Si të komunikoni me të moshuarit në mënyrë efektive? - asistencafamiljare.al

Blog

të moshuarit

Si të komunikoni me të moshuarit në mënyrë efektive?

Jetojmë në një shoqëri ku individët e moshuar janë në shtim e sipër dhe përfaqësojnë një segment sa vjen e më të madh të popullatës. Standartet e larta të jetesës dhe avancimet në mjekësi janë duke e rritur jetëgjatësinë njeriut mbi moshën 80 vjeçare.

Përkujdesja dhe marrëdhënia e suksesshme me të moshuarit shpesh kërkon strategji dhe aftësi unike në komunikim. Mëposhë janë renditur pesë këshilla komunikimi të suksesshme me të moshuarit, por jo të gjitha këto ide mund të jenë të aplikueshme për situata apo persona specifikë. Ju thjesht duhet të përdorni çka funksionon më mirë për ju. Këto ide gjithashtu presupozojnë se marrëdhënia juaj me të moshuarin është relativisht pozitive, dhe se i/e moshuari/a bashkëpunon me ju.

  1. Ushtroni durim dhe dhembshuri

Padyshim nevojitet durimi dhe dhembshuria kur punon me të moshuar. Sfidat fizike, lëvizjet e ngadalta, harresa, kërkesat e shumta dhe apatia janë thjesht disa prej sjelljeve të cilat mund të hasni me të moshuarit. Ndonjëherë është e thjeshtë të humbasësh durimin dhe të frustrohesh, madje mund të ndjesh menjëherë impulsin për tu dorëzuar e për të ikur prej aty sa hap e mbyll sytë.

Gjatë këtyre momenteve, është shumë e nevojshme të vendosni veten tuaj në pozicionin e të moshuarit, qoftë edhe për një çast të vetëm. Merrni në konsideratë të moshuarin me të cilin keni të bëni dhe thoni fjalinë: “duhet të jetë e vështirë…,” ose “nuk duhet të jetë e lehtë….” Për shembull:

“Sa apatike që është! Nuk duhet të jetë e lehtë të jetosh pa miq e shokë pranë.”

“Sa ngadalë e bën çdo gjë! Duhet të jetë e vështirë të jetosh me artrit çdo ditë.”

Të kesh empati për të moshuarit është mënyra më efektive për të pasur durim dhe dhembshuri. Nëse, pavarësisht përpjekjeve të tua më të mira, gjithsesi ju sos durimi, merrni pak kohë për veten tuaj larg të moshuarit nëse keni mundësi, dhe kthehuni aty vetëm kur të jeni qetësuar.

  1. Në vend të urdhërosh, kërko

Siç e përmendëm mësipër, një nga nevojat themelore të të moshuarve është të ndjehet i respektuar dhe i dobishëm. Ju mund të ndihmoni në nxitjen e këtyre ndjesive duke i kërkuar ndihmë në vend që ta urdhëroni kur komunikoni me të. Për shëmbull:

Në vend të: “Sot do hash supë për drekë.”

Thuaj: “Do të pëlqente të haje supë për drekë sot?” ose

“Sot do hamë supë për drekë, a është në rregull për ty?”

Më mirë do ishte gjithsesi ti ofrojmë alternativa: “Do donit të hanit supë apo sallatë për drekë sot?”

Të bërit e pyetjeve ofron për të moshuarit një ndjesi respekti dhe konsiderate. Pasja e alternativave i ofron një ndjesi më të madhe kontrolli të mjedisit përreth tij.

Me të moshuar të cilët kanë paaftësi fizike ose konjitive, kërkoni dhe ndiqeni pa pritur për një përgjigje. Lejojeni të ndjehen si pjesë e një proçesi vendim-marrjeje, dhe sikur kanë një nivel të caktuar kontrolli në disa aspekte të jetës së tyre.

  1. Pyesni në vend të supozoni

Njësoj si mësipër, bëni pyetje në vend të presupozoni kur bëhet fjalë për veprimet tuaja në lidhje me të moshuarin. Për shembull, në vend ti fikni dritat në dhomën e të moshuarit pa e pyetur atë, mund ti thoni “Ti fik dritat për ju?” Nëse ai/ajo proteston, mund ta lejosh ti shkojë e veta nëse nuk dëmtohet nga drita ndezure pagjumësia, ose shpjegojini pse është e rëndësishme të mbyllet drita (në shumicën e rasteve është për të mirë të mirëqënies e shëndetit të tij/saj).

  1. Përdorni “Unë” në vend të “Ti”

Ne e dimë nga studimet e komunikimit efektiv që njerëzit (përfshirë të moshuarit) zakonisht nuk reagojnë mirë kur ndjehen se po i urdhërojnë rreth asaj që duhet të bëjnë. Kjo gjuhë prej “padroni” zakonisht manifestohet në përdorimin e fjalive me “ti”, duke u ndjekur nga një direktivë si për shëmbull:

“Ti duhet të bësh ushtrime sot!”

“Ti duhet të pish ilaçin!”

“Ti duhet të ajrosësh dhomën tënde!”

“Ti duhet të mbarosh së ngrëni supën!”

“Ti nuk duhet të harrosh për takimin me mjekun!”

Kur njerëzit ndjehen sikur po i urdhërojnë në mënyrë të përditshme, ka shumë gjasa që ata të përgjigjen nëpërmjet një mekanizmi të cilin psikologët e quajnë “Lufto, Ik ose Ngri në vend”, gjë që çon në probleme sjelljeje si shmangia, sulmi apo ngrirja në vend.

Në vend të urdhër-dhënies, përdorni fjali që fillojnë me “Unë”, “Ne”, “Kjo/ky”, “Le të…”, për të dhënë mesazhe. Për shëmbull:

“Unë do të ndihmoj të bësh ushtrime sot.”

“Është e rëndësishme të marësh ilaçet në orarin e duhur.”

“Ne na nevojitet pak ajër i pastër në këtë dhomë.”

“Le ta mbarojmë supën, si thua?”

“Ky takim me mjekun është shumë i rëndësishëm.”

Këto lloj fjalish e detyrojnë të moshuarin të jetë më i/e hapur rreth asaj çka do ti thoni ju, inkurajojnë të dëgjuarin dhe ulin gjasat për aktivizimin e mekanizmit “Lufto-Ik –Ngri në vend”.

  1.  Ofroni zgjedhje sa herë që është e mundur

Shumë të moshuar dëshirojnë të mirëmbajnë një ndjesi pavarësie. Kjo mund të jetë veçanërisht e rëndësishme kur të moshuarit ndjejnë kufizimet e tyre fizike dhe konjitive, por ende dëshirojnë të kenë pak kontroll mbi jetët e tyre.

Sa herë është e mundur dhe e përshtatshme, ofrojini zgjidhje një të moshuari/e gjatë ndërveprimit me të. Mund të jetë diçka aq e thjeshtë për tu ofruar, si për shëmbull çfarë i pëlqen për drekë ose darkë, ose a bie dakort me versionin A apo B, etj. Aftësia për të zgjedhur mund të pajisë të moshuarin/ën me një sens të madh konfidence, vetë-vlerësimi dhe sigurie.