+355 68 33 11 685
Are you a proffesional carer ?
+355 68 33 11 685
Kujdestarja e fëmijëve është një bashkëpunëtore e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë me kujdesin dhe zhvillimin e fëmijës. Ne mendojmë se në Shqipëri është shfaqur nevoja për një kompani që mund të mundësojë në mënyrë sistematike babysitter inteligjente, fleksibël dhe empatike, të cilat mund të ofrojnë shërbimin e tyre për fëmijë të të gjitha moshave.
Në praktikën tonë do të jetë pjesë e shërbimit aplikimi i kontrollit në të gjitha termat, ato shëndetësorë dhe shoqërorë, për të gjitha llojet e shërbimeve. Termat shëndetësore dhe shoqërore do të fiksohen në momentin e parë kontraktual dhe në bazë të ecurive shkencore të njohura zyrtarisht do të fiksohen ecuritë. Aplikimi i këtij monitorimi të parashikuar në kontratë i ofron klientit tonë mënyrën më të sigurt për të bashkëpunuar në mënyrë të besueshme. Ekektet më të dëshiruara do të jenë në shërbimet tona ndaj fëmijëve.
Kompania jonë nuk përfaqëson vetëm kujdestarë me përvojën, edukimin e duhur dhe referenca pozitive të verifikueshme, të cilat janë të dhembshura, të ndjeshme dhe të përgjegjshme ndaj nevojave të fëmijëve, por edhe një skuadër që ju gjendet pranë për të zgjedhur zgjidhjet më të përshtatshme për rastin tuaj. Gjatë procesit të intervistimit ne kujdesemi të seleksionojmë babysitter me përvojë dhe edukim të përshtatshëm, stil jetese adekuat dhe që stimulojnë filozofinë e edukimit nëpërmjet disiplinimit pozitiv të fëmijës.Do të jetë e mundur dorëzimi i raporteve të mbarëvajtjes, monitorim i vazhdueshëm sipas dëshirës së prindit, edhe nëpërmjet instalimit të kamerave e mikrofonëve lehtësisht të monitorueshëm.
Babysitter-at e përzgjedhura nga ne, pregatiten për të punuar pranë familjes me metoda dhe teknika bashkëkohore të edukimit, pedagogjisë dhe psikologjisë.
Ne pranojmë vetëm babysitter-a që i përshtaten pritshmërive dhe kritereve tona. Ato kalojnë një proçes të hollësishëm selektimi, ku verifikohet identiteti dhe të dhënat referenciale, testohet personaliteti, shkalla e empatisë, formimi adademik dhe profesional, kujdesi intuitiv, si dhe përgjegjësia e dëshira për të punuar me fëmijët.
Gjithashtu ofrojmë shërbimin tutorial, që do të thotë, babysitter për nevoja specifike të fushës akademike, aftësive të ndryshme dhe për kondicione specifike.
Pavarësisht formimit akademik e përvojës personale, babysitterat e përzgjedhura do ti nënshtrohen një programi trajnues ku do të mësojnë rreth: mënyrave bazë të mbajtjes së fëmijëve, disiplinës pozitive, edukimit ushqimor, stileve të prindërimit, lojës, animacionit, metodave të veprimit në raste urgjente, etikës, sigurisë, etj. Gjithashtu trajnimi përveç teknikave specifike është krijuar për të stimuluar reflektimin analitik të pjesëmarrësve, vetëkontrollit dhe njohjes së vetvetes.
Asistenca Familjare ofron kujdes në shtëpi në bazë të orareve të kërkuara, deri në 24 orë në ditë, 365 ditë në vit. Çmimi varet nga nevojat specifike për shërbim, vendndodhja, orari, etj.