Rikthimi në shkollë: 5 këshilla për prindërit për t'i ndihmuar fëmijët e tyre të fillojnë vitin mbarë - asistencafamiljare.al

Blog

Rikthimi në shkollë: 5 këshilla për prindërit për t’i ndihmuar fëmijët e tyre të fillojnë vitin mbarë

Nuk ka rëndësi se sa vjeç është fëmija juaj, fillimi i shkollës është gjithmonë një përzierje e emocioneve dhe ankthit për të gjithë, veçanërisht teksa kalojmë një kohë të vështirë pandemie.

Ndërsa gjërat mund të duken ndryshe këtë vit shkollor, kjo periudhë është mundësia perfekte për të nisur disa ndryshime në rutinën ditore në shtëpi. Kështu që ndërsa fletoret janë akoma të pastra dhe çantat e shpinës janë pajisur dhe me peceta dhe dezinfektantë, më poshtë do ttë gjeni pesë mënyra se si prindërit mund ta ndihmojnë fëmijën e tyre të jetë i suksesshëm këtë vit shkollor.

  1. Vendosni kufij

Vendosja e orareve për fëmijët, do t’i ndihmojë ata të jenë nxënës më të mirë, më të organizuar dhe më të lumtur. Kufizimi i kohës së qëndrimit para ekranit të televizorit apo telefonit, vendosja e orarit të gjumit dhe vendosja e alarmit janë gjërat që prindërit duhet të bëjnë në mënyrë që të ndihmojnë fëmijën e tyre të jenë më të organizuar dhe më të suksesshëm.

  1. Vendosni kohën për studim

Sigurohuni që fëmija juaj ka një vend të caktuar për të bërë detyrat e shtëpisë, për të studiuar pa shpërqendrime. Pyesni fëmijën tuaj nëse ka detyra shtëpie dhe jepni ndihmën tuaj (nëse është e mundur). Kjo ju ndihmon juve, prindit, të qëndroni të përfshirë në edukimin e fëmijës suaj, si dhe i mbani ata të përgjegjshëm për punën që ju kërkohet të bëjnë.

  1. Vendosni orën e gjumit

Sigurimi se fëmija juaj shkon në shtrat në një orë të përshtatshëm, i ndihmon ata të jenë të shëndetshëm dhe studentë vigjilentë. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vërejnë se fëmijëve nga mosha 6 deri në 12 vjeç u duhet nëntë deri në 12 orë gjumë çdo natë, ndërsa fëmijëve të moshës 13 deri 18 vjeç u duhen tetë deri në 10 orë gjumë.

  1. Vendosni alarmin

Gjëja më e rëndësishme që prindërit mund të bëjnë është të sigurohen që fëmija i tyre të shkojë në shkollë në kohë çdo ditë.  Jo vetëm që është e rëndësishme për ata të ndjekin studimet e tyre, por kjo ju ndihmon të shmangni dhe ndëshkimet.

  1. Hani mëngjes

Para se fëmijët tuaj të dalin nga dera e shtëisë, sigurohuni që ata të hanë mëngjes. Studimet në përgjithësi tregojnë se ngrënia e mëngjesit ka një efekt pozitiv në performancën nxënëse të fëmijëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për kujtesën dhe vëmendjen.

Fillojeni vitin ashtu si duhet!

Ndërsa filloni të përgatisni çantën e fëmijës me mjete shkollore apo të blini veshjet e tyre për shkollë, është e rëndësishme të vendosni një program ditor që tregon se sa seriozisht duhet të merret shkolla. Një organizim i ditës, ju vjen në ndihmë jo vetëm ju, për ta bërë jetën më të lehtë, por gjithashtu ajo vjen në ndihmë edhe në mësimin e fëmijës tuaj për disiplinë dhe zakone të shëndetshme, të cilat mund ta bëjnë fëmijën më të organizuar dhe më të suksesshëm.