Si të eleminoni thithjen e gishtit tek fëmijët? - asistencafamiljare.al

Blog

Si të eleminoni thithjen e gishtit tek fëmijët?

Disa foshnje, që në muajt e parë të jetës, marrin një zakon shumë shqetësues për prindërit. Dhe pikërisht ato fillojnë të fusin gishtat në gojë. Kjo është një mani e ëmbël që zakonisht e bën beben të ngjajë me një kukull, por ndonjëherë bëhet shqetësuese, sepse mund t’i dëmtojë dhëmbët kur të dalin dhe qiellzën e gojës.

Thithja e gishtit është një ndër reflekset natyrore të foshnjës, pra jo diçka e pazakontë. Në këtë mënyrë ata qetësohen kur janë të lodhur, të uritur, të mërzitur apo kur dëshirojnë të flenë. Por ndonjëherë fëmijët e bëjnë këtë për të mos ndier mungesën e thithës së nënës. Për ta shmangur këtë do të ishte mirë që ta zëvendësonit gishtin me një beberon. Në shumicën e rasteve kjo funksionon, por dhe nëse ndodh e kundërta rëndësi ka që ju e provuat një herë.

Por a mund të bëni diçka për këtë? Gjëja e parë që duhet të bëni është të vëzhgoni nëse fëmija juaj e thith gishtin kur ka nevojë të qetësohet dhe të ngushëllohet apo ka një arsye tjetër. Mundohuni të kuptoni kohën kur ai e thith zakonisht gishtin dhe jepini diçka në dorë, një top apo diçka tjetër për t’i tërhequr vëmendjen. Nëse thithja e gishtit ndodh kur ai është i frikësuar apo i nevrikosur, mundohuni ta bindni që ai t’i shprehë ndjenjat me anë të fjalëve. Apo kur është i uritur, jepini menjëherë diçka për të ngrënë, në mënyrë që ai ta kuptojë që duhet të shpehet për të marrë atë që dëshiron. Nëse as kjo mënyrë nuk funksionon, zgjidhni mënyra të tjera, si për shembull lyejani gishtin e madh me manikyr ose vendosini një dorezë në dorë, por gjithashtu mund t’ia lyeni gishtin me piper apo spec djegës. Duhet të jeni të qartë se nuk po e ndëshkoni, por po e ndihmoni atë. Në qoftë se fëmija e mban premtimin dhe nuk e fut më gishtin në gojë, atëherë duhet ta shpërbleni atë.

Duhet të tregoni shumë kujdes kur ky veprim ndodh tek foshnjet. Gishti në gojë dëmton shumë mënyrën e daljes së dhëmbëve. Mundohuni që ta eleminoni këtë ves para se të kenë dalë të gjithë dhëmbët e përhershëm. Do t’ju duhet shumë punë për ta arritur këtë, por duhet të dini që po shpëtoni shëndetin e fëmijës suaj dhe të folurën e tij.

Burimi/Kids’ Time.