5 arsyet kryesore pse ne duam të punojmë me të moshuarit
Ka shumë avantazhe për të punuar me të moshuarit. Jo vetëm që është një punë shumë e rëndësishme për shoqërinë ku jetojmë, por kujdesi ndaj të moshuarëve mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm dhe përmbushës. Kujdesi ndaj të moshuarve u mundëson atyre të mos shqetësohen për gjërat që nuk mund të bëjnë më dhe të gëzojnë për gjërat që munden, jo vetëm duke i përkrahur ata në nevojat e tyre të kujdesit, por gjithashtu dhe duke u siguruar atyre një mik dhe një besim të vlefshëm.
5 arsyet tona kryesore pse ne duam të punojmë me të moshuarit:
- Sjellim një ndryshim në jetën e tyre
- Ata e vlerësojnë kohën dhe atë që bëjmë për ta
- Sjell një perspektivë tjetër
- Mësojmë nga përvojat e tyre
- Është ndjesi e bukur!
Sjellim një ndryshim në jetën e tyre
Për njerëzit që kanë nevojë për kujdes në nivele të lartë, mbështetja është e paçmueshme. Me një kujdes të duhur, të vëmendshëm dhe me respekt, mund të siguroheni që ata të ruajnë dinjitetin dhe pavarësinë e tyre gjatë fazave të fundit të jetës. Është një arritje e shkëlqyeshme dhe ndjesi shumë e bukur, kur e keni shndërruar atë që mund të kishte qenë një ditë e vështirë në një ditë të shkëlqyeshme, plot të qeshura dhe aktivitete argëtuese.
Ata e vlerësojnë kohën dhe atë që bëjmë për ta
Vizita juaj bëhet koha më e bukur e ditës së dikujt. Shumë të moshuar presin takimin e tyre me personin që kujdeset për të dhe kjo prani miqësore mund të nënkuptojë ndryshimin midis një dite të vështirë dhe një ditë të mirë. Gjithashtu ata janë shpesh të gatshëm të tregojnë mirënjohjen e tyre. Ata e vlerësojnë kohën dhe punën që bëhet.
Sjell një perspektivë tjetër
Puna me të moshuarit na jep ju një pasqyrë të vlefshme për procesin e plakjes dhe çfarë do të vijë më pas, duke na dhënë një mundësi të mendojmë më kthjellët për ato që duam më shumë në jetë dhe se si ju do të kujdeseni për veten dhe për ta.
Mësojmë nga përvojat e tyre
Jo vetëm që mësojmë nga përvojat e tyre ndërsa jemi me ta, por gjithashtu mësojmë nga njohuritë dhe tregimet e tyre. Kjo është ajo që njerëzit shpesh thonë që një nga avantazhet më të mëdha e të kujdesurit për ta është që mëson prej tyre. Kujtimet e tyre mund japin një pasqyrë të mrekullueshme për një kohë tjetër dhe na ndihmon të kuptojmë më shumë rreth historisë, si dhe përvojën njerëzore me kalimin e kohës. Ata kanë shumë për të ndarë.
Është ndjesi e bukur!
Disa njerëz jashtë sektorit të kujdesit mund të mendojnë negativisht për kujdesin ndaj tyre, por ne mendojmë se të punosh me të moshuarit mund të jetë vërtet argëtuese. Ka aktivitete të shumta për t’u përfshirë, momente të shkëlqyera për t’u shijuar, si dhe njerëz fantastikë dhe të qeshur.
Disa nga historitë dhe shakatë që ata tregojnë të mbajnë të qeshur me orë të tëra. Koha me ta nuk është vetëm e vlefshme, por dhe e këndshme.
Ne e përshëndesim të gjithë stafin tonë të kujdesit për kohën dhe përkushtimin e tyre për t’i bërë ditët e klientëve tanë sa më të bukura dhe inkurajojmë më shumë njerëz që të na bashkohen duke u kujdesur për të moshuarit. Është një fushë kaq e bukur për të punuar.
Nëse jeni të interesuar të filloni një karrierë në përkujdesje ose dëshironi ti bashkoheni ekipit tonë duke punuar me të moshuarit, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.
Mund të gjeni më shumë detaje duke vizituar Website tonë http://asistencafamiljare.al/main_services/work-with-us/