Si të zgjidh problemet me higjenën? Sfida e zakonshme për kujdestarët e të moshuarve me demenca - asistencafamiljare.al

Blog

Si të zgjidh problemet me higjenën? Sfida e zakonshme për kujdestarët e të moshuarve me demenca

Sjellje të çuditshme për rrobat e lara, dushit ose banjës, kujdesit të gojës, stilimit të flokëve, dhe rruarjes së mjekrrës, rrallëherë “vijnë papritmas”. Ka gjithmonë një nxitës të kësaj sjelljeje, dhe ka mënyra për të manovruar me të.

Problemi i higjenës: Vesh të njëjtat rroba që tashmë janë bërë pis, çdoherë

Shkaqe të mundshme

Personi:
• Harron që rrobat janë të pista pasi i heq ato, kështu që i vesh përsëri (dhe s’kanë shans të shkojnë drejt lavatriçes).
• Ka aftësi të dëmtuar për të bërë gjykim.
• I pëlqen familiariteti.
• Tronditet dhe konfuzohet nga shumë zgjedhje kur vishet.
• Preferon ngjyra të thjeshta dhe jo modele të ngarkuara, të cilat mund ta çorientojnë e konfuzojnë.

Çfarë të bëjmë?

• Shmang tendencën për ti thënë se rrobat që po vesh janë të pista. Kjo e vendos në pozicion mbrojtjeje dhe do të fillojë një konflikt që personi me demenca s’ka për ta kuptuar kurrë.
• Pyesni veten nëse jeni merzitur nga përsëritja e veshjes, apo nga era e keqe që mban veshja e palarë. (kujtohuni se para disa dekadash, njerëzit nuk ndërronin rrobat përditë.)
• Sistemo garderobën e të moshuarit/moshuarës në pak zgjedhje rrobash. Ruaj rroba në ngjyra të thjeshta, pa modele e pa shumë ngarkesë ngjyrash.
• Bli një veshje identike për ta zëvëndësuar veshjen e preferuar të moshuarit/moshuarës kështu që mund t’ia vishni një ndërsa tjetra po lahet.
• Hiqini rrobat e ndotura nga dhoma ku fle, ndërkohë që personi me demenca është në gjumë të thellë. Ai/ajo do ta ketë harruar në mëngjes, nëse prezantohet me një veshje tjetër të ngjashme e të pastër.

Problemi i Higjenës: harron të bëjë dush/banjë

Shkaqet e mundshme

Personi:
• Ka humbje kujdese që e bën të paaftë për të ruajtur memorjen e herës së fundit që është larë.
• Ndjen konfuzion rreth sekuencës dhe hapave që duhet të bëjë për proçesin e larjes.
• Ndjehet në ankth, infantile/e, ose në pozicion mbrojtjeje kur e kujton se duhet të lahet.

Çfarë të bëjmë?

• Përmbajuni rutinës konsistente rreth banjës. Bëjeni në të njëjtën kohë në të cilën e ka bërë më parë personi i sëmurë me demenca.
• Mos ia kujto, dhe as mos e përmend kur është hera e fundit që është larë. Filloni me pregatitjet e banjës dhe thoni “tani është momenti i larjes”.
• Mos e pyet, “ke bërë dush?” ose “Dëshiron të bësh dush tani?” Bëni gjithçka gati dhe ftojeni brenda: “Shiko, banja jote është gati. Unë e di sa shumë të pëlqen ty banja e mbremjes (ose e mëngjesit).”
• Përpiquni ta udhëhiqni personin drejt banjës papritmas, gjasme rrugës, pasi jeni nisur të bëni diçka tjetër. Ose udhëhiqni rrugën drejt banjës, por pa folur për banjën ose dushin.
• Bëni gjithçka gati, që të mos e lini vetëm personin. Po e latë vetëm, ai/ajo mund ta braktisë idenë për larje.
• Mos u merakosni për ta larë çdo ditë personin me demenca. Bëni banjë një herë në javë, dhe gjatë ditëve, lajeni përciptas (fytyra, pjesët gjenitale, sqetullat) sa më mirë të mundni gjatë ditëve të tjera.

Problemi me higjenën: Refuzon të bëjë banjë

Shkaku i mundshëm

Personi:
• Ka depresion.
• Ka turp ta shohin lakuriq.
• Ka pasur një përvojë të mëparshme që e ka tronditur (ka rrëshqitur, uji ka qënë shumë i nxehtë, banja zgjati shumë, kishte ftohtë).
• Ka frikë (nga mbytja ose rrëzimi).
• Nuk ka dëshirë ti thonë çfarë të bëjë.
• Ndjehet i shtyrë më zor ose nën tension.
• Nuk mban mënd sekuencën komplekse të proçeseve që përfshihen në këtë aktivitet.

Çfarë të bëjmë?

• Ndërto asocime pozitive me larjen: Kryeni një aktivitet të këndshëm para larjes (dëgjoni një program të preferuar në radio ose TV) dhe ndiqeni nga një tjetër (një akullore).
• Ndërto asocime të këndshme me banjën, si varja e pikturave ose fotove të preferuara atje. Mbajeni derën mbyllur për të siguruar privatësinë, por mos e lini vetëm atje. Bleni shampot e preferuara të personit me demenca.
• Ruani rutinë konsistente për larjen. Kur gjeni një gjë që funksionon, replikojëni njësoj rradhës tjetër.
• Mbajeni dhomën në temperaturë të ngrohtë. Kur ndjen ftohtë, personi me demenca fillon të shqetësohet. Vendosni pak ujë në pëllëmbën e personit, për ti treguar se uji është në temperaturën e duhur.
• Përdorni sa më pak ujë të jetë e mundur gjatë banjës ose dushit. Sensacioni i ujit që e prek mund ti shkaktojë frikë ose konfuzion.
• Mbuloje pasqyrën, nëse personi ka bezdi se mos e shohin të tjerët. Ajo/aim und ti perceptojë pasqyrimin tuaj ose të vetin si individë të tjerë, gjë që ia shton frikën.
• Zhurma e ujit mund ti shkaktojë stres dhe sidomos nëse ju i flisni me zë të lartë. Nëse i flet me zë të lartë, mund ta interpretojë sikur po i bërtet. Dushi mund ti shkaktojë frikë nga zhurma e ujit, kështu që bëjeni me ngadalë.
• Vendosni një tapet anti-rrëshqitjes në vaskë ose dush që ta ndihmoni personin të gjykojë thellësinë dhe vendosni një tapet me ngjyra në dysheme përjashtë, për ta ndihmuar të fokusohet.
• Përdorni shpërqëndrime në dhomë për ti hequr mendjen nga larja: vendosni muzikën e preferuar, vendosni një llampë ose abazhur fëmijësh me ngjyra pranë vaskës ose dushit, mbani në mur foto dhe piktura të preferuara, vazhdoni një bisedë rreth temës së tij/saj të preferuar. Jepini në duar një sfungjer ose peshqir të vogël që ti ketë duart e zëna.
• Veproni sikur keni të gjithë kohën e botës për të shpenzuar aty.
• Thjeshtëzoni proçesin, në mënyrë që të ketë sa më pak hapa të jetë e mundur:
o Për larje, përdorni shampo për kokën e trupin bashkë, idealisht në një bidon me pompim.
o Nëse është shumë e vështirë larja e flokëve, lërëni e bëjëni në një moment tjetër.
o Për shpëlarje, përdorni një dorezë dushi që mbahet në dorë, ose shpëlajeni me ujë që del nga një kanë uji.
o Për ta tharë, vishini rrobëdëshambrin menjëherë. Mos e thani e pastaj ti vishni rrobëdëshambër. Nëse personi bëhet i/e paduruar, mos u merakosni për pak lagështirë që mund ti mbetet në lëkurë.
o Përjashtim: Pudra talk mund të jetë e përshtatshme për të absorbuar lagështirën, veçanërisht në rastin e njerëzve që kanë shumë pala lëkure ose lëkurë të ndjeshme e me tendencë për tu irrituar.
• Asnjëherë mos e forco dhe mos e intimido (mos e shtyj drejt dushit me forcë, mos ja ngri këmbën duke e futur në dush, mos e kërcëno me fjalët “përndryshe!”). Këto sjellje nxisin një panik katastrofik!
• Jini të respektueshëm por të vendosur për pastrimin e pjesëve gjenitale. Nëse keni ndot, ofrojini një peshqir të lagur dhe orientojeni ta lajë vetë zonën gjenitale gjatë dushit. Por, nëse personi me demenca nuk mund ta bëjë, duhet ta bëni ju vetë, të paktën cdo dy ditë. Mbajeni të pastër atë zonë dhe kontrolloni vazhdimisht për irritim ose acarim të lëkurës.
• Duhet të dini kur duhet të ndaloni së nxituri të moshuarin/ën për tu larë. Pas 5 minutash negociata, lërëni bisedën e larjes. Shpërqëndrojeni me një aktivitet tjerët dhe provoni përsëri pas 20 minutash. Bëjeni të tingëllojë si një ide e re.
• Përpiquni të provoni alternativa. Dushi në pozicion të ulur në karrike, ndihmon ca njerëz me demenca të ndjehen më të sigurtë.

Problemi me higjenën: Nuk pëlqen ta ndihmojnë gjatë banjës ose dushit (Pork a nevojë për ndihmë)

Shkaku i mundshëm

Personi:
• Është modest/e.
• Ndjehet keq për humbjen e pavarësisë.
• Ka pasur një përvojë të pakëndshme me dikë që e ka asistuar më parë në larje.

Çfarë të bëjmë?

• Shikoni nëse dikush tjetër e bën të ndjehet më rehat për këtë proçes. Një baba mund të refuzojë ndihmën e vajzës së tij, por mund të pranojë ndihmë nga djali, ose kujdestari.
• Shmangni situatat kur personi duhet të ecë nga një dhomë në tjetrën i zhveshur ose mbështjellë me një peshqir të vogël. Kjo mudn ti shkaktojë ndjenja turpi.
• Përdorni shpërqëndrim kur e ndihmoni personin të zhvishet, si psh këndoni ose tregojini një histori të gëzueshme që s’ka lidhje me larjen.
• Nëse personi me demenca mund ta bëjë vetë, jepini një sfungjer ose peshqir të vogël dhe lejojeni ta bëjë vetë. Udhëzojeni vazhdimisht dhe me ton të butë zëri: “tani pastor qafën, pastaj krahët, tani krahun tjetër, etj.”
• Mos e fshini me peshqir, lereni ta bëjë vetë. Kur e ndihmon të vishet, bëj një kontroll të shpejtë për zona që mund të mos i ketë fshirë. Mbani në dorë një peshqir të vogël për këto zona. Përdor pudrën talk nëse është e nevojshme.
• Kini kujdes të thani me peshqir pjesët gjenitale, poshtë gjoksit, dhe nën palat e lëkurës.

Problemi me higjenën: Nuk pastron dhëmbët

Shkaqet e mundshme

Personi:
• Vuan nga humbja e kujtesës.
• Mund të mos e pëlqejë ndihmën, pasi ndjen se po e trajtojnë si foshnje.
• Mund të ketë probleme me shkathtësinë.

Çfarë të bëjmë?

• Vizitoni dentistin dy herë në vit për infeksion të mishrave të dhëmbëve, dhëmbë të thyer, dhëmbë të prishur, proteza që rrijnë të paputhitura, etj. Kujdesuni që klinika dentare të ketë dijeni që personi vuan nga demencat, kështu që të mos ketë orare të gjata pritjeje.
• Përfshini larjen e dhëmbëve në rutinën ditore, si psh kur zgjohet nga gjumi ose para se të flejë gjumë. Nëse larja e dhëmbëve kthehet në një betejë, gjeni momentin më të përshtatshëm të ditës për ta bërë këtë. Përpiquni ti lani edhe ju dhëmbët me të, në të njëjtën kohë.
• Përdorni të nëjtën markë të pastës së dhëmbëve që personi ka përdorur gjithmonë. Aplikojeni pastën e dhëmbëve në furçë, pastaj jepjani ti lajë.
• Jepini furçë normale, jo elektrike. Zhurma e furçës elektrike mund ti shkaktojë frikë, panik ose konfuzion.
• Nëse nuk e njeh furçën, vendosini ngadalë furçën tuaj në gojën tuaj duke ia modeluar proçesin e larjes së dhëmbëve.
• Nëse personi shtrëngon dhëmbët dhe nuk e hap gojën, lani ç’të mundeni.
• Protezat lajini çdo ditë. Mos ia leni në dorë të moshuarit/ të moshuarës.
• Minimizoni numrin e produkteve në banjë. Njerëzit me demenca mund të ngatërrojnë pastën e rrojës për pastën e dhëmbëve. Shmangni shpëlarësin e gojës. Ekziston rreziku që personi me demenca ta pijë atë.

Problemi me Higjenën: Probleme me flokët e mjekrën

Shkaqe të mundëshme

Personi:
• Harron plotësisht këtë detyrë.
• Harron hapat e komplikuara të proçesit.
• Nuk mund të identifikojë më pajisjet që kryejnë këto punë (krehëri, brisku).
• Mund të ketë ndjenja turpi.

Çfarë të bëjmë?

• Tregojini parukieres ose berberit që personi ka demenca kur lini takim, kështu që nuk mund të kini mundësi të prisni.
• Mos u përpiqni ti bëni prerje me stile modern ose të kohës. Kërkojini parukieres që “padashje” t’ia presë shumë të shkurtra, kështu që nuk të duhet t’ia shkurtosh shpesh. Përjashtim: Nëse bëhet fjalë për një grua, dhe ajo ka një traditë të gjatë vizitash javore ose mujore në parukeri, dhe ndjen kënaqësi nga ky proçes, lejojeni të bëjë atë që dëshiron. Por mos e vazhdoni traditën e saj, në rast se ajo nuk duket më e interesuar për vizitat e shpeshta në parukieri.
• Anashkalojini aplikimin e produkteve të shumta në kokë (spray, xhel, llak, bojë flokësh). Sa më pak hapa, aq më mirë.
• Në rastin e rruarjes së mjekrrës, bëjeni gati briskun dhe locionin dhe jepini udhëzime në çdo çast. Disa meshkuj nuk rruhen më, pasi nuk mbajnë mënd si bëhet ky proçes.
• Përdorni brisk elektrik, nëse nuk e traumatizon zhurma –ka më pak gjasa të pritet gjatë rruarjes.
• Nëse rruarja kthehet në një betejë, lereni fare dhe lejojeni të mbajë mjekër.
• Inkurajojeni dhe lavdërojeni për përpjekjet: “Sa bukur i ke flokët sot!”