Thjeshtëzoni kujdesin ditor për dikë që vuan nga sëmundja e Parkinson-it - asistencafamiljare.al

Blog

Thjeshtëzoni kujdesin ditor për dikë që vuan nga sëmundja e Parkinson-it

Sëmundja e Parkinson-it është sëmundje progresive dhe simptomat mund të vijnë në faza të ndryshme. Vështirësitë sa vjen e shtohen me progresin e sëmundjes. Të mësuarit si të adaptoheni vazhdimisht jo vetëm tek ambjenti i shtëpisë, por gjithashtu me proçeset e jetës së përditshme të cilat marrin në konsideratë rënien graduale të aftësive dhe shëndetit, duhet të jetë fokusi kryesor i kujdestarëve.

Adaptimi me ambjentin shtëpiak, jo vetëm për të përballuar sfidat që ju prezanton sëmundja e Parkinsonit, por edhe për të bërë rutinën ditore më të lëhtë– si ushqyerjen, larjen dhe veshjen, të gjitha këto ndihmojnë me përmirësimin e cilësisë së jetës.

Sëmundja e Parkinson-it: Adaptimi me Ambjentin e Shtëpisë

Zonat e ndenjes, kuzhinat, dhomat e gjumit dhe banjat duhet të adaptohen sipas nevojave speciale dhe vështirësive në rritje fizike dhe konjitive të personit të prekur nga sëmundja. Përdorimi i bastunit, karrocave ose mbajtëseve për të ecur nfihmojnë shumë lëvizjen. Rrugicat e hapura midis dhomave janë të rëndësishme, ashtu siç është dhe heqja e pengesave si:

• Rrugicave e tapeteve në dysheme
Eshtë më e vështirë ecja mbi një tapet apo rrugicë të trashë sesa mbi një të hollë, dysheme apo parket. Personat me Parkinson zakonisht zhvillojnë një ecje me dridhje të paparashikuara e të shkujdesura e cila shkakton rënie të shpeshta e rrëzime, dhe të gjithë llojet e tapeteve përbëjnë rrezik. Rekomandohet të hiqen të gjitha rrugicat ose tapetet nga dyshemeja, dhe kjo e fundit të pastrohet me ujë, dhe pa përdorur detergjentë me dyllë ose që shkaktojnë rrëshqitje.

• Llampat
Abazhurët dhe llampat e tavolinës duhen vendosur në mënyrë të tillë që të mos rrëzohen nga lëvizjet e pavullnetshme të personit të sëmurë me Parkinson. Sigurohuni që i sëmuri të mund të mbërrijë lehtësisht për të ndezur abazhurin, pa rrezikuar ta rrëzojë atë.

• Mobiljet
Mobiljet duhet të vendosen me hapësirë të mjaftueshme larg njëra-tjetrës në mënyrë që karroca të mund të ketë akses nëpër dhomë dhe nëpër shtëpi e të lëvizë lirisht. Shumica e ekspertëve rekomandojnë që mobiljet të vendosen rreth 2 metra largësi nga njëra-tjetra, gjë që lejon karrocën të performojë një rreth 360 gradë pa goditur objekte rreth e rrotull.

• Dekorimet e shtëpisë
Pragjet, si dhe objekte si vazo dyshemeje, statuja dhe tavolina anësore shpesh krijojnë vështirësi në lëvizjen e të sëmurit. Eliminoni këto lloj dekorimesh nëse është e mundur, dhe lironi sa më shumë rrugët e lëvizjes së të sëmurit.

Ndryshime dhomë më dhomë

Nëse po kujdeseni për një person që vuan nga sëmundja e Parkinson-it, kini kujdes nga cepat e buzët e mprehta të objekteve. Mbulojini cepat e banakëve dhe sipërfaqeve të tjera me mbrojtës cepash. Hiqni kyçet dhe çelsat nga dyert e banjës, dhe nëse është e mundur instaloni një sistem alarmi elektrik, ose një zile të thjeshtë që i sëmuri mund ta përdorë në rast nevoje.

Disa familje zëvëndësojnë dyert prej xhami në kabinën e dushit me dyer plastike ose perde plastike. Nuk duhen vendosur tapete apo rrugica në banjë, afër dushit apo rreth tualetit, për të shmangur rrëzimet e rrëshkitjet.

Për të eliminuar konfuzionin në fazat e avancuara të sëmundjes, kur aftësitë konjitive dëmtohen, kujdestarët mund të përdorin bojë ose ngjitëse prej plastike me ngjyra blu/të kuqe për të indikuar ujin e ngrohtë e të ftohtë në lavaman dhe dush.

Për shkak se personat me Parkinson mund të kenë vështirësi në kapjen e objekteve, sugjerohet që sapuni i cili përdoret për larjen e trupit, të futet në një çorap nejloni dhe të lidhet me fije në një nga tubat e dushit, për të shmangur rrëshkitjen nga duart. Gjithashtu, facoletat, letra higjenike dhe letra të lagura duhet të jenë lehtësisht të aksesueshme nga personi që vuan nga Parkinson.

Modifikime në dhomën e gjumit
Për shkak të vështirësisë në rritje të aftësive për të lëvizur e për tu adaptuar me ndryshimet e papritura, është e rëndësishme që të gjitha mobiljet, në të gjithë shtëpinë të jenë stabile. Nëse keni mobilje me rrota, duhet ti hiqni ato menjëherë për të parandaluar çdo mundësi rrëshqitjeje. Një person i sëmurë me Parkinsoni i cili lëviz me karrocë, duhet gjithmonë të kyçë rrotat e karrocës para se të tentojë të bëjë një lëvizje.

Modifikimet në kuzhinë
Zona e kuzhinës duhet të jetë sa më e aksesueshme të jetë e mundur për personin që vuan nga sëmundja e Parkinson-it. Copa litari ose trikotazhi mund të lidhen tek dorezat e sirtarëve, për të lehtësuar kapjen me dorë nga i sëmuri. Gjithashtu tek dollapët mund të vendosen litarë ose fije që mundësojnë tërheqjen e kapakut të dollapit. Lërini gjërat në lartësinë e kraharorit ose të belit për akses më të lehtë, kësisoj i sëmuri nuk do të ketë nevojë të zgjatet apo të kapërceje enë apo ushqim për të mbërritur diçka me dorën e tij. Ushqimi në frigorifer të vendoset njëashtu në të njëjtën mënyrë, që i sëmuri të mos mundohet shumë për të marrë objektin e dëshiruar.

Modifikimet në banjë
Për të parandaluar aksidentet, instaloni tuba mbajtës pranë tualetit, lavamanit, në vaskë dhe dush, gjithmonë në varësi të nevojës që ka i sëmuri për to. Në të vërtetë mbajtëset lehtësojnë goxha proçeset e përdorimit të banjës, por gjithmonë vendosja e tyre duhet bërë me konfirmimin e të sëmurit. Në shumë raste, është tepër e vështirë për një individ që vuan nga Parkinsoni të manovrojë një dorezë dere. Për këtë, shumë familjarë të të sëmurëve vendosin tel ose litar tërheqës që lehtëson kapjen me dorë nëpër doreza dyersh të të gjithë shtëpisë.

Thjeshtësimi i aktiviteteve të jetës së përditshme
Shumë aspekte të jetës së përditshme që mund të duken të thjeshta, me progresin e sëmundjes bëhen sa vjen e më të vështira.
Për shëmbull, të bërit banjë në vaskë është shumë e vështirë, dhe shumica e të sëmurëve me Parkinson preferojnë dushin. Disa persona me Parkinson, eventualisht zhvillojnë demenca ose konfuzion, dhe tingulli ose ndjesia e ujit të rrjedhshëm mund ti frikësojë ato. Gjatë proçesit të larjes, jepini kohë të sëmurit të adaptohet me situatën e të kuptojë çpo ndodh. Filloni me zonat më pak të ndjeshme të trupit si këmbët e duart, dhe pastaj asistoni me larjen e pjesëve të tjera sipas nevojës.

Diçka aq e thjeshtë sa larja e dhëmbëve mund të kthehet në një makth të vërtetë për një person që dridhet në mënyrë të pavullnetshme. Njerëzit me Parkinson nuk vuajnë vetëm nga prishja e dhëmbëve, por edhe e kockave dhe mishrave të dhëmbëve. Doreza adaptive për furçën e dhëmbëve dhe krehërat, filxhanë e gota lehtësisht të kapshme nga i sëmuri me Parkinson mund të gjenden në farmaci të ndryshme ose në internet.

Veshja
Veshja e dikujt që vuan nga Parkinson mund të marrë një sasi të konsiderueshme kohe për shkak se aftësitë motorike dhe forca sa vjen e bien. Përveç kësaj, dhimbja dhe mpirja mund ta bëjë akoma më të vështirë veshjen e individit me Parkinson. Kurdo që është e mundur zëvëndësoni kopsat e zinxhirët me ngjitëse Velcro. Rrobat e gjëra e të lirshme janë më të lëhta për tu veshur/zhveshur dhe më të rehatshme për tu mbajtur. Një nga gjërat më të rëndësishme që një kujdestar duhet të kujtojë gjithmonë kur vesh një person me Parkinson, është se ky proçes duhet marrë shtruar dhe i duhet kushtuar durim dhe kohë.

Lëvizshmëria
Një simptomë shumë e zakonshme e Parkinson-it është “Ngrirja”. Ngrirje nënkupton rixhiditet ekstrem dhe humbje thuajse complete e lëvizjes. Kur ecin ose lëvizin, disa njerëz me Parkinson mund të ndjehen sikur janë të ngjitur me sipërfaqen e dyshemesë. Kur kjo ndodh, sugjerohet që kujdestari ti inkurajojë të tunden lehtësisht nga njëra anë në tjetrën në mënyrë që të rifillojnë të lëvizin.

Për një person me Parkinson, një masazh ditor është perfekt, ai jo vetëm ndihmon me çlirimin e spazmave, dridhjeve dhe ngërçeve, por mund të ofrojë një ndjesi të madhe rehatie gjatë gjithë ditës. Kompresat e ngrohta ndihmojnë me çlirimin e muskujve që dhembin.
Inkurajoni të sëmurin të shtypë me dorë një top të vogël llastiku për periudha të shkurtra kohë gjatë gjithë ditës, për të ndihmuar me reduktimin e dridhjeve dhe për të mbajtur duart e gishtat të fortë e të zhdërvjellët. Inkurajoni gjithashtu ushtrimet deri në masën më të përballueshme për të sëmurin, për ti ruajtur muskujt, tendinat dhe artikulacionet e forta sa më gjatë të jetë e mundur.

Ushqyerja
Mund të gjenden online lugë, pirunj dhe thika me doreza të adaptueshme që lehtësojnë ushqyerjen e një personi me Parkinson. Në varësi të avancimit të sëmundjese ashpërsisë së saj, kujdestarët mund të vendosin ushqimin në afërsi të të sëmurit, ose ta ushqejnë atë me dorën e vet. Nuk duhet të nguteni për këtë proçes. Ushqyerja mund të marrë nga 30 minuta deri në 45 minuta ose më shumë për një person me Parkinson. Sëmundja shkakton që personi të ketë vështirësi si përtypje e tepërt, vështirësi me kafshimin e gëlltitjen. Në disa raste mund të jetë e nevojshme të beni ushqimin në formë pureje ose ta prini në copa shumë të vogla për të lehtësuar ngrënien. Në disa raste ushqimi është më mirë të vendoset në tas sesa në pjatë, gjë që e bën më të lehtë për tu marrë me lugë.

Mjekimet shkaktojnë tharje të gojës, kështu që është shumë e rëndësishme të inkurajoni gjithmonë pak gllënjka lëngje gjatë ngrënies e gjatë gjithë ditës. Me avancimin e sëmundjes pacientët e Parkinsonit kolliten ose mbyten shpesh gjatë pirjes së lëngjeve dhe ngrënies së ushqimit. Nxjerrja e jargëve është shpesh një shenjë e rënies së refleksit të gëlltitjes, keshtu që duhet kushtuar shumë vëmëndje dhe kujdes për të garantuaer sigurinë e pacientit gjatë ushqyerjes. Në këtë fazë, kujdestari duhet të jetë present gjatë ushqyerjes në çdo kohë dhe çdo vakt.

Ndryshimet konjitive
Për shkak të ndryshimeve konjitive dhe atyre të sjelljes që shfaqen në fazat e vonëshme të sëmundjes, kujdestarët duhet të shmangin mbi-stimulimin si dhe të ndajnë detyrat në pjesë të manaxhueshme gjatë ditës. Ndërkohë që inkurajoni personin të ruajë sa më shumë autonomi të mundet, vëmëndja e kujdestarit duhet të jetë gjithmonë e fokusuar tek siguria dhe lehtësimi i proçeseve ditore për personin me Parkinson.

Me progresimin e sëmundjes, komunikimi mund të bëhet i vështirë. Vazhdoni të inkurajoni komunikimin, dhe lejoni më shumë kohë për përgjigjen e të sëmurit, dhe më shumë kërkesa të verbalizuara prej atij.

Kujdestarët kanë mundësinë ta bëjnë jetën më të lehtë për personin që vuan nga sëmundja e Parkinson-it. Një kujdestare e informuar mjaftueshëm për Parkinson-in, duhet të mos presë shumë nga i sëmuri, dhe duhet të dijë ku janë kufinjtë midis asaj çka mund të bëjnë e nuk mund të bëjnë gjatë fazave të ndryshme të proçesit të sëmundjes. Me planifikim paraprak, kujdestari mund të jetë në gjendje ti paraprijë problemeve para se këto të fundit të ndikojnë negativisht tek personi që vuan nga kjo sëmundje degjenerative.