. Pikëllimi ndodh si rezultat humbjes së diçkaje që është e çmuar për ne. Mund të jetë humbja e shëndetit, një personi të dashur, kafshe shtëpiake, raporti njerëzor, punë, çdo lloj gjëje me vlerë për ne. Qëniet njerëzore shfaqin një sërë sjelljesh interesante kur përjetojnë pikëllim.

Një teori që përshkruan stadet e pikëllimit u prezantua nga psikiatrja Elisabeth Kubler-Ross në librin e saj Mbi vdekjen dhe proçesin e vdekjes. Ajo punoi me pacientë të sëmurë terminalë dhe vëzhgoi disa modele tipike të përgjithshme në sjelljen e tyre.

Më pas ajo konstatoi se të njëjtat modele sjelljeje viheshin re tek familjarët e të sëmurëve terminalë. Ajo vazhdoi duke zgjeruar modelin e saj të pikëllimit për pikëllimin në përgjithësi, dhe jo thjesht pikëllimin e një personi që po përballet me vdekjen e menjëhershme. Nga libri I saj rrjedhojnë pesë stadet e famshme të pikëllimit. Këto pesë stade janë Mohimi, Zemërimi, negocimi, Depresioni dhe Pranimi.

5 stadet e pikëllimit nuk janë rixhide

Pesë stadet e pikëllimit thjesht na japin një ide të përgjithshme rreth asaj çfarë njerëzit përjetojnë gjatë momenteve të pikëllimit. Këto nuk jan të mirë-përcaktuara apo sekuenciale, të përjetuara nga çdokush që përjeton pikëllim pashmangshmërisht ndërsa përballen me fatkeqësinë.
Është e mundur që secili individ të përballet me pikëllimin në mënyrën e tij unike. Nuk ka interval të caktuara kohore apo gjendje emocionale që përjetohen nga njerëzit gjatë proçesit të pikëllimit. Njerëzit mund të kalojnë dhe të rikthehen në këto stade, ti kalojnë disa prej tyre ose të mos i përjetojnë fare disa prej tyre. Pavarësisht këtyre kufizimeve, modeli i pesë stadeve të pikëllimit na mundëson të depërtojmë në mënyrën se si njerëzit sillen gjatë proçesit të pikëllimit dhe pse.

1. Mohimi

Humbja e dikujt me vlerë për ne, mund të jetë ngarkesë e madhe për tu përballuar për mendjen dhe shpirtin tonë. Mëndja është e shokuar dhe ka nevojë për kohë në mënyrë që të proçesojë humbjen. Mohimi është një mekanizëm mbrojtjeje i mendjes i cili i jep mendjes kohë të proçesojë humbjen. Është një reagim i brendshëm ndaj humbjes- ne thjesht nuk duam të besojmë çfarë ka ndodhur. “Kjo nuk po ndodh! Jo! Nuk mund të jetë e vërtetë!”

Ka dy lloje mohimi. Lloji i parë është kur personi aktualisht e beson se humbja nuk ka ndodhur. Ata flasin dhe sillen sikur evenimenti kurrë nuk ka ndodhur. Kjo përbën sjellje patologjike, por personi herët ose vonë e sheh realitetin. Nëse jo, ka nevojë për ndihmë profesionale.
Lloji tjetër i mohimit është më i zakonshëm. Personi thellë, brenda vetes e di që evenimenti i dhimbshëm ka ndodhur, por nuk do ta besojë për arsye sepse është shumë e dhimbshme.

Për shëmbull dikush ka humbur njeriun e dashur. Personi në pikëllim mund të thotë “JO! NUK KA VDEKUR!” dhe përpiqet ta shkundë e ta risjellë në jetë të vdekurin. Personi i vdekur përfundimisht e bind personin në pikëllim se vdekja është e vërtetë, dhe mohimi herët ose vonë vanitet.

Gjithashtu, është e lehtë të ngatërrohet mohimi në proçesin e pikëllimit me një shprehje keqardhjeje ku personi nuk është në mohim por e njeh humbjen dhe ndjen keqardhje për të. Nëse mohimi që personi shpreh është refuzim për të besuar të vërtetën apo keqardhje mund të kuptohet nga fjalët që personi i pikëlluar thotë pas fjalës “Jo”: “Jo! Nuk mund të ndodhë!” është mohim- refuzim për të njohur të vërtetën, edhe pse, thëllë brenda tij, personi e di atë.
“Jo! Pse po më ndodh mua kjo?” tregon se personi e njeh të vërtetën dhe ndjen keqardhje për të.

2. Zemërimi

Zemërimi është emocioni që ne ndjejmë kur të drejtat tona shkelen ose kur humbasim diçka të cilën ne mendojmë se kemi të drejtë ta kemi. Mohimi nuk mund dhe nuk zgjat shumë kohë, pasi në fund të fundit personi është duke mohuar diçka që është krejt e dukshme.
Kur mohimi shkrihet, dhe personi ka kohë për të kuptuar plotësisht çfarë ka ndodhur, personi mund të zemërohet.
Ky zemërim mund të drejtohet tek dikush tjetër ose tek ambjenti. Personi pas vdekjes së dikujt që e do mund të zemërohet me persona të tjerë, zemërohet me vetveten, sendet dhe objektet (hedh, përplas, shkelmon gjëra) madje mund të zemërohet me vetë personin e vdekur.

Këto veprime agresive janë një shprehje e drejtpërdrejtë e zemërimit që personi i pikëlluar ndjen për humbjen që ka pësuar.

3. Negocimi

Negocimi është një përpjekje që bën personi i pikëlluar për të kompensuar humbjen. Ata negociojnë për të rifituar çkanë humbur. Njerëzit i bëjnë premtime vetes apo zotit, që nuk do ti bëjnë më gjërat që kanë shkaktuar humbjen. “Sikur të kisha bërë X… ndryshe, kjo nuk do kishte ndodhur.” Betohem se do të jem një prind më i mirë nëse më rikthehet fëmija im.”
“Premtoj se do ha shëndetshëm dhe do bëj sport nëse më rikthehet shëndeti.”
Njerëzit kanë tendencën të fajësojnë veten për humbjet e tyre. Por shumicën e rasteve, njerëzit nuk kanë kontroll mbi humbjet e tyre. Por duan të besojnë se kanë kontroll. Për këtë arsye thonë fjalë si “Sikur ti kisha bërë gjërat ndryshe….”
Njëkohësisht njerëzit nuk e kanë gjithmonë gabim kur mendojnë kësisoj, dhe gjërat nuk janë gjithmonë jashtë kontrollit të tyre. Veprimet e tyre mund të parandalojnë humbjen, si për shembull ngrënia e mirë dhe ushtrimet fizike mund të ulin shanset e sëmundjes.
Në këtë rast, ndjesia e fajit justifikohet dhe ky faj i motivon ata të mësojnë nga gabimet e tyre.
Në shumicën e rasteve, faji që njerëzit përjetojnë për shkak të humbjes nuk justifikohet. Nuk mund ta kishin parandaluar humbjen. Të kuptuarit e kësaj është e rëndësishme për të tejkaluar ndjenjën e fajit që dikush përjeton pas një humbjeje.

4. Depression

Simptomat e depresionit të zakonshëm përfshijnë tërheqje dhe mbyllje në vetvete, humbje energjie, humbje interesi në bërjen e gjërave që mëparë personi i konsideronte të kënaqshme. Depresioni është një mënyrë që mëndja na jep ne në formën e kohës për të analizuar dhe kuptuar rreth një problem kompleks të jetës, në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje dhe të dalim nga gjendja e rëndë shpirtërore.

Humbja e dikujt ose diçkaje me vlerë për ne na shkakton pikëllim dhe depresion sepse mendjet tona e shohin këtë humbje si një problem për tu zgjidhur. Depresioni të ngadalëson, në mënyrë që ti fokusosh energjitë e tua në zgjidhjen e kësaj çështjeje me të cilën përballesh. Kur je me depresion, zhbirilon dhe analizon humbjen pafundësisht. Mungesa e shpresës është një tjetër simptomë e depresionit. Gjatë këtyre analizave mund të dalësh në konkluzionin se nuk ka asnjë mënyrë për të rregulluar apo korrigjuar çfarë ka ndodhur. Këtu shfaqet humbja e shpresës.
“E ku është qëllimi i gjithçkaje? Pse të vazhdoj? Nuk ka mbetur asgjë me vlerë për të jetuar.”
Nëse bini në depresion kur humbisni punën tuaj, depresioni mund t;ju ndihmojë për të menduar sit ë gjeni një punë tjetër. Por, përse biem në depresion kur humbasim dikë që duam kur vdekja është e pakthyeshme? Ju mund të arsyetoni se personi nuk mund të kthehet pas, gjithsesi reagimi nëpërmjet depresionit aktivizohet sepse në pavetëdije humbja perceptohet su problem. Kur personi i pikëlluar mësohet me idenë se personi i vdekur nuk rikthehet më, depresioni fillon të largohet.

5. Pranimi

Pranimi ndodh kur personi nuk është më në mohim, i zemëruar apo duke u përpjekur të zgjidhë tragjedinë që i ka ndodhur. Ai kupton se çfarë ka ndodhur ka ndodhur dhe tani e tutje duhet të jetojë me këtë të vërtetë.

Kjo nuk do të thotë që personi është dakort me çfarë ka ndodhur- mund të mos jetë kurrë në gjendje të përballojë dhimbjen. Por, do të thotë se e ka pranuar këtë eveniment si pjesë e jetës dhe është gati për të vazhduar jetën e tij. Pranim nuk do të thotë që personi e ka harruar humbjen, por do të thotë që ka mësuar të përballojë atë. Nuk lejon më që humbja të ketë një ndikim të madh në jetën e tij, edhe pse dhimbja është prezente në zemër.

Pikëllimi dhe empatia

Për një specie sociale si ne, pikëllimi dhe empatia shkojnë dotë më dorë për dore me njëra-tjetrën. Personi në pikëllim merr mbështetje, keqardhje dhe kujdes nga të tjerët. Asgjë nuk e bashkon një grup njerëzish më shumë se pikëllimi.

Pikëllimi mund të mendohet si një mekanizëm i evoluar që nxit dhembshuri në anëtarët e grupit dhe rrit ndjenjën reciproke të grupit. Çdo qënie sociale që ka zhvilluar këtë mekanizëm ka pasur përparësi ndaj specieve të tjera që nuk e kanë këtë mekanizëm.