10 këshillat kryesore për detyrat e shtëpisë - asistencafamiljare.al

Blog

10 këshillat kryesore për detyrat e shtëpisë

Fëmijët janë më të suksesshëm në shkollë kur prindërit interesohen për detyrat e shtëpisë – kjo u tregon fëmijëve se, ajo që ata bëjnë, është e rëndësishme.

Të ndihmosh me detyrat e shtëpisë nuk do të thotë të kalosh orë të tëra ulur mbi një tavolinë duke shpjeguar. Prindërit mund të jenë mbështetës duke demonstruar aftësi studimi dhe organizimi, duke shpjeguar një problem të ndërlikuar, ose thjesht duke ju thënë fëmijëve që duhet të bëjnë një pushim. 

Këtu janë disa këshilla për t’ju ndihmuar:

  1. Njihni mësuesit – dhe kërkesat e tyre. Merrni pjesë në aktivitetet shkollore, të tilla si takime prindër-mësues. Pyesni për metodën e detyrave të shtëpisë që ata ndjekin dhe si duhet ju të përfshiheni.
  2. Krijoni një vend të përshtatshëm për detyrat e shtëpisë. Sigurohuni që fëmijët të kenë një vend të ndriçuar mirë për të kryer detyrat e shtëpisë si dhe të kenë mjetet e nevojshme, letër, lapsa, ngjitës, gërshërë – brenda mundësive.
  3. Programoni kohën e studimit. Disa fëmijë punojnë më mirë pasdite, duke e shoqëruar me një ushqim të lehtë; të tjerët mund të preferojnë të presin deri në darkë.
  4. Ndihmojini ata të bëjnë një plan. Në rastet kur ka një detyrë të rëndë për tu zgjidhur, inkurajoni fëmijën tuaj që ta ndajë punën në pjesë të menaxhueshme. Krijoni një orar pune nëse është e nevojshme – dhe merrni kohë për një pushim 15-minutësh çdo orë.
  5. Mbajini shpërqendrimet në minimum. Kjo do të thotë jo TV, muzikë me zë të lartë ose telefonata.
  6. Sigurohuni që fëmijët të bëjnë punën e tyre. Ata nuk do të mësojnë nëse nuk mendojnë apo arsyetojnë vetë, gabimet janë pjesë e mësimit. Prindërit mund të bëjnë sugjerime dhe të ndihmojnë me udhëzimet, por është detyra e një fëmije të mësojë.
  7. Bëhuni motivues dhe monitoroni. Pyesni për detyrat, kuizet dhe testet. Jepni inkurajim, kontrolloni detyrat e kryera të shtëpisë dhe bëhuni të disponueshëm për pyetje dhe shqetësime.
  8. Bëhuni një shembull i mirë. A ju shohin ndonjëherë fëmijët tuaj duke punuar apo duke lexuar një libër? Fëmijët kanë më shumë gjasa të ndjekin shembujt e prindërve të tyre sesa këshillat e tyre.
  9. Falënderoni punën dhe përpjekjet e tyre. Vendosni çertifikatat e arrtijeve të tyre në ambientet e shtëpisë dhe përmendni arritjet e tyre akademike tek të tjerët, kjo i bën ata të ndihen mirë, të krijojnë vetëbesim dhe të motivohen,
  10. Nëse ka probleme të vazhdueshme me detyrat e shtëpisë, kërkoni ndihmë. Flisni për këtë me mësuesin e fëmijës suaj. Disa fëmijë kanë probleme të shohin tabelën dhe mund të kenë nevojë për syze; të tjerët mund të kenë çrregullim të vëmendjes etj.