Rreth Nesh - asistencafamiljare.al

Rreth Nesh

Kompania jonë lindi si një dëshirë për tu bërë prezent në shoqërinë tonë me shërbimet e nevojshme për kategorinë e personave që më së shumti kanë nevojë për kujdesin e të tjerëve, fëmijët dhe të moshuarit.

Këto shërbime kanë ardhur si rezultat i kushteve të reja të jetesës dhe të punës, që sjellin nevojën për zgjedhjen e një shërbimi dhe një prezence të kualifikuar për shumë familje, dhe veçanërisht njohje për trajtime profesionale për nevojat e reja dhe shërbime pak të përdorura më parë në shoqërinë shqiptare.

Në këtë sipërmarrje ne jemi bazuar në ndërthurjen e përvojës italo-shqiptare në fushën e kujdesit familjar.

Per me shume info

+355 68 33 11 685

Pjesa italiane e skuadrës sonë ka përvojë shumëvjeçare në territorin e veriut të Italisë në bashkëpunim me kompani lider të industrisë së kujdesit familjar, duke rafinuar një metodologji unike në llojin e vet, gjë që ka mundësuar identifikimin dhe diferencimin në treg, duke përmirësuar jetën e familjeve kliente nëpërmjet kujdestarëve familjarë të kualifikuar dhe pregatitur për punën e tyre në mënyrë të hollësishme.

Pjesa shqiptare e skuadrës sonë kontribuon me njohjen e popullsisë, kulturës dhe ndryshimeve demografike, nëpërmjet studimesh disavjeçare në fushën e psikologjisë së zhvillimit, me fokus të veçantë në efektin pozitiv të shoqërizimit dhe kujdesit familjar për të moshuarit.

Sëbashku, kemi krijuar një skuadër ku secili prej nesh kontribuon me njohuritë dhe përvojën e vet për të garantuar shërbimin më të mirë të kujdesit familjar në Shqipëri.

Për herë të parë, kujdesi familjar vjen në Shqipëri me një qasje të studiuar për eficencën dhe dobishmërinë e kujdesit profesional familjar. Fokusi ynë kryesor është ofrimi i një personeli të kualifikuar dhe trajnuar sipas manualeve të standartit Europian të formimit bazuar në manualet e OSS (Operatorë-Socio-Sanitarë) dhe Manualë e procedura ndërkombëtare për dadot. Përveç formimit fillestar, ne ofrojmë informim të vazhdueshëm të personelit me risitë shkencore në fushën e përkujdesjes, pedagogjisë dhe edukimit.

Asistenca në shtëpi konsiston në kujdesin për fëmijët dhe të moshuarit në ambjentin e tyre familjare, duke u bazuar në principin e përshtatjes së njeriut me familjen dhe ambjentin shtëpiak. Të gjithë punonjësit tanë i nënshtrohen një procesi të kujdesshëm përzgjedhjeje, trajnimi të vazhdueshëm kualifikues dhe supervizimi të herëpashershëm, në mënyrë që të ofrohet një shërbim të cilin të gjithë ne dëshirojmë për fëmijët, prindërit, familjarët e të dashurit tanë në momentet kur ata kanë nevojë.

Ne e dimë që përfshirja e një personi të panjohur në ambjentet familjare është e vështirë, dhe për këtë, përveç besueshmërisë, një nga kriteret bazë që kërkojmë tek punonjësit tanë gjatë selektimit është cilësia e empatisë. (e ndjesisë së natyrshme të personit për të qënë i ndjeshëm ndaj të tjerëve) .

Vizioni Ynë

Të avokojmë për fëmijët e të moshuarit, duke mbështetur familjen me shërbimin më cilësor nëpërmjet kujdestarësh familjarë të trajnuar dhe edukuar për të siguruar ambjentin më të sigurt dhe harmonik të mundshëm. Fokusi ynë do të jetë gjithmonë individi, familja e tij dhe përshtatja e punonjësve tanë me nevojat dhe kërkesat e klientit.

Vlerat Tona

Filozofia jonë është ofrimi i shërbimit cilësor, në mënyrë që individët në nevojë për kujdes të mund të qëndrojnë pranë ambjentit familjar dhe të mund të vazhdojnë të jetojnë sipas stilit të përzgjedhur të jetesës, pavarësisht moshës, kufizimit të aftësive fizike e konjitive, apo vendndodhjes gjeografike. Prioriteti ynë do të jetë gjithmonë dedikimi ndaj nevojave të klientit, duke respektuar atë çka është e rëndësishme për të dhe familjen e tij.

Misioni

Të punojmë sëbashku për të bërë ndryshimin.